…. U thoni këtyre të indinjuarve, përfshi edhe emrat e shtypit se, na i futët kokën në hale mirë e mirë. Na ngjyet për ibretin tonë dhe qejfin tuaj. Tani na hiqeni edhe të indinjuar.
Duhet gjak i ri vëllezër, gjak i ri./
Nga Ilir Levonja/
Shoh në shtypin shqiptar një indinjatë gjysmake. Ose herë me zë dhe herë zë ulët. Një indinjatë me gjysmë krenarie. I pari kryetari i një partie politike. Tek-tuk ca ish qeveritarë parlamentarë. Dhe sot shtypi me të zakonshmit e tij. E gjitha kjo në lidhje me pjesmarrjen e dy ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare të politikës sonë.
Nga t’ia fillosh? Eshtë ca e koklavitur kjo puna jonë për kaq e aq vite tashmë. Për faktin e thjesht, deri sa nuk arrijmë të krijojmë vet marrëveshje e ligje. Nuk ka asnjë dyshim që do humbasim plotësisht seriozitetin tonë. Nuk ka asnjë dyshim që do na marrin prej dore. Do na ulin në bangot e shkollës. Dhe do na çokin kokën sa herë të interpretojmë fjalët e njërit apo tjetrit. Me të njëjtin avaz…, sipas oreksit partiak dhe jo atij që i shërbën një kombi të tërë. Por edhe nga mendësia e bërjes së reformave me paraqëllim dashakeq. Që tashmë është kthyer në një luftë të dukshme ku shqiptarët po hanë njëri-tjetrin.
Duhet ta kuptojmë përfundimisht se, po nuk u prirëm nga strategjia kombëtare. Kurrë nuk ka për të pasur reforma të mirëfillta në vendin tonë. Nuk mund të bëhen ato me mendimin se do të fus unë ty më parë apo ti mua aty në burg. Reforma që i kushtëzojnë inatet dhe hakmarrjet personale etj. Ndaj kjo quhet zvarritje. Ndaj të huajt asistojnë. Sepse me sa po kuptohet. Dhe duhet ta marrin vesh mirë shqiptarët. Këta të huaj për një apo dy arsye, e kanë ndarë mëndjen tashmë të na fusin në Europë.
Dhe përse jo, kur shqiptarët janë tashmë faktor në Perëndim. Ku nuk i gjen ata.
Por me që jemi tek marrëveshjet. Për paaftësinë tonë për të bërë të tilla. Po shikoja para pak ditësh. Pikërisht prillin e largët të demokracisë shqiptare. Konstituimin e parlamentit të parë pluralist shqiptar. Një lloj veprimtarie si të thuash me kafshim buze. Pasi ishin bashkë mëkatarë, mëkatues dhe pretendues të pluralizmit politik. Seanca e parë e kohës nisi me një nocion kushtëzues. Të zbardhet ngjarja e 2 prillit në Shkodër. Pra vrasjet e atyre studentëve që në fund të fundit ishin vërtetë pionerë të shprehjes së mendimit. Biles në sallë ishte edhe ministri i kohës. Ai që akuzohej drejt për drejtë. Ai që sot quhet babai i çeliktë i vijës së Ps-ës, Gramoz Ruçi. Ngjarja nuk u zbardh asnjëherë dhe për rrjedhojë as autorët. Në të njëjtën situatë edhe sot. Ndërsa demokratët bëjnë fajtorë socialistët për ngjarjen e 2 prillit. Fajtorët nuk gjetën, nuk u dënuan. Po kështu edhe sociliastët për 21 janarin. Këmbëngulin me babain e çeliktë të tyre. Që edhe pse e kanë në mesin e tyre xhevahirin e 21-shit, prapë vetëm sa akuzojnë, pretendojnë dhe asgjë më shumë.
Megjithatë në demokracinë e ”re” tonën, si pretenduesit, akuzuesit dhe të akuzuarit rrinë ulur bashkë. Kanë qeverisur dhe po vazhdojnë të qeverisin pa konkluduar asnjëherë në një reformë të mirëfilltë. Shikojeni për kuriozitet këtë konstituim. Dhe më thoni me këta emra do bëhen reformat në Shqipëri. Shikojeni dhe të kuptoni revanshin politik të teknicienëve. Dhe stanjacionin kombëtar. I cili përbëhet me dyndje ambasadash, dyndje llotarish, fondacione huadhënëse, rrugë malesh për në Greqi. Viktima Otrantosh dhe fermerë të protustitucionit, kanabist, tarafit dhe mikut.
Dhe a e dini përsenë.? Sepse u kanë pushtuar teknicienët. Se vendi është i mbushur me teknicenë, marifetçinjë, jo reformatorë.
U thoni këtyre të indinjuarve, përfshi edhe emrat e shtypit se, na i futët kokën në hale mirë e mirë. Na ngjyet për ibretin tonë dhe qejfin tuaj. Tani na hiqeni edhe të indinjuar.
Duhet gjak i ri vëllezër, gjak i ri.
lek mirakaj says
Pothuajse gjithnje kam qene dakord me mendimet qe ju shprehni .Te me falesh,po kete rradhe jam totalisht kunder.Ja pse:Ju thoni na kane qeverisur,e gabuar,na kane mashtruar,na kane grabitur.Ju thoni,nuk dijne te bejne marrveshtje:prap e gabuar.Jo vetem qe dijne te bejne marrveshtje,po ti bejne perfekte,te akuzojne njeri tjetrin dhe asnjehere denoncimet ti dergojne ne prokurori,.E vetmja pike ku ke te drejte,eshte fakti se evropa per aresyet qe ajo i dine ,do na fus ne evrope,duan apo nuk duan hajdutet e veshur me pushtet.Dhe se fundi,sa mire do ishte qe krahas Donaldit qe i flet shqip politikanve tane(ti e din pse amerikanet derguan nje kinez shqipfoles)dhe evropa e lodhur me dredhit bajate te shtetarve tane,per te mos bere asnjehere reformen,te ja percillte dosjet e korupsionit ndonje gjygjtari spanjoll ,qe te leshonte urdher arresti nderkombetar,per ata qe edhe pasi kane deshtuar per 25 vjet,kane paftyresine te pretendojne per te qeverisur ne pafundesi
Bep frania says
Zotni Mirakaj jam dakord si me ju dhe me Zotni Levonja,por edhe ju gaboheni.Ju thoni :”..dhe anjehere denoncimet ti dergojne ne prokurori”Mendoni ju se prokuroret po jane ma te ndershem? ata jane nji bagel endame per gjyse prej nji rrote qerrje.
lek mirakaj says
z.Beb keni te drejte,po duke i dergu ne prokurori ,formalisht bajne nje akt