Ismail Kadare nuk pajtohet që kombi ynë është me fat të munguar dhe të hidhur. Ai e quan kombin shqiptar si fitimtar që sot zë rrënjë të vjetra në Evropë, e nuk është radhitur në mesin e maratonës së popujve e kombeve që u dorëzuan e u zhdukën nga faqja e dheut.
Ismail Kadare, autori më i madh i letrave shqipe thotë se të gjitha kombet kanë humbje dhe nuk është e vërtetë që nuk janë të pavdekshme. Kombet vdesin, por të gjallë si shqiptarët duhet të ndihen krenarë, thotë Kadare.
Fituesi i dy çmimeve prestigjioze letrare “Man Booker Prize” dhe “Prince of Astoria” të hënën në mbrëmje ka marrë çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim ky i ndarë nga Universiteti AAB në nder të figurave që i dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare.
“Që kombi shqiptar është gjeografikisht në Evropë, ky është fakt. Kjo nuk ka të bëjë me mburrje apo me luks. Ne i ngjajmë Evropës ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, thotë Kadare, kur merr çmimin e kujton bisedat e vjetra me dy miqtë e tij që sot nuk janë dhe kanë braktisur atë, Ali Podrimën e Azem Shkrelin.
Vetë Kadare do të donte që këtë çmim mos ta pranonte kurrë në jetën e tij. “Jam i prekur thellësisht, sepse ikja e parakohshme e Ali Podrimës ma jep mua këtë çmim. Kjo festë nuk do të ndodhte po të ishte ai gjallë, dhe unë nuk do ta merrja çmimin. Ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku tim të shtrenjtë”, shton Kadare./ZERI
SAMI says
ZOTRI KADARE JU SHKRUNI GJËRA POZITIVE VEç KUR MERNI NDONJI DHURAT NGA SHQIPTARET KURSE QERAT HER KENI SHKRUE GJITHMON KUNDçR POR SI AKADEMIK KTO GJËRA NUK JUKAN LAKMI ATHER DUHET MEI HAPUR SYT NDAJ KOMBIT TUAJ SE EDHE JU KONSIDERONI SHQIPTAR.
FEDE says
“Letërsia nuk rregullon punët e një kombi, letërsia nuk rregullon punët e një shteti, nuk rregullon punët e partive prandaj ajo është mirë që të qëndrojë jashtë tyre, ajo ka vlerë, si vlerë e pavarur në radhë të parë, si një vlerë paralele, si një botë paralele. Por, ka stinë në jetën e popujve kur kanë nevojë për të dhe atëherë letërsia e thyen zakonin e saj të pavarësisë dhe përzihet në punët e kombit, kështu është përzier letërsia shqipe në 120 vjet përpara, në 150 vjet përpara në kohën e Rilindjes Kombëtare, kështu duhet të përzihet përsëri kultura shqiptare sot kur kombi shqiptar ka një problem tepër serioz”, KADARE
Mark Gjonaj says
Nese do te kishim nje lloje cmimi dhe me te larte te shpreheshe me flamur, Ketij duhet t’i beheshe me dy ngjyra, bardhe zi. Per 30 vjet letersi shkroi bardh ne ate sistem, na edukoj te “shterngonim” radhet dhe per gati 25 vjet shkroi zi, sipas shkrimtarit se ne nuk e “paskeshim kuptuar”, por sipas nesh ndrroi sistemi, duhet te ndrroje dhe letersia dhe duhet pershtatur kohes. Dhe jam i sigurte se kete qendrim do te mbante, qe sic eshte shprehur se na paskeshe pase talentin ma te madhe te shkrimtarve te Botes qe te ngreje me alegori te pakuptueshe lart ate sistem dhe, te mos kishte cfare te “ndryshonte” ne vetvete per gati nje cerek shekulli, kur iku ai dhe sistemi nga Shqiperia kur e pyet ne 1994-ten gazetari amerikan Binder ne interviste, qe ne vend te baltes kishte hedhe “letrsi” mbi popull dhe shkrimtari mbetet i njejte, por vepra e tij jane dy gjysma(bardh + zi)=bardhezi. Pra ne fillim i sherbej shumices, por kur shumica s’kishte te drejte, ai filloi t’i sherbeje pakices duke erresuar dhe retushuar te bardhen e tij!Nese pranohet historikisht se arti eshte nje dukuri shume vjeter, letersia eshte nga me kryesoret qe u ka sherbyer epokave, madje dhe letersia e qendrueshme eshte pervetsuar nga nje epoke ne tjetren dhe citati i thenjes se shkrimtarit me shume i sherben qendrimit te tij indiferent, eshte vene me shume ne krahun e djathte ekstrem per te kompensuar vepren, por ne fakt e ka jashte deshires se vepra me e mire e tij eshte pjesa e bardhe. Mire per te zezen flasin vetem ata qe asnje prej tyre nuk ja kane lexuar. Edhe akuzat qe para ca vjetve beri perpjekje t’i lidhte me nje person ndikues te cmimi Nobel dhe te vrejtjeve te disa intelektualve shqiptare, se i kane dale pengese, ishin ne kuadrin e akrobacirave, se mos e kerkoni tek une mosvlersimin por tek te jashtmit!
dgreca says
Zoteri, here tjeter shkruani me emrin tuaj, mos perdorni emrin e nje personi publik. Kete here po e kalojme mesazhin, por jo tjeter here.Ju lutem perdorni emrin tuaj te drejteperdrejte.Dielli nuk do te lejoje pseudonime ne komente apo emra publik, sic eshte ne kete rast emri i ansambleistit ne New York-ut Mark Gjonaj. Nuk keni pse i fshihni mendimet tuaja pas nje emri tjeter apo nje pseudonimi isc bejne disa te tjere.
Ne mirekuptim
Editori