Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit./
TEL AVIV, 5 maj / Izraelitët mbajtën sot dy minuta heshtje, ndërkohë që sirenat ranë në përkujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.
Në orën 10:00 (07:00 GMT) sirenat shënuan edhe fillimin e vendosjes së kurorave me lule në qendrën përkujtimore të Holokaustit ”Yad Vashem”.
Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit.
Ceremoni përkujtimore po zhvillohen sot edhe në shkollat, kolegjet dhe universitetet në të gjithë vendin.
Në ceremoninë në ”Yad Vashem”, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se antisemitizmi në botë mbetej ende i përhapur.
”Ideologjia naziste i përcaktoi hebrenjtë si burimin e çdo gjëje të keqe në botë”, deklaroi Netanyahu.
Në Poloni, rreth 10 000 të rinj hebrenj do të marrin pjesë në të ashtuquajturin Marshimi i Jetës, një distancë prej tre kilometrash nga Aushvici në Birkenau, dy kampet më famëkeqe naziste të përqëndrimit.
Jakov from Israel says
Une ju nfalenderoje per ate qe na kujtoni ne diten tone me mallengjyese te vitit ,te cilen ne cdo vit do ta kujtojme sepse armiku me i rezikshem eshte ai qe harrohet edhe pse sot kemi mardhenie te mira me shtetin gjerman .Ne asnje menyre nuk mund te pranoje se gjithe gjermanet jane antisemite mbasi edhe atje ka patur shembuj pozitiv te qendrimit ndaj nesh .Sot me Mjuzeun e famshem te Jad Va Shemit ka mbi 140 milion dokumenta qe akuzojne ate qe per shume te tjere eshte genjeshter dhe shpikje e hebrejve ,por edhe 21 000 shpetues te hebrejve ne Europe ku prej shtetit ku katastrofa ishte me edhimbshmja –ne Poloni ka numrin me te madh te shpetuesve –18 000 persona ,te cilet edhe ne kushtet e nje terrori dhe rreziku ekstrem -mbrojten shume familje hebrejsh -ashtu sic bene 60 familje shqiptare -I kam falenderuar vazhdimisht nga zemra te gjithe ata persona humane qe rrezikuan jeten e tyre per te shpetuar jete jehudijsh –Faleminderit nga zemra !