Në mesditën e 13 shkurtit 2018, erdhi për vizitë në Selinë Qëndrore të Federatës Panshqitare të Amërikës Vatra në NY, tri herë kampioni i botës ne kikboks, bashkatdhetari i nderuar Ismail Keta. Ai u prit nga Kryetari i Vatrës Zoti Dritan Mishto, antari i Kryesisë Zef Balaj, Financieri i Vatrës Marjan Cubi, Editori i Diellit Dalip Greca, antari i Këshillit Drejtues Cezar Ndreu dhe ish i burgosuri politik i rregjimit totalitar Pëllumb Lame.
Për ti larguar emocionet e forta që Ismaili përjetoi që në hyrje të sallës pritjes, Kryetari i Vatrës Z. Dritan Mishto, pasi e njohu me të pranishmit i tha :”I nderuar Ismail, ke ardher ne shtëpinë tënde dhe në tavolinën e karrigen tënde se Vatra është e të gjithë shqiptarëve. Ne krenohemi me arritjet tuaja në sportin e kikboksit dhe jemi të nderuar me praninë tuaj fizike sot në Vatër. Do të dëshironim të dëgjonim nga goja juaj se si arritët të bëheni kaq i suksesëshëm?”
Ismaili, në clirim e sipër nga emocionet, theksoi se gjyshi i tij ka qenë e mbetet një idhull për te. Ai në një farë forme ,-thotë Ismaili, ka qenë mësimdhënësi i parë për formimin moral e atdhetar, por edhe pikë referimi në sukseset e mëtutjeshme në jetë. Nëpërmjet odës burrave, gjyshi më mësoi se burri për nderë, karakter dhe burrëri nuk duhet të ndalet. Kam patur prirje për të mësuar historinë e Kombit tonë që në fëmijëri se sic thashë , gjyshi më fliste me shumë dashuri që nga luftërat e Skënderbeut, luftërat kundër fqinjëve grabitqar, për udhëheqës e heronj të Kombit, madje edhe për Vatrën të cilën po e vizitoj sot me shumë dashuri. Pra e thënë shkurt në formimin e karakterit të fortë ka ndikuar familja dhe oda e burrave.
Në formimin tim sportive (është pak për të qeshur, por do ta them pa doreza),kanë ndikuar si piknisje dy filma artistik fillimisht “Spartaku” dhe më pasi “Roki”, nisur nga të cilët, fillova të mendoj se edhe unë mund dhe duhet të bëhem i fortë si kata heronj filmash. Për të realizuar këtë ëndërr rinore mora një pjesë të një sendijeje të vjetër (ndenjëse) zetori, adoptova dorezat duke i mbushur me lesh dhije dhe fillova të stërvitem intensivisht. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse nuk kasha shkollë të formimi sportiv, e thënë ndryshe nuk njihja teknikat e përsosjes dhe performancës sportive. Kështu mora rrugën e mërgimit për në Gjermani ku i gjeta të gjitha , vend të cilin e dashuroj, se më bëri njeri të nderuar e respektuar nga shoqëria dhe sportist tri herë kampion bote në sportin e kikboksit.
Në vazhdim Kryetari i Vatrës Zoti Mishto i tha Ismailit se edhe këtu në komunitetin shqiptro-amerikan, kemi shumë të rinj që kanë dëshirë te merren me sport dhe konkretisht me kikboksin; cfarë ndihmese mundeni Ju të na jepni me përvojën tuaj të madhe?
Si hap i parë- vazhdoi Ismaili, kam ardhur këtu në Amerikë të bisedoj me drejtuesit më të lartë të këtij sporti dhe me trajnerët më të mëdhenj botëror që kanë stervitur Muhamet Ali dhe Tayson, për mundësinë e një ndeshje të vëllait tim Xhetan Keta në ringjet më prestigjoze të botës. Xhetani është një sportiest shumeë i talentuar dhe i përmasave botërore. Shpresoj se kjo do të bëhet e mundur në një kohë prej tre-katër muajsh, kështu rinia shqiptaro-amerikane e vatranët e rinj do të kenë mundësinë të shohin me sytë e tyre një evendiment kaq të madh. Hapi tjetër në vijim, mund të kontaktojmë me fëmijët shqiptar që ndjekin shkollat e gjuhës e historisë shqiptare për të cuar tek ata frymën e të marrurit me sport dhe së fundi ne në bashkpunim me Vatrën mund të shikojmë në të ardhme edhe mundësinë e ngritjes së ndonjë shkolle të vecantë të kikboksit këtu në Amerikë.
Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, Zef Balaj, Marjan Cubi, Dalip Greca, Cezar Ndreu, Pëllumb Lamaj dhe unë, e falenderuam përzerërsisht sportistin e përmasave botërore dhe atdhetarin e mirënjohur Ismail Keta për prezantimin e ideve të tij për të ardhmen dhe e siguruam se Vatra dhe komunitetit ynë do ta mbështes fort ate ne bërjen realitet të ketyre ideve shumë të vlefshme.
Në vazhdim Zoti Keta shprehu dëshirën që në se ishte e mundur të njihej më gjërë me historinë e Vatrës në këto 106 të jetës së saj dhe programet për të ardhmen. Me shumë këaqësi ja plotësuan këtë dëshirë , të cilën si shenjë kujtimi të paharruar për vizitën në Vatër, ai e filmoi për tu cmallur me të dhe për tju a treguar edhe familjarëve e miqve të tij se sa punë e kujdesëshme dhe e madhe bëhët këtu për dashurinë për atdheun dhe shqiptarinë. Në të njejtën kohë edhe ne patëm mundesinë të njohim më nga afër jo vetëm tri herë kampionon botëror të kikboksit, por edhe atdhetarin shumë të nderuar e të respektuar Ismail Keta.
ASLLAN BUSHATI