INTERVISTA E NEXHMIJES I “DHA JETE”KUJTESES HISTORIKE MBI KRIMET E KOMUNIZMIT…/
Nga Filip GURAZIU/
Jo vetem shoqeria shqiptare , por edhe ajo europiane e konsideron te nevojshem dhe te domosdoshem, sidomos per periudhen e tejzgjatur te tranzicionit demokratik postkomunist shqiptar, edukimin e brezit te ri me “Kujtesen historike te krimeve te komunizmit”.
Ne kete drejtim, intervista e gazetares Xhunga me vejushen Hoxha, gruan dhe bashkepunetoren me te ngushte te diktatorit komunist, perben rastin me te mire , ndoshta edhe te fundit, qe brezi i ri i lindur ne fund te viteve tetedhjete te mund te njihet ‘live’ me personazhin me te akuzuar per ndikimin negativ pro krimit dhe genocidit ne vendimet e diktatori komunist Enver Hoxha.
Eshte lehtesisht e kuptueshme se intervista u zhvillua sipas nje skenari te miremenduar nga te dy palet pjesemarrese ne ate ‘show’ televiziv, i programuar te zhvillohej nepermjet bisedave “roze” qe duhet te qendronin sa me larg problemeve pikante me te cilat anatemohet diktatori dhe gruaja e tij. Mirekuptimi mbi skenarin e mesiperm duhet te kete qene gjeja me e lehte, pasi te dy palet pjesemarrese trashegojne pika takimi ne bashkepunimin e familjeve te tyre me aktivitetin e sigurimit famekeq enverist.
Sipas nje kendveshtrimi siperfaqesor krijohet pershtypja sikur biseda me gruan e ish diktatorit komunist ja arriti qellimit, qe do te thote se Nexhmija se bashku me burrin e saje, Enverin, u paraqiten dhe dolen si njerez te mire, te qete, te dashur, te dhembshur, te vuajtur, te varfer, te ditur, patriote dhe idealiste, por kjo eshte njera ane e medaljes. Nje analize pak sa me e thelluar, lehtesisht nxjerr ne dukje edhe anen tjeter te medaljes; ate te hipokrizise dhe te mashtrimit gjate gjithe asaj bisede televizive, pasi plaka“e zgjuar” , besnike deri ne fund te parimit baze stalinist-enverist, atij te mashtrimit dhe demagogjise, pa i bere syri “terr” dhe me paftyresine e nje hipokriteje , pyetjeve te gazetares,ju pergjigj aq “drejte dhe sakte” saqe as logjiken e nje femije nuk arriti ta binde.
“Te lumte Nexhmije” !. Vertete i qendrove besnike parimeve dhe idealeve te diktatorit, burrit tend, por “ Na e bere qefin edhe neve; ish te perndjekurve politike” duke u bere e pabesueshme ne syte e atyre qe te ndoqen ne ate emisionin, fakt te cilin e vleresoj se tepermi , sepse keshtu , ne menyre krejtesisht te drejteperdrejte, larg çdo propogande, por direkt nga goja e jote , brezi i ri, i cili po merr fatet e demokracise shqiptare, arriti te kuptoje dhe nga kjo, te nxjerre konkluzionin ;se deri ku shkon paftyresia e atyre qe e dhunuan dhe e masakruan popullin shqiptar per 45 vite me radhe dhe sot, ne vend qe te kerkojne falje per krimet e bera, vazhdojne dhe mashtrojne me hipokrizi, por le te analizojme…:
1. Pyetje:Diskutohej në shtëpinë tuaj për paranë, për pronat, si ishin këto gjërat materiale?
Pergjigje:Enveri, sipas Nexhmijes , ishte aq idealist dhe painteresuar per pasurine materiale sa nuk i njihte as leket !?… “Ai merrte 16 mijë lekë, unë 11 mijë lekë. Kjo solli vështirësi edhe për familjen tonë pasi kishte momente që nuk ia dilnim dot…. Enveri megjithëse nuk e dinte këtë, më thoshte:- “Mos hyr në borxh”.
Koment:Pergjigja e mesiperme eshte e denje per romanin “Liza ne boten e çudirave”, pra e pabesueshme per shqiptaret. Ajo, (plaka mashtruese ) qane hallin ekonomik te familjes se saje, por nuk shqetesohet aspak per varferine e mijra dhe mijra familjeve shqiptaret qe merrnin rroge shume here me pak, ose per ato familje qe i kishin zbuar nga shtepite e tyre duke ja grabitur pronen dhe duke i internuar ne mes te kenetave ! ? A ka njeri qe mund te besoje ne sinqeritetin e fjaleve te gruas se diktatorit Hoxha? Natyrisht qe nuk ka! Me kot krenohen kinezet per Lej Fenin, ne paskemi patur shume me heret Lej Fenin shqiptar: EnverHoxhen, idealist i papare derisa nuk njihte as leket!
2. Pyetje:Kur u diskutua për fenë, për faktin që Shqipëria do të ishte vend ateist, kishat dhe xhamitë u prishën, ka qenë një vendim personal i Enver Hoxhës?
Pergjigje:Për këtë është folur kur ndodhi, as unë as ai nuk denim që një gjë e tillë po ndodhte. Ne e kemi thënë, dhe kjo është e vërteta, që iniciativa u mor nga poshtë. Natyrisht Sekretari i Partisë së Durrësit, nuk është se nuk e dinte, ndoshta dhe me shkollën Naim Frashëri që mori iniciativën, kishte rënë dakord…
Koment: Kush e beson nje perralle te tille, … !? Ne periudhen e diktatures enveriste, edhe gjerat shume here me te parendesishme se sa eleminimi i fese nuk mund te beheshin pa lejen e diktatorit. Ai dhe ajo jane ideatoret dhe zbatuesit e shkaterrimit te ndertesave te kultit, burgosjes dhe vrasjes me gjyqe te montuara te klerikeve te pafajshem shqiptar. Nexhmije; pergjigja qe dhe, eshte nje bumerang per ty. Sa per keshtu, me mire te mos e kishe bere fare intervisten se sa te poshterohesh ne kete menyre para shqiptareve.
3. Pyetje:Sa libra kishte biblioteka e Enver Hoxhës?
Pergjigje: Kishte nja 45 mijë libra. Kur i vinin libra nga jashtë, nga Franca për shembull, kishin një zakon të mirë ata nga Ministria e Jashtme, i dërgonin Enverit nga prodhimet më të mira. Më vonë na humbën fare, pasi e vodhën bibliotekën.
Koment: Ne pergjigjen e mesiperme mund te kuptojme perse familjes se Enverit nuk i dilte rroga mujore per ushqim! Ai i paskerka harxhuar tere parate per blerjem e librave ne France !?
4. Pyetje:Nuk flisnit për sigurimin e shteti, për dënimet, për internimet, këto nuk përmendeshin?
Pergjigje:Baza te ne ka qenë më konservatore, se ky kuadri që drejtonte vinte nga fshati, vinte nga lufta dhe niveli kulturor ishte i tillë. Më shumë stigmatizoheshin nga sektarizmi dhe konservatorizmi. Enveri jo. Unë gjithmonë kështu e kam përfytyruar, që Enveri vendimet më të vështira, si ekzekutimet, i ka bërë si një burrë shteti, i detyruar të bëjë detyrën, por në shpirt, në formim, në ndjenja ai ishte shumë i prekshëm, shumë i ndjeshëm, edhe mund t’i vuante, por ai e kish vendosur dhe ishte kalitur në këtë drejtim.
Koment:Te nderuar lexues, e kuptoni se deri ku qendron cinizmi i nje njeriu qe tere jeten e ka kaluar ne mes te gjakut dhe krimit?
Nexhmija ‘paraftyron’, nuk e di, por e merr me mend e ‘paraftyron’…!? “…Enveri kurre nuk mirrte vete vendime, sepse ne ate kohe vendimet ishin kolegjiale, Enveri kishte tendencen ti zbuste gjerat…”
O ZOT kujt ja thote keto, ne qe i kemi jetuar, apo popullit te Honolulus …!? Por çfar i konsideron ajo shqiptaret, bageti qe skane kujtese? Si mund te harrohen krimet mizore te diktatorit te dokumentuara edhe ne librin e B.Fevziut me gojen e arkivave!?. A ka gje me mizore qe te zhdukesh burrin e motres, bamiresin dhe mbrojtesin e vete Enverit? Po gjaku i 22 intelektualeve te pushkatuar pa proces gjyqesor me rastin e bombes ne ambasaden sovjetike a e shqeteson valle ndopak? Po ky krim, po ai krim, po zhdukja e tere shokeve te tij te luftes…jane vertete teper shume, nje gjenocid i vertete qe vetem nje perbindesh si Enveri do te mund ti bente. Si mund te lahet gjaku i dhjetramijrave shqiptareve te pushkatuar dhe te vdekur ne burgje nga tortuarat duke thene se krimet i bente baza sektariste dhe neve s’dinim gje !? Veni re nje detaj, qe duket i parendesishem, por teper domethenes! Plaka hipokrite, duke pershkruar jeten e rinise , kujton e qete, pa asnje shqetesim, e perseris pa asnje shqetesim, shoqet e saja qe me vone ajo dhe i shoqi i torturoi dhe i pushkatoi… !!
Nuk deshiroj ti perfundoj keto rreshta pa vene ne dukje ate qe qendron ‘pas kuinteve’ ne temen e politike se jashtme qe praktikoi Enveri. Sipas Nexhmijes cdo gje behej per te miren e vendit, kurse e verteta eshte krejte ndryshe, dhe shqiptaret qe e jetuan ferrin komunist e dine fare mire se: cdo gje behej dhe veprohej vetem per te siguruar postin e diktatorit dhe interesin e familjes se tij.! Ju kujtohet shprehja, tashme historike e udheheqies komuniste te atyre viteve “Edhe bare do hame dhe nuk dorezohemi”. Vertete rezistuan 12 vite duke i dhene bare popullit, por me ne fund komunistet e Enverit se bashku me Nexhmijen u dorezuan. Por per cfare sherbeu politika aq e ndritur e udheheqesit legjendar? Vetem per varferimin e popullit te tij deri ne ate shkalle sa cuditi boten mbare me eksodin masiv drejte ambasadave dhe arratisjen biblike me anije drejte Italise. “ “Njeriu i ri i Partise, prodhim i i xhaxhit diktor dhe largpames” rezultoi para gjithe botes si nje qenie e mjere, e cuditshme dhe jo tokesore, sikur vinte nga Marsi ! “Djalli ja la konopin mbi varr”, dhe eshte pikerisht ai moral dhe edukate qe trasheguam, me te cilin u formua “ njeriu i ri i partise” qe pengon sot shqiptaret te perparojme me rritmet e te tjereve, duke mbetur gjithenje ne vendin me te varfer dhe te korruptuar te Europes.Sidoqofte, “Kujtesa historike mbi krimet e komunizmit” u fuqizua nga intervista e Rudina Xhunges.
* Falenderojme autorin z.Filip Guraziu,qe shkrimin e tij e vuri ne dispozicion te lexueseve te Gazetes Dielli.
ermal gjoni says
Analiza e z.Guarziu eshte e sakte dhe une e pershendes.
_Por ne keto 25 te “demokracise” a eshte permiresuar situata ekonomike ne Shqiperi apo eshte perkeqesuar ne menyre dramatike. A jane vjedhur pronat, pasurite kombetare, jane shitur tek te huajte pasurite kombetare,si minierat, burimet e pasura te naftes,a u bene pazare dhe u shit nje pjese e bukur e gjiut te Sarandes. I harruam krimet qe ju bene ketij kombi ne 97 dhe pasojat e saj qe po vazhdojne pa nderprerje,
Cfare prodhon sote Shqiperia?
E dime te gjithe por ja vlene ta permendim, se harrojme shpejte ne shqipetaret -droge, prostituta, kriminele, hajdute ordinere dhe hajdute bankash,te tipit Fullani e tje qe i njihni me mire se mua. Ja pra ne jemi shqipetaret qe qajme cfare na beri komunizmi por per keto 25 vjete kemi bere krime me te medhaja kunder Shtetit te dhe qytetarit shqipetare. Jemi me keq se ne pershkrimet e vargjeve te Migjenit. Kjo eshte demokracia qe kemi pritur ne shqipetaret? JOOOO, ne jemi kombe qe vetem diktatura dhe litari, kerbaçi na zbut. Shiko shtypin e sotem qe mbizoteron pornografia ne gjithe gazetat. Nuk e kupton qe jane gazeta politike, ekonomike, sportive apo pornografike.Shteti jone e ka marre rrokullimen, Qeveritaret e te gjithe spektrave politike e shohin shtetin si prone te tyre dhe qytetaret si skllever. Me vjen keq sepse nuk e deshiroj, por vetem diktatura e rregullon ate vend me pasuri perralore dhe jo tipat qe kane udhehequr dhe po e udheheqin keto 25 vjet. E pra kjo eshte gjendja post komuniste. Komunizmi vdiq moralisht dhe fizikishte, por cfare emri ti veme kesaj situate te stergjatur postkomuniste apo na pelqen ta quajme “trazicion”.
Me repekte
Emigranti, OH, US
agimi says
situata sot ne shqiperi asht pasoje e vepres famekeqe te krye kriminelit enver hoxha.
ne sot ne shqiperi po paguajm bemat e tij.
koha e sundimit te enver hoxhes karakterizohet cdukja e plot e intelighences se vendit,kthimin nga ndershmeri ne te pandershem,spiun deri brenda ne familje,tradheti brenda miqesis,vjedhje, korupsion etj,etj.
te gjitha keto mbaheshin ne nji fshetesi shume te madhe sa qe edhe aksidentet e rrugeve apo zjarret qe ndodhnin nuk permendeshin.
do te duhet kohe te dalim nga kjo gjendje, por e mira do te vij edhe per ne.
Gezim Boçari says
Mendime t e ketij shkrimi jane te sakta por jane ne plan te dyte para faktit qe nga vete shteti shkelet kushtetuta . Per sa kohe nuk do te vihet ne plan te pare si parakusht dhe detyre e dites qe Kuvendi i Shqiperise te miratoje ligj qe shteti te jete i detyruar ti ktheje pronen e grabitur subjektit te shpronesuar dhe ta kompensoje ate per ato pjese qe nuk mund te kthehen sepse jane tjetersuar per nevoja publike, do vazhdoje tranzicioni kleptokratik, kriminalizimi i shtetit dhe te mbijetoje ky hibrid qe nuk mund te quhet demokraci. Nuk kuptoj çfar i pengon intelektualet shqiptaroamerikane dhe veçanerisht krytarin dhe kryesine e Shoqatas Atdhetare Vatra, ta thone nje fjale ne Shtepine e Bardhe dhe ne mediat e Tiranes.