PALERMO, 29 mars /- Lech Walesa në një mbledhje në Palermo për Evropën dhe Mesdheun deklaroi se “sigurisht që nuk mund t’i falet Putinit ajo që bëri. Por njëkohësisht askush nuk mund të hapë një luftë”.
Ish-presidenti polak dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen, që nesër do të marrë çmimin ”Qytetar nderi” i Palermos, shtoi se “askush nuk do që të humbasë shumë, pra të përpiqemi të dialogojmë, duke vlerësuar dëmet që nuk duhet të lejohen absolutisht të ndodhin”.
Sipas Walesas “kjo ngjarje është një provim solidariteti për Evropën dhe botën. Nëse do të jemi të bashkuar, kjo gjëndje do të rregullohet. Jam optimist për këtë gjë pasi kam treguar me ‘Solidarnost’-in se mund të fitohet. Por në këtë rast nevojitet një tjetër tip solidariteti, duhet reflekuar mbi atë që mund të japë çdo vend”.