Pas ceremonive fetare ne Xhamine Et’hem Beu ne Kryeqytet,në Pallatin e Brigadave prej orës 14 .00 u organizuan homazhe në nderim të Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA -s të vrarë në krye të detyrës mëngjesin e djeshëm(24 Qershor 2015) në Lazarat.Mijëra qytetarë, miq, e familjarë, por dhe përfaqësues më të lartë të shtetit, qeverisë e trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit 31 – vjeçarit, i mbetur i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me një grup kriminal në Lazarat.Në një ceremonial të organizuar në Pallatin e Brigadave për Ibrahim Bashën, mbajtën fjalime, Kryeministri Edi Rama, Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Në orën 16.00 trupi i pajetë i Bashës ështe varrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Rama: Ibrahim Basha, simbol i sakrificës
Kryeministri Edi Rama ka bërë vlerësimet maksimale në homazhet në nder të efektivit të vrarë një ditë më parë në Lazarat.“Ibrahimi sot do të varroset si dëshmor në kohë paqeje. Jemi sot këtu që ta nderojmë atë, edhe pse nderimi ynë nuk mund t’i kthejë atij të ardhmen që ia morën. Jeta e tij ndaloi për shkak të detyrës, ndaj ne jemi këtu për ata që sakrifikojnë jetën e tyre për një vend më të sigurt”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, të gjithë njerëzit e mbledhur sot në këto homazhe ndodhen përpara një heroi, “provë e gjallë e një vlere të paçmuar, që duhet të na kujtojë se paqja nuk është dhuratë e zotit, por përkushtim dhe sakrificë i njerëzve që nuk i njohim”.“Ndaj përulem me ndjenjën më të thellë të respektit përpara prindërve dhe familjes së Ibrahim Bashës”, ka thënë Rama.“Unë nuk e kam njohur Ibrahimin, as ju që jeni të pranishëm këtu nuk e keni njohur. Ne nuk dimë asgjë për Ibrahimin. Nuk dimë as si u ndje kur iku të luftonte jashtë atdheut, Ne nuk e njohim dhe nuk kemi për ta njohur ndonjëhërë, por erdhem për ta nderuar. Prania jonë është një kujtim për rrugën e tij të re. Fjalët tona nuk mund ta zbusin zemrën e bërë gur të familjes së tij. E ardhmje dhe endrra e tij kanë mbaruar.Duke nderuar këtë njeri që nuk na lidhe asgjë nuk ulemi para një të vdekur, por përpara një simboli të sakrificës. Trupi që kemi përara është shëmbëlltyra e një ideali.Ai ishte në anën e cdo familje shqiptare. Ju familja e Ibrahimit i mësuat vlerën e nderit të respektit dhe të detyrës. Mëund të duket e kotë cdo frymëmarrje teksa djali juaj nuk merr frymë. Mos e troturoni veten me kujtime që ju la. Mendoni sesa shumë familje shqiptare janë mirë falë sakrificave të dajlit tuaj”, vijoi ai.
Ambasadori Lu: Në emër të SHBA, mirënjohje Ibrahim Bashës
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke folur në homazhet në nder të efektivit Ibrahim Basha, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij në misionet paqeruajtëse.“Ne nderojmë kontributin e nëntetar Ibrahim Bashës në Irak e Afganistan. Ai ka marrë medalje për shërbimin e ofruar në këto misione të rrezikshme”, ka thënë Lu.Në emër të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së tij dhe shqiptarëve.“Sfidat na bëjnë më të fortë, vështirësitë na e bëjnë rrugën më të qartë”.
TAHIRI:DORA E PABESE DO TE NDESHKOHET!
Tahiri në homazhet e zhvilluara për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili u vra në Lazarat.“Thonë se heronjtë njihen kur flenë nën dhe’, po ti ishe hero dhe për së gjalli me shokët e tu, të vendit tënd dhe të huaj. E gjithë Shqipëria u shtang se dora e krimit dhe terrorit të mori jetën, këtu në vendin tënd, ku luftë nuk ka, po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoqë që kanë mbjellë plagë të neveritshme në trupin e vendit tonë, siç është dhe fshati ku ca kriminelë të morën jetën ty. Luftove për të bërë të lirë e të sigurt vende të tjera e popuj të tjerë, po jetën tënde e dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë”, vijoi ministri.Tahiri u shpreh më tej: “Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka mbi dy dekada që rritet për t’i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin, drejtësinë. Ajo dorë mori jetën tënde, në atë fshat plot me njerëz të ndershëm, po ku kanë mbetur ende disa kriminale të përdorur. Në atë fshat që vjet e çliruam nga droga e krimi po që nuk kemi mbaruar ende. Ti dhe shokët e tu dini diçka që nuk e thoni kurrë, dini diçka që publiku nuk e di shpesh, krimit i mjafton të ketë sukses një herë në 100 apo 1000 raste, ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. E djeshmja ishte dita jote e pafat, Ibrahim. Na kanë vrarë të gjithëve nga pak, ajo dorë ka goditur shtetin”, tha Tahiri.
Meta: Shteti të reagojë me forcën e drejtësisë
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se, Ibrahim Basha e kreu me nder detyrën e tij, ndaj meriton nderim dhe mirënjohje të përhershme.“Ti dhe kolegët e tu na keni bërë krenarë me kontributin tuaj. Fatkeqësisht, terrorizmi goditi në mënyrë të pabesë. Eshtë detyra jonë, e shtetit dhe shoqerisë, të vendosim drejtësi”, ka thënë Meta.Ai ka shtuar se, “kjo sakrificë sublime duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe një drejtësi të fortë”.Tahiri: Dora e pabesë do të ndëshkohet