
Gjon F. Ivezaj/
Ismail Qemali (1844-1919) është një nga figurat më të ndritura dhe më të rëndësishme të historisë shqiptare. Ai është ideatori dhe udhëheqësi kryesor i shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke hyrë në histori si themeluesi i shtetit modern shqiptar. Jetoi në një periudhë kur Perandoria Osmane ishte në rënie dhe Shqipëria rrezikonte të copëtohej nga shtetet fqinje.
Ngjarjet e viteve 1897-1900 treguan se rrethanat ndërkombëtare vazhdonin të ishin të disfavorshme për livizjet e armatosura si në Shqipëri ashtu edhe në viset e tjera të Ballkanit. Një nga personalitetet shqiptare që formuloi një program të ri në perputhje me kushtet e reja, ishte Ismail Qemali.
Ismail Qemali lindi në Vlorë më 25 shkurt 1844 në një familje të madhe feudale. Pasi kreu mësimet fillestare në qytetin e lindjes dhe mësimet e mesme në gjimnazin Zosimea të Janinës, ai u vendos në Stamboll dhe aty mori pjesë në përpiekjet që u bënë deri më 1871 për caktimin e një alfabeti të përbashkët për giuhën shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturale shqiptare. Si funksionar në administratën shtetërore turke, ai u dallua për pikëpamjet e tij liberale e përparimtare, si përkrahës i kushtetutës, në përpunimin e së cilës ai kontribuoi me cilësinë e këshilltarit të kryeministrit turk Mid’hat Pasha.
Njohës i shumë giuhëve dhe me një kulturë të gjerë, veç këtyre i pajisur me zgjuarësi të mprehtë dhe me talent në fushën e diplomacisë, Ismail Qemali u shqua sidomos me artikujt që botonte në gazetat më të mëdha evropiane të kohës, si njohës i mirë i punëve të Turqisë dhe i ngjarjeve ndërkombëtare. Një nga miqtë e tij të botës kulturale evropiane kishte qenë edhe poeti i madh frëng Viktor Hygo.
Në lidhje me gjendjen e brendshme të Perandorisë Otomane, Ismail Qemali si shumica e njerëzve përparimtarë turq kerkonte që, për vetë interesin e Turqisë, kjo duhej të bënte jo politikën e reformave centralizuese të inaguruara me Tanzimatin, por një politikë reformash decentralizuese në dobi të kombësive të shtypura të Turqisë. Popullariteti që filloi të gëzonte në qarqet përparimtare dhe në masat popullore të perandorisë dhe kontaktet që mbante me patriotët shqiptarë, shkaktuan dyshime në Portën e Lartë. Për këte arësye sulltani, me qëllim që ta largonte personalitetin e rrezikshëm nga kryeqyteti, e emëroi atë guvernator në Tripoli, ndoshta edhe me qëllim që ta zhdukte me anë të ndonjë atentati. Por Ismail Qemali, i cili duket se dyshoi për këtë komplot, disa ditë pas takimit që pati me sulltanin më 28 pril 1900, së bashku me djemtë e tij, u arratis nga Turqia. Arratisja bëri një bujë të madhe. Pasi hodhi poshtë të gjitha premtimet që i bëri sulltani për ta bindur të kthehej në Stamboll, I Qemali qendroi në Athinë, ku pati takime me personalitete të larta greke, dhe pastaj arriti në Napoli. Këtu në një intervistë që i dha gazetës së rëndësishme italiane të Romës „Tribuna”, shfaqi për herë të parë publikisht programin e vet politik në lidhje me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pas Napolit, I. Qemali vizitoi Romën, Parisin, Brukselin ku botoi në revistën „Albania” të F. Konicës një thirrie drejtuar shqiptarëve.
Pastaj u vendos në Londër ku qëndroi për një kohë të gjatë. Pas arratisjes së tij dramatike nga Turqia, I. Qemali ja kushtoi kujdesin e vet kryesor lëvizjes kombëtare shqiptare, dhe u bë një nga personalitetet e saj kryesore pa hequr dorë nga lëvizja poliitke e Perandorisë Otomane.
Ismail Qemali nisej nga besimi se poliitka e ruaitjes së status-kuosë ishte një politikë e përkohëshme e fuqive të mëdha dhe se rreziku kryesor për Ballkanin vazhdonte të vinte nga Rusia dhe Austria. Nga kombet e gadishullit ata që rrezikoheshin më tepër qenë kombësitë Josllave, shqiptarët, grekët dhe turqit. Me qënë se Austro-Hungaria dhe Rusia e kishin perjashtuar Italinë nga ndarja e Ballkanit, shqiptarët, grekët dhe turqit, të bashkuar në një aleancë, duhej të siguronin edhe përkrahjen e Italisë e cila ishte e interesuar të pengonte shtrirjen e dy rivaleve të saj në Gadishullin Ballkanik, si dhe atë të Anglisë e cila nuk ishte e interesuar për shembjen e Perandorisë Otomane. Prandaj sipas mendimit të Ismail Qemalit, ishte në interes të shqiptarëve, grekëve dhe turqve që të ruhej status-kuoja në Ballkan.
Për këtë, arësye ai shkruante: “Përsa u përket shqiptarëve, çdo levizje e hapur revolucionare nuk do të sillte gjë tjetër veçse do t’i bënte të ligjshme nderhyrjet e huaja, të cilat do ta keqësonin gjendien”: Por, nga ana tjetër, Ismail Qemali mendonte se nuk mund të lejohej vazhdimi i gjendjes së brendshme të Turqisë e cila karakterizohej nga një regjim shtypës i pamëshirshëm ndaj popullsive të saj. Në kushtet kur fuqitë e mëdha nuk lejonin shkëputjen e kombësive joturke nga Perandoria Otomane dhe duke parë se autonomia teritoriale-administrative për Shqipërine kundërshtohej nga të katër anët, Ismail Qemali vazhdonte të
shihte si rrugëdalje decentralizimin e pushtetit qendror në dobi të pushtetit krahinor, nga e cila do të përfitonin në mënyrë të barabartë të gjitha kombësitë e perandorisë.
Mendimi i Ismail Qemalit ishte kryesisht për një autonomi kulturale. Ai mendonte se kjo autonomi e kufizuar do të ishte e pranueshme nga Turqia, mbasi kjo do të bindej se ishte në interesin e saj që të siguronte në konfliktin e ardhshëm ballkanik përkrahjen e shqiptarëve, gjë që mund të bëhej vetëm duke u njohur atyrë te paktën të drejtat kulturale. „Për të përparuar në rrugën e qytetërimit, shkruante ai, ne kemi nevojë të mësojmë; kemi nevojë të hapim shkolla kombëtare për terë Shqipërinë që gjuha shqipe të përhapet dhe të lexohet ne çdo vend. Kjo nevojë për shkolla është e para nga ato reforma që kemi për detyrë të kërkojmë. Është e pamundur të përmirësohet një popull pa shkolla dhe pa arësim…Duhet të jesh tradhëtar për të dëshiruar që të lihet pas dore mësimi i gjuhës shqipe.”
Ismail Qemali shihte në autonominë kulturale rrugën më të mundshme për bashkimin e teritoreve shqiptare dhe për njohjen e kombësisë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në thirrjen drejtuar shqiptarëve ai shkruante: „Ne nuk duam as trazira, as kryengritje dhe aqë më pak nuk duam që të turbullohet paqja e popujve që jetojnë në Gadishullin Ilirik. Ne vetëm duam dhe me gjithë zemër kërkojmë bashkimin dhe unitetin e racës sonë shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne, si dhe të përpijë të gjithë ata popuj të tjerë që ne kemi interes të jetojnë, sepse ekzistenca e tyre mbron edhe tonën”.
Ismail Qemali u kushtoi kujdes të madh marrëdhënieve me grekët. Që kur ishte akoma në Turqi, ai kishte bërë përpjekje jo pa sukses për t’i bindur udhëheqësit e elementit grek që jetonin në Perandorinë Otomane se ishte edhe në interesin e tyre të bashkëpunonin me shqiptarët dhe me turqit përparimtarë, me synim që të mbanin status-kuone në një Turqi që duhej të zbatonte reformat decentralizuese. Por në lidhje me këtë vijë politike ai gjente rezistencë jo të vogël pranë qeverisë së Athinës dhe më tepër akoma pranë organizatave shoviniste greke, që vepronin brenda në Greqi. Ismail Qemali ishte kategorikisht kundër çdo federate shqiptaro-greke. Ai u përpoq ta bindëte qeverinë e Athinës për një bashkëpunim shqiptaro-grek në bazën e barazisë së plotë të të dy palëve dhe arriti të lidhte me të një marrëveshje për një bashkëpunim shqiptaro-grek, sidomos kundër rrezikut të zgjerimt të shtetit bullgar, që cënonte interesat greke në Maqedoni dhe interesat shqiptare në Kosovë. Ismail Qemali mendonte se ky bashkëpunim do të vazhdonte edhe pas shembjes së Perandorisë Turke. „Duke punuar që sot, deklaronte ai në një intervistë tjetër, për të qenë gati për eventualitetin e një ndryshimi ballkanik, unë nuk besoj aspak se mund të lindin çështje tokësore me rëndësi sa të dobësojnë „marrëveshjen” dhe të krijojnë mosmarrëveshje në të ardhmen. Shqiptari që njihet si i tillë për gjuhën e vet, për historinë e vet dhe ndërgjegjen e vet, do të qëndrojë atje ku efektivisht është; po kështu edhe greku”.
Pikëpamjet politike të Ismail Qemalit për decentralizimin e pushtetit qëndror otoman, në favor të autonomisë kulturale të kombësive të perandorisë, gjetën pëlqimin e qarqeve të ndryshme shqiptare. Por bashkëpunimi dhe marrëveshja që lidhi ai me Greqinë, u kundërshtua nga të gjitha anët, sepse të gjithë ishin të mendimit se kur të prishej Turqia, qeveria e Athinës do t’i shtrinte rivendikimet e saj shoviniste në pjesën më të madhe të shqipërisë. Në të vërtetë, bashkëpunimi shqiptaro-grek, që ishte një nga pikat e randësishme të programit të Ismail Qemalit, mbeti vetëm një deklaratë e thjeshtë, dhe s’u vu në jetë.
Ismail Qemali mbetet një simbol i unitetit kombëtar, një burrë shteti me vizion te qartë, që vuri interesin e Shqipërisë mbi çdo interes personal. Ai la pas një trashegimi të pashlyeshme si një nga themeluesit e shtetit shqiptar, duke u kujtuar gjithmonë për urtësine, vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj atdheut.
Në fund te jetës së tij, në vitin 1919, ai ndërroi jetë në Peruxhia të Italisë, larg atdheut për të cilin kishte luftuar gjithë jetën. Megjithatë, emri dhe vepra e tij do të mbesin përherë në zemrat e shqiptarëve si simbol i lirisë dhe pavarësisë kombëtare.