Dr. Paulin Marku/
Ismail Qemali ishte një ndër figurat kryesorë të veprimtarisë politike, diplomatike e organizative në fillim të shekullit XX. Veprimtaria e tij nuk mbeti vetëm ne suazën politike por pati jehone te madhe dhe ne qarqet ndërkombëtare. Diplomatet e huaj interesoheshin dhe mblidhnin informacione për situatën ne Perandorinë Osmane dhe për rrjedhojat dhe per ngjarjet ne ballkan, përfshirë edhe viset shqiptare. Kancelaritë e huaja i ndiqnin me interes zhvillimet politike te Portës se Larte, kabinetit qeverisës xhonturk si dhe te gjitha lëvizjet e kontaktet e Elitës politike shqiptare, dhe te krerëve te ndryshëm te krahinave shqiptare. Një nder personalitet e kohës qe kishte peshe ne politiken zyrtare te Stambollit dhe ndikim ne krahina te ndryshme shqiptare si dhe ne qarqet diplomatike, ishte Ismail Qemali. Ai ishte një zë i forte ne mbrojtje te interesave te shqiptareve ne parlamentin e Stambollit për vitet 1908-1912, si dhe ishte njeri prej ideatorëve ne realizmin me sukses te aktit te Pavarësisë se Shqipërisë, për te vijuar me shtet-formimit dhe ngritjen e institucioneve ne Shqipëri.
Ismail Qemali njihte mjaft mire situatën e brendshme politike te Perandorisë Osmane, gjendjen qe mbizotëronte ne viset shqiptare dhe gëzonte respekt ne popullaten shqiptare.
Ne burimet arkivore diplomatike te ndryshme, si ato te Vjenës, Londrës, Romes etj… Ismail Qemali shquhej si njohës i disa gjuhëve te huaja dhe evidentohet se ne keto dokumente gjenden informacione dhe te dhena te shumta rreth levizjeve dhe takimeve qe pati me personalitete dhe drejtues te ndryshëm.
RIKTHIMI I ISMAIL QEMALI NE ATDHE DHE KANDIDIMI PËR DEPUTET NE ZONËN BERAT-VLORE
Viti 1908 shënon një ngjarje te rëndësishme politike për Portën e Larte dhe me keto ndryshime Kushtetuese perfitojne popuj te ndryshem ne sundimin perandorak, përfshirë edhe shqiptaret. Shpallja e rendit kushtetues dhe dhe jetësimi për hapjen e parlamentit ne vitin 1908, qe duhet te ishte ngritur institucionalisht qe në vitit 1876 hapi rrugën njohjes se legjislacionin qe detyronte sulltanin Abdyl Hamiti të shpallte zgjedhjet parlamentare. Kjo ngjarje ishte e shume e rëndësishme dhe pati një proces të gjatë reformimi brenda Perandorisë Osmane. Keshtu, keto ishin ngjarje mjaft vendimtare dhe përbënte një eveniment të rëndësishëm, si për turqit, ashtu dhe për popujt me kombësi të ndryshme në perandori, përfshi dhe shqiptarët te cilët fituan disa te drejta, ose me sakte ju dha mundësia qe te kishin përfaqësuesit e tyre ne legjislativ.
Pra, ne këto rrethana te kohës, nen presionin e Komitetit “Bashkim e Përparim” te trajtuar nga Turqit e Rinj, sulltani ishte i detyruar te bënte disa lëshime dhe te shpallte datën e zgjedhjeve parlamentare. Më 5 gusht të vitit 1908, dy javë pasi u rivendos kushtetuta, u shpall lajmi i mirë për të gjithë të dënuarit politikë në Perandorinë Osmane, ne vendimin e Këshillit të Posaçëm pranë Portës së Lartë thuhej “shpall amnisti te përgjithshme për të gjithë ata që ishin të burgosur ose të arratisur politikisht”. Nëpërmjet kësaj dispozite ligjore ju linte e drejta që t’i riktheheshin të gjitha të drejtat civile dhe administrative, te gjithë atyre qe ishin dënuar, ne prezence apo ne mungese sepse deri ne atë periudhe regjimi Hamidian i kishte dënuar politikisht. Një nder shqiptaret e dënuar politikisht, ishte dhe Ismail Qemali. Nëpërmjet kësaj amnistie iu dha mundësia qe te rikthehet ne mesin e shqiptareve, te cilët e kishin ftuar edhe herët e tjera. Por ardhja ne tokat shqiptare dhe te qenurit aktiv ne politike shkaktoi rivalitet te madh si ne elitën politike te Turqve te Rinj dhe te bashkëkombësve shqiptar. Ky rikthim nuk u prit aspak mire. Gjithsesi, kjo nuk e ndaloi atë dhe Ismail Qemali iu përgjigj pozitivisht ftesës telegrafike te dërguar nga bejlerët dhe agallarët e Vlorës dhe u kthye nga Brukseli ku përkonte me periudhën e përgatitjes se fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare te 1908.
ISMAIL QEMALI, DEPUTETI SHQIPTAR NE PARLAMENTIN E STAMBOLLIT 1908-1912
Zgjedhjet parlamentare te vitit 1908 ishin shumë të rëndësishme për Turqit e Rinj sepse kishin bere nje propagande te madhe dhe kishin fituar mbështetje te madhe ne popull. Por ishin edhe individ apo grupime te tjera politike me kombësi te ndryshme, te cilët u angazhuan edhe ata ne fushate elektorale, përfshirë shqiptarët, pasi mund të përfaqësoheshin me deputetet e tyre në parlamentin osman.
Një prej kandidateve shqiptar qe gëzonte mbështetje ishte Ismail Qemali. Ai shfaqte rivalitet te forte në elitën politike shqiptare dhe në radhët e Komitetit xhonturk. Këtë e pohonte dhe diplomati austro-hungarez në Vlorë, Kraus i cili shprehej se, tri ditë para se të kthehej në Vlorë Ismail Qemali, ishte kthyer edhe Syrja bej Vlora për qëllime politike që të vinte kandidaturën për deputet kundra kushëririt Ismail Qemal Vlora dhe pse e konsideronte kandidat te forte. Te njejte gje përshkruanin dhe dokumentet italiane. Sipas tyre, Syrja bej Vlora shihej me sy të mirë nga Austro Hungaria, i cili gëzonte dhe mbështetjen e Portës së Lartë për shkak të postit shtetëror që mbante, si dhe falë marrëdhënieve familjare që i jepej si vëllai i ish Vezirit të Madh, Ferid Pasha. Por ne analizën e dokumenteve rezulton se, ashtu si Vjena dhe Roma zyrtare e shikonin si nje prej figurave me te forta ne elitën politike shqiptare. Te njëjtin qëndrim ndante dhe Porta e Larte, duke e konsideruar kandidat te forte dhe një prej kundërshtarëve politik kundër Turqve te Rinj.
Hapja e fushatës Elektorale për ne Parlamentin e Stambollit i nxiti shqiptaret te kandidonin për deputet, ku njeri prej tyre ishte kandidati Ismail Qemali. Ai arriti te fitonte mandatin dhe pse pati kundërshti te mëdha dhe parregullsi ne zgjedhje për te penguar daljen e tij deputet, gjithsesi mbështetja e madhe e shqiptareve i mundësoi qe te fitonte mandatin e deputetit ne zonën elektorale, Berat-Vlore. Ndonëse nga krahinat te ndryshme me shumice shqiptare ishin zgjedhur 26 deputetë, vetëm disa prej tyre si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja, Myfit Libohova, etj… shfaqen hapur kundërshtitë ndaj politikës xhonturke dhe u rreshtuan në krahun e opozitës parlamentare.
Grupi opozitar shqiptarë, u përballen me debate te ashpra, me akuza dhe kundër akuza për çështjen shqiptare. Nder temat me te nxehta qe shkaktoi debate midis grupit opozitar shqiptar dhe kabinetit qeverisës ishte kur ne parlament u diskutua për reformat ne viset shqiptare. Reformat xhonturke kishin karakter: administrativ, ekonomik, rritje taksash, kthimin e detyrueshëm të shërbimit ushtarak, çarmatimin e popullsisë, etj… Më të revoltuarit ishin shqiptarët e Veriut, te cilët kundërshtuan zbatimin e tyre. Keto ishin disa arsye te forta qe nxiten shqiptaret per ti kundërshtuar me protesta dhe me rebelime ne kryengritje te armatosura ne vitet 1910, 1911 dhe 1912.
Ne një interviste te botuar ne gazetën italiane “Il Giornale d’Italia” Ismail Qemali pohonte: “Kushtetuta nuk është një qellim më vehte, por është një mjet për te bere te përparoj dhe te zhvillohet vendi. Kurse “Bashkim e Përparim” e përdor Kushtetutën si qellim dhe me pretekstin se gjasma don ta mbroje atë, qe nuk rrezikohet prej askujt, e mban vendin ne një situate shtypjeje te pa-levizeshme, duke i bere gjithmonë te renda veshtersite e popullit brenda Perandorisë. Ismail Qemali e mbyllte intervistën e tij, me një elokuence mendimi tepër te thelle ku shtonte “unë i njoh fare mire cilësitë e Turqve te Rinj, ne partine Bashkim e Perparim ka burra me vlera te mëdha dhe me atdhedashuri te sinqerte prandaj nuk dua t’ua heq asnjërën prej meritave qe kane por duke pa rrugën e keqe qe ato po ndjekin, unë e kam për detyre te protestoj, ne emër te lirisë dhe te interesave te përgjithshme te vendit.
Gjate seancave parlamentare, pati dhe diskutime te ashpra me debate te forta midis opozitarëve shqiptar dhe qeverise xhonturke. Shqiptaret akuzuan qeverinë xhonturke për politikë reformuese, centralizuese dhe imponuese në viset shqiptare. Gjate mandatit te pare parlamentar, Ismail Qemali se bashku me një grup te vogël deputetesh u gjate viteve 1908-1912 u rreshtuan ne krah te opozitës parlamentare, te cilët patën qëndrimet te qarte politik ne mbështetje te kauzës dhe te interesave shqiptare. Sipas Ismail Qemalit qeveria xhonturke ishte e vendosur kundër parimit të nacionalitetit dhe se ajo nuk arrinte të kuptonte kërkesat e shqiptarëve. Mos pranimi i parimit të kombësisë, Ismail Qemali e gjykonte si gabimin më të madh të Turqve të Rinj.
Duke nisur nga fundi i vitit 1911, fillim i vitit 1912 situata politike, ekonomike e sociale e shqiptarëve në Perandorinë Osmane u përkeqësua. Në parlament pati debate edhe me të forta mes deputetëve shqiptarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë osmane.
Ata i kërkuan kabinetit të qeverisë që të mos përdoret dhunë ndaj shqiptarëve; të investohet në shkolla shqipe të subvencionuara nga Stambolli; të zgjedhin me vullnet të lirë alfabetin latin ose arab; të zbatohet marrëveshja e gushtit të vitit 1911 etj, etj,,,.
Pavarësisht sa më sipër, situata nuk njohu përmirësim dhe shpresa e shqiptarëve tek rruga parlamentare u venit. Ndërkohë për shkak të zhvillimeve të reja, që lidheshin sa me faktorë të brendshëm po aq sa edhe me të jashtëm, parlamenti më 18 janar 1912 u shpërnda dhe u vendos të shkohej në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pas shpërndarjes së parakohshme të parlamentit, në janar të 1912-ës, I. Qemali nuk arriti të fitonte mandatin e II-të, të deputetit por gjithsesi ai nuk e ndaloi veprimtarinë politiko-diplomatike nëpër kancelaritë Evropiane si ate te Vjenës, Romës, Londrës, etj, për të lobuar në mbrojtje të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë per autonomi. Sipas Ismail Qemalit, kjo mbështetje nuk favorizonte vetëm shqiptarët por edhe Perandorinë Osmane dhe Fuqite Evropiane. Konkretisht, ai kërkonte që të njihen sa më parë kufijtë dhe t’i jepej autonomia Shqipërisë.
MISIONI DIPLOMATIK ISMAIL QEMALIT
Veprimtaria e Ismail Qemalit ne marrëdhëniet ndërkombëtare ndiqej me interes dhe nga diplomatë te ndryshëm. Udhëtimet dhe takimet e tij përshkruheshin me detaje nga diplomatet austro-hungarez, britanike, italiane, grek etj… sepse e shikonin si një potencial te forte politik e diplomatik dhe njeri me vizon për te ardhmen e vendit. Sipas burimeve arkivore qe janë hulumtuar për zhvillimin e punimit rezulton se Ismail Qemali kishte zhvilluar takime te shumta me përfaqësues te rangjeve te ndryshme diplomatike dhe me drejtues te kancelarive evropiane, si dhe me mërgatën shqiptare neper shtete te ndryshme. se komuniteti shqiptar.
Ismail Qemal kishte zhvilluar një takim ne vitin 1908 ne Londër me ambasadorit italian, Marcheze San Giulliano dhe i kishte paraqitur programin e tij politik qe me pas po ky ambasador u emërua Ministër i Jashtëm i Italisë. Ne relacionin dërguar Ministrisë se Jashtme te Italisë, San Giulianno pohonte se pata një takim me nje inteligjent shqiptar qe e njoh prej vitesh, Ismail Qemal beu dhe gjate bisedës se zhvilluar ai kishte paraqititur opinionin e tij rreth Perandorisë Osmane dhe i frikësohej politikes xhonturke. Ismail Qemali shtonte se shqiptaret Toske e Gege dëshirojnë kushtetutën, lirinë, qetësinë dhe progresin duke lënë te hapur mendimin, se ne rast se nuk arrihen do te ketë trazira. Mendimi qe Ismail Qemali i kishte parashtruar diplomatit italian ne Londër, ne gusht te vitit 1908 ishte për një autonomi ne zuazen e Perandorisë. Nder te tjera, Ismail Qemali i kishte lënë te kuptoje se Italia nuk interesohet për pjesën veri lindore te Shqipërisë. Ne versionin e botuar do te paraqitet dokumenti i dërguar nga San Giulianno për krye-diplomatin Tittoni ne Rome me programin politik te Ismail Qemalit, i cili i mbeti besnik gjate mandatit si deputet ne parlamentin e Stambollit e ne vazhdim.
Ismail Qemali shprehej se, shqiptarët reaguan pas shtypjes dhe forcës që ushtruan Turqit e Rinj ne vitin 1910 ne Vilajetin e Kosovës, 1911 ne Malësi te Mbishkodrës për të imponuar me çdo kusht implementimin e reformave. Kjo situate pakënaqësie përshkallëzoi dhe ne vitin 1912.
Ne janar te vitit 1912 ndodhen dy ngjarje te rëndësishme qe ndryshuan rrjedhën politike ne viset shqiptare, se pari, shpërndarja e parakohshme e parlamentit dhe, se dyti, mbledhja e taksimit në janar të 1912-ës. Ne zgjedhjet e parakohshme qe u zhvilluan ne vitin 1912 xhonturqit bene te pamundurën qe Ismail Qemali, te mos te fitonte mandatin e deputetit sepse ata e konsideronin një prej kundërshtarëve me te forte politik dhe influence te madhe tek shqiptaret brenda dhe jashtë vendit. Ismail Qemali nuk arriti të fitonte mandatin e II-të, të deputetit por gjithsesi ai nuk e ndaloi veprimtarinë politiko-diplomatike nëpër kancelaritë Evropiane për të lobuar në mbrojtje të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë. Ai përpiqej që të binte diplomacinë e Vjenës, Romës, Londrës, etj, se ishte në dobi jo vetëm të shqiptarëve por edhe të Perandorisë Osmane dhe të Fuqive Evropiane që të njihen sa më parë kufijtë dhe t’i jepej autonomia Shqipërisë. Veprimtaria e Ismail Qemalit ndiqej me interes nga diplomatët e huaj, të cilët nëpërmjet relacioneve, njoftimeve dhe telegrameve të ndryshme raportonin tek eproret e tyre rreth gjendjes së shqiptarëve në prag të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas burimeve diplomatike situata ishte ne përkeqësim me daljen e pranverës se vitit 1912. Me e tensionuar ishte popullata në verilindje të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët ballkanikë e ndoqën me shumë kujdes situatën dhe mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj kërkesave të shqiptarëve. Në një takimin që Ismail Qemali pati me diplomatin italian Labia, ishte shprehur se shqiptarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Italia edhe pse gjithmonë kishin shpresuar shumë tek ata. Ismail Qemali i kishte kërkuar konsullit që shteti i tij, Italia te mbështeste shqiptaret dhe t’iu shpërndante një sasi të konsiderueshme armësh. Në atë takim, Ismail Qemali i kishte folur se i frikësohej rrezikut të ndonjë ndryshimi territorial në dëm të programit shqiptar sepse Lufta Italo-Turke e kishte dobësuar Perandorinë Osmane. Ai ishte takuar dhe me përfaqësuesit e lartë të qeverisë greke, përkatësisht Kryeministrin Venizelos dhe ministrin e Jashtëm, Lambros Koromilas. Gjatë bisedimeve Ismail Qemali iu kishte kërkuar mbështetje në të holla dhe armatim për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Përgjigjja e qeverisë greke për të mbështetur kërkesën e I. Qemalit rezulton negative për shkak se binte ndesh me interesat e saj në vilajetin e Janinës. Ai vijonte te zhvillonte takime te ndryshme me përfaqësues te Perandorisë Austro-Hungareze, Britanike dhe Italiane duke iu kërkuar mbështetje dhe ndihma për Lëvizjen Kombëtare. Sipas mbledhjes se Taksimit ne janar 1912, Hasan Prishtina do te organizonte Kryengritjen qe do te inicionte ne Kosove per t’u shtrire ne te gjitha viset shqiptare dhe Ismail Qemali ishte caktuar te lobonte ne Evrope për te fituar mbeshtjen e ndërkombëtareve dhe takonte komunitetin shqiptar për te mbledhur fonde.
Me 11 tetor 1912 krye-diplomati Berchtold kishte deklaruar përpara delegacionit hungarez: “politika jone ne Ballkan nuk është një politike pushtimi, por kjo nuk do te thotë se nuk interesohemi per ngjarjet qe ndodhin ne këtë krahine. Ne kemi ne Gadishullin Ballkanik interesa jetësore dhe ne do t’i mbrojmë sido qe te ndodhe”.
Me 26 tetor 1912 Ismail Qemali niset nga Stambolli dhe arriti ne Bukuresht se bashku me Luigj Gurakuqin për tu takuar me patriot shqiptare, te cilët kishin punuar për çështjen kombëtare dhe kishin mbledhur edhe fonde. Pas këtij udhëtimi te rendesishem, qellimi i Ismail Qemalit ishte te arrinte te konludonte me sukses dhe te merrte bekimin e diplomacive Evropiane, kryesisht te Perandorisë Austro-Hungareze.
Ne Vjenë Ismail Qemali u takua me ambasadorin britanik, italian dhe ajo qe ishte me e rëndësishme për te dhe te ardhmen e Shqipërisë, takimi me Ministrin e Jashtem te Austro Hungarisë, Berchtoldi. Ismail Qemali arriti te binte Vjenën qe te ngarkonte shoqërinë “Llojd” per t’i dhënë një anije qe ta dërgonte ate se bashku me patriot te tjerë ne Durres. Ai insistonte qe te nisej sa me pare për ne Durrës, pare se Shqiperia te pushtohej nga fqinjet ballkanik. Ne Trieste te Italisë, Ismail Qemali u takua me Luigj Gurakuqin dhe patriot tjere shqiptare dhe u nisen per ne Durrës. Sipas raportit te policisë, Ismail Qemali se bashku me 14 patriot shqiptar u nis nga Trieste për ne Durrës. Per disa arsye te ndryshme ishte e pamundur shpallej Pavarësia nga Durrësi dhe ata iu drejtuan Vlorës. Me 26 nentor 1912, Ismail Qemali se bashku me delegate te tjerë arriti ne Vlore dhe u priten me entuziazëm dhe gezim te madh. Ismail Qemali bashke me patritot te tjerë bene përgatitjen për Hapjen e Kuvendit Kombëtar. Kështu, me 28 nentor 1912 Shqipëria shpallet e Lire dhe e Pavarur. Konsulli austriak ne Vlore, Lejhanec njoftonte se me 28 nëntor: “Kongresi shqiptar shpalli sot ne oren 4 pasdite Pavarësinë e Shqipërisë “. Kështu, me mbledhjen e Kuvendit ne Vlore dhe me shpalljen e pavarësisë iu hap rruga e shtet-formimit dhe parlamentarizmit ne Shqipëri. Delegatet ne Vlore zgjodh Qeverinë e Përkohshme, te kryesuar nga Ismail Qemali.