Nga Gjergj Meta/
Nuk ma mori mendja në fakt se një postim i imi në facebook rreth ngjarjes së trishtuar dhe mjaft të ndërlikuar të vrasjes së turisëtve çekë në Prekal të Shkodrës, të kishte një impakt në shtypin elektronik dhe në rrjetet sociale.Nuk po i hyj detajeve të ngjarjes e cila duket, deri tani të paktën, para syve të të gjithëve shumë e qartë, së paku ashtu si na e kanë përcjellë mediat. Pozicionimi im për këtë ngjarje para se të kapej autori i prezumuar i krimit, ishte ai i të gjithëve duke thënë se kjo ngjarje është e shëmtuar dhe e turpshme, sidomos për faktin që viktimat ishin të huaj. Një istikt mikpritjeje, që vjen nga traditat ku jam rritur, më shtynte për ta dënuar ashpër veprimin. Premja e mikut në besë është një gjë e rëndë në mendësinë e një populli i cili ka jetuar brenda një sistemi juridik autonom për shumë shekuj, jo larg së drejtës mesjetare europiane. E po ashtu ky delictum, pra premja në besë e mikut, kishte edhe dënime të rënda në sistemin kanunor. Ishte katundi ai i cili merrte hak për premjen e mikut në besë. E gjithë kjo ADN dokësore nuk ka se si të mos ndikojë në reagimet e çdonjërit prej nesh kur ndodhin situata të tilla.
Në atë kohë, sikurse edhe sot, roli i Kishës ka qenë ai i një realiteti që shkon përtej. Ajo me anë të meshtarëve që punonin në zonat veriore, e gjendur përballë një rrënjosjeje të thellë të sistemit dokësor nuk mund të bënte më shumë se sa të zbuste sa të ishte e mundur efektet. Prandaj edhe misionarët e parë të pajtmit janë priftërinjtë, fretërit françeskanë e jezuitë të cilët në net festash të mëdhaja, sikurse festa e shën N’kollit, e Zojës apo e shna Ndout të dimrit e të verës, të Shmasjanit e të shën Gjonit të Shalës, e në raste të tjera përfitonin për të shpallur të themi një amnisti, një thirrje për t’u falur gjaqet. Kjo ndodhte nga vetëdija që Kisha kishte se hakmarrja, vrasja, nuk janë aspak në nder të njeriut dhe të dinjitetit të tij, të vokacionit të tij fillestar si rojtar i jetës dhe jo vrasës i saj.
Në sistemin modern gjërat kanë ndryshuar, por jo thelbi i tyre. Kapja e djaloshit dukagjinas, ishte një lloj lehtësimi për të gjithë ne. Kjo për shumë arësye. E para, sepse ishte një çështje drejtësie për turistët çekë e së dyti, sepse një person i tillë është i rrezikshëm për shoqërinë. Deri këtu është një çështje drejtësie dhe kjo është ajo çka duhet të bëjnë organet e drejtësisë nga policia, te prokuroria, gjykatat dhe avokatia: të zbatojnë drejtësinë brenda kontureve të legjislacionit shqiptar.
Por ka diçka më shumë që qoftë policia, qoftë gjykatat, qoftë prokuroria apo qoftë opinion publik nuk mund të shkelin: dinjiteti njerëzor i Sokolit dhe kjo ka të bëjë me një drejtësi të epërme. Një opinion publik gati-gati në limitet e një histerie kolektive, fatkeqësisht i ushqyer edhe nga ndonjë lider politik që kërkonte sindormën e monstrës, u kthye në një valë pothuajse të papërmbajtshme gjykuese e dënuese: “Oburra në kërkim të monstrës; Ta vrasim monstrën!” Ky është një turp i dytë pas atij të Sokolit.
Këtu gjykimi ndalet, nuk është më çështje e gjykatave e as e shtetit. Njëherë që ai njeri është në burg dhe ka marrë dënimin për veprat e veta hyn në lojë një ligj tjetër që përmbush të parin dhe i jep kuptim atij. Askush nuk mund ta zhveshë apo ta grabisë Sokolin nga dinjiteti i tij, sepse bën njëkrim njësoj si ai i Sokolit. Askush nuk mund ta prekë Kainin (Zan 4,15). Të ndash veprimin nga personi është edhe kjo një çështje drejtësie. Askush prej nesh nuk është veprimi apo veprimet e tija. Unë nuk jam ajo çka bëj.
Për një të krishterë këtu luhet shpëtimi i shpirtit të tij. Jo pa qëllim vendosa si titull të shkrimit tim një fjali nga Ungjilli i Mateut (Mt 25,36) ku përshkruhet gjykimi i fundit. Krishti, që për të krishterët është Zot, në citimin e mësipërm identifikon veten e tij me një të burgosur. Çdo herë që shkojmë e shohim një të burgosur, kemi shkuar të takojmë vetë Krishtin.
Mëshira është një atribut hyjnor e neve na kërkohet t’i përshtatemi dhe jo ta paragjykojmë apo aq më keq ta mohojmë mëshirën e Zotit dhe mundësinë e kthimit të mëkatarit. Kjo do të thotë në planin praktik se Kisha ka për detyrë t’u shërbejë edhe atyre që janë të burgosur, t’u lajë këmbët atyre, pavarësisht nga ajo çka kanë bërë dhe të mos ua mbyllë dyert e faljes dhe të mëshirës. Por nuk është vetëm Kisha. Shoqëria nuk mund të heqë dorë nga “monstrat”, madje duhet të jetë e kudjesshme të mos i krijojë ata. A e kemi pyetur ndonjëherë veten pse Europa dhe Amerika insistojnë në kushtet e mira të burgjeve? Sepse në bazë është motivi i të drejtave të njeriut. Një dënim të parë nuk mund ta rëndosh me një të dytë. Unë mundohem të kuptoj ata që e kanë të vështirë të hyjnë në këtë mendësi, por duhet një përpjekje sado e vogël që njeriu të mendojë thjesht si për veten e tij. A nuk do të donim që çdonjërit prej nesh kur gabojmë shumë apo pak t’i jepej një mundësi e dytë, e tretë e kështu me rradhë, me shpresën se një ditë do t’ia dalim. A thua e kthejmë në jetë çiftin çek nëse Sokolit i marrim jetën apo e trajtojmë atë si “monster”, pra përbindësh? Çfarë kemi zgjidhur? Nëse këtë mundësi e duam për veten tonë, për të afërmit tanë, pse nuk e kërkojmë edhe për tjetrin?
Unë kam shkuar në burgje shpesh në këto vite si prift. Kam bërë biseda me të burgosur, kam folur, kam thënë meshën në burg, kemi lexuar fjalën e Zotit aty brenda. Aty ka edhe psikologë, por ka edhe policë. Aty brenda ka njerëz e shoqëria jonë, ne që jemi të lire, nuk mund të themi: ata janë monstra! Një ditë mund t’i qëllojë secilit prej nesh.
Me këtë nuk dua që Bibla të zëvendësojë ligjet e shtetit. Ky do të ishte atentat ndaj laicitetit të shtetit dhe të sistemit gjyqësor që aq shumë e kemi për zemër në Europë. Ata duhet të funksionojnë në mënyrë autonome, por secila ka vendin e vet në këtë shoqëri e secili ka “priftërinjtë” e vet!
I nderuem Don Gjergj! Burimi i te gjitha te zezave per Popullin Shqiptar asht se MONSTRAT “Shteti dhe Drejtesia po u themi, vazhdon me i nderue si heronje”! Krimi i organizuem nuk fillon tek Sokoli! Sokoli ka denue veten, familjen dhe fisin… Pasojat vijne nga Monstrat e vet shtetit tone!
Zotëri D. Meta!
Ke marrë përsipër të sqarosh pozicionin e Kishës në ,,fajtorin,, Sokol.Në nji far mnyret e ke marrë n’mbrojtje dhe ke ba mirë mendoj, por e ke nxjerrë Kishën në atë listë të përgjegjsisë të ksaj krimit të tmerrshëm mbi dy miqë tanë të dashtun çekë, që për asnji arsye nuk duhej vra. Ju e dini sh mirë z. D. Meta se meshtarët me në krye Kryeipeshkvin A. Masafra e ka braktisë keqas zonat e thella Dukagjinin, Shllakun,…kur ato ishin vatra të meshtarve të para 1967 që kishin krye akademitë nëpër botë. Atëhere meshtarët lëviznin me kambë në ato zona malore të egra dhe i zbutën malet dhe njerzit me shembullin dhe dashninë e tyne. Sot meshtarët me makina supër-luksoze për rrugë malore nuk shkojn, kanë braktisë zemrën e Sokol Mjaçaj dhe shum të rinjve e të moshuerve. Prandej kerko Falje ju D. Meta dhe Krejt Kisha për kët ngjarje në Dukagjin. Afrojuni popullsisë sepse shteti e ka braktisë përfundimisht dhe e ka lanë pa bukën e gojës dhe shërbiminshendetsor dhe arsimor! Na lodhe me teorinat e Biblës lum meshtari!
Jam dakort me dy komentuesit e mesiperm, shkurt tregojne thelbin se perse vjene kjo ngjarje, kjo mbyllje qarku dhe secili e shikon ne funksion te profesionit dhe detyres qe kryen qe kaq masive eshte bere krimi ne ate vend qe per ta vulgarizuar, sikur t’ja tregosh njeriut qe ka kohen ma te shumte ne dospozicion, te thote, m’u hiq qafe se bollme, me keto, u mesuam tash 25 vjet qe nuk i kishim degjuar(jo se nuk kishte) ne te kaluaren, por kaq masivisht njera pase tjetres dhe per nga egersia e krimeve, me te shemtuara ne Bote per sasine e popullsise qe kemi. Kete prift une e lexoi jo si profesion, por me shume kur ka tema sociologjike dhe shume here e kenaq ekuacionin dhe nuk duhet te rreket shume te shpjegoje rreagimet kriminale me shembuj te Bibles, qe edhe ato formulime te mbledhura me mije vjet nuk jane te tera te profetit, por fillozofia e jetes se popujve te Botes. Prifti ne fjale i sherben me shume zanatitit duke futur sherbetin biblik, ne percaktimet e te drejtes nderkombetare per te derejtat themelore te njeriut, apo ne aktet baze te Keshillit te Europes, qe cdo njeri vetem ne baze te tyre duhet te trajtohet kudo, qe ai ndodhet, ne burg, ne kryerje e siper te krimit, os mbas, ne hetuesi, gjykate dhe deri ne vendin e vuajtjes se ndeshkimit. Nese e keni vene re prifti eshte dy here sherbetor, e para se ai,eshte nje emisare i nje shteti te huaj, e dyta se nuk mund te jape asnje rekomandim jashte nje liberi qe kane me mija vjet qe duke menduar se jane fjalet e profetit, asnje nga ato sot nuk zbaton shoqeria jone njerzore qe vete e ka pranuar zoteria se shkon drejt shperberjes, degjenerimit, ku, s’ka as prift, as hoxhe, as bibel qe ta ndaloje kete rrokullisje. Pse e them kete?! Pikerisht se sa e degjoi familja e ciftit ngjarjen dhe ambasada e ceke e te tjere, njezeri u shprehen se “krimi nuk ka kombesi”, ne Ceki te vrasin per 20 korona. Pra, kjo eshte semundje per te gjitha shtetet, per gjithe sistemin kapitalist qe mburret me rreshiren “demokratike” te tij duke luftuar per ta futur gjithe Boten. Por, prifti ne fjale, duhet t’i lere pak keto teurite qe justifikojne dhunen, krimet dhe te dale e ta mbaje shtatin drejt meqe qenka dhe i asaje ane, te behet per nje moment edhe prift”rebel” per qendren nga varet sic jane bere shume prifterinje ton per ceshtjen kombetare dhe te na thote se meqe fmijet e borgjezise nderkombetare dhe shqiptare jetojne ne lluks, makina lluksose, me celulare e veshje te modes, qe nuk jane aspak te domosdoshme se vdes po nuk i ke dhe qe motivi na qenkeshin keto qe i shtyjne te rinjet te bejne krime nga me te shemtuarat. Jo zoti frat, jo vetem ne kohen e Zogut, por dhe te PPSH-se, kur femija i fshatarit i bente dem fshatarit, duke i keputur nje trangull ne kopesht, apo nje vesh rrush te vjedhur, edhe nese ishte i paedukuar nga familja dhe me breza, trysnia e fshatit, zakonit, kanunit te pashkruar e organizmave te tjera te edukimit, shkolla i krijonin nje ambjent frenues. Por keto sot nuk funksionojne ne kete shoqeri te shkatrruar sic u shkatrrua cdo gje nga infrastruktura e vjeter. Dhe vjene e dyta gje, qe kemi 25 vjet qe orgaqnet e posacme te drejtesise qe merren me krimin, gjykimin, jane sic eshte dhe shteti pa shtet, shoqeria ne dekadence, qe e nxisin, favorizojne kete gjendje. Cfare do te flasim per adolishentin kur sot eshte vete gjykatesi, avokati, hetuesi, prokurori kriminel ne qender te Bashkise dhe presin nga llojet e krimineleve ne baze, sa me shume kriminalizimi ne shoqeri, aq me shume shtohen goditjet e kriminelve me kollare e qe presin t’u dale rasti dhe te bejne korrupsionin e marrveshjen me kriminelet ne dem te shoqerise dhe ju na citoni te tera ato teuri pacifiste te “Perendise” dhe mburresh para Botes me tre “B”-hat burreri- bese – bujari! Prandaj jeni emisare te huaj qe flisni shqipt se ne fakt ju e keni ne formulen e Betimit se qe kur firmosni ate hiqni dore dhe nga vendlindja. Dhe fundin e ketij debati e kam me pyetjen se a ke qene dakort me mendimin e Imzot Mirdites qe duhet te vendoset edhe denimi me pushkatim per krime monstruoze, kushdo qe i bene ato?!