KOMENT PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT 2013/
Nga Prof. Thanas L. GJIKA/SHBA/
Në fushatën e sotme për zgjedhjet e 23 qershorit, forcat kryesore janë polarizuar midis Partisë Demokratike me z. Sali Berisha në krye dhe Partisë Socialiste me z. Edi Rama në krye. Arsyetimi kryesor që përdoret sot për të mbushur mendjen e popullit shqiptar se nuk duhet votuar z. Sali Berisha, është nevoja e rrotacionit, zëvendësimi i tij me z. Edi Rama, mbasi ai ka qëndruar shumë gjatë në pushtet dhe ka bërë gabime të rënda…
Për mendimin tim ky arsyetim nuk është bindës, mbasi:1. Rrotacioni është një domosdoshmëri në vendet me demokraci të zhvilluar, si SHBA, shtetet e Europës së Bashkuar, etj, por jo për vende me demokraci të brishtë, si Shqipëria, që kanë kaluar një periudhë të gjatë kohe nën zgjedhën e egër komuniste. Z. Sali Berisha vërtet ka qendruar gjatë në pushtet dhe ka berë gabime, të cilat i pranon dhe vetë, por detyrat kryesore ai i ka kryer mirë. Sot Shqipëria, nga një shtet në gjendje kome që ishte në vitet 1991-1994, është forcuar, ka hyrë në NATO dhe po ecën me sukses drejt Europës së Bashkuar. Fshatarësia shqiptare sot ka toka e bagëti, ka shtëpi të reja, është e punësuar në pronën e vet. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë jetojnë sot shumë, shumë më mirë se në vitet 1945-1991.
2. Partia Socialiste e Shqipërisë, si vijuese e drejtpërdrejtë e PPSH / PKSH ka pasur e ka nevojë dhe detyrë të zhvillojë së pari katarsën e vet, për t’u çliruar nga mendësia komuniste. Që kjo parti të kthehet në një forcë të vërtetë demokratike duhet të pranojë sukseset e kundërshtarit, duhet të mos shajë e shpifë kundër çdo bëme të Partisë Demokratike në pushtet, por të japë obsionet e saj më të mira. Z. Edi Rama, në vend që të merrej me rigjenerimin e partisë së tij këto tetë vjet të qëndrimit në opozitë, kreu veprime shumë të dëmshme politike duke mos hyrë në parlament, duke zhvilluar greva urie e demonstrata pa bukë, duke ushqyer vetëm urrejtje e tifozllëk të sëmurë. Më 21 janar 2011 ai nuk doli në krye të demostruesve, por i la demostruesit si bagëti pa bari dhe demostrata degjeneroi në një demostratë të dhunshme, duke dëshmuar se partia e tij nuk është në gjendje të kryejë një demostratë paqësore, si i zhvillojnë forcat politike demokratike.
3. Unë mendoj se fitorja e z. Sali Berisha më 23 qershor 2013 do t’i bëjë mirë të dy forcave kryesore politike, pra do t’i bëjë mirë së ardhmes së Shqipërisë. Kjo fitore do të sjellë si pasojë mënjanimin e z. Edi Rama nga kryesia e PS-së. Kjo parti do të shpëtojë nga ky kryetar i rastit e ambicioz, i cili për hir të mbajtjes së karrikes e shkatërroi PS-në duke mënjanuar shumë prej elementëve të pjekur të saj. PS-ja gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të ketë mundësi të rigjenerohet dhe të përgatisë kuadro të pjekur për të konkuruar denjësisht në zgjedhjet e vitit 2017. Nga na tjetër dhe PD-ja gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të ketë kohë të përgatisë kuadro të reja që po rriten në gjirin e saj për të vijuar edhe më mirë se z. Sali Berisha lojën politike të pluralizmit me tolerancë e pjekuri për të dëshmuar se dhe ne shqiptarët meritojmë të hyjmë në BE.
Sadik Elshani, Philadelphia says
Ne asnje demokraci rrotacioni nuk eshte nje domosdoshmeri,por gjithmone duhet te jete nje mundesi. Nje proces ku votimi eshte i lire, i paster dhe i ndershem, kjo eshte nje domosdoshmeri. Te fitoje ai qe ka punuar me shume per te perparuar vendin, ai qe i ka mbajtur premtimet e dhena dhe ai qe ka nje vizion me te qarte per te ardhmen e vendit.Zgjedhjet jane nje gare, dhe ne kete gare te fitoje me i miri.Humbesi ta uroje fituesin dhe fituesi ta respektoje humbesin dhe te dy palet t’i ofrojne njeri-tjetrit bashkepunim te cilter per hir te interesave madhore te kombit tone. Kam shume respekt per prof. Xhiken dhe plotesisht pajtohem me mendimet e tij.
Kole Juncaj says
Do ishte me mire qe Shqiperia te farosej si Sodoma e Gomora para se “Doktori i bllokut” te marre mandatin e trete.Dukesh qe ju zoti Gjika e paski pak serbijanizem ne tru.”Gjika?”ndoshta je edhe ortodoks edhe nga feja? hemmm
Jhonathan says
Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari dhe Bahri Omari jane figura te nrpbrkemeuea gjate 50 viteve. Ekziston nje repertor i gjere epitetesh negative te sajuar nga regjimi mbi personazhe te tilla.Mendoj se qellimi kryesor i propozimit te tyre eshte pikerisht persekutimi i padrejte. Ndersa, nga ana tjeter, Nikolle Kae7orri nuk ishte ne listen e zeze te komunizmit, megjithese mbahej ne hijen e kujteses. Njezet vitet e fundit eshte bere mjaft ne funksion te respektimit te plote te kesaj figure te rendesishme. Sikur Leles do t’i interesonte seriozisht objektivizmi atehere duhet t’i shtone listes te pakten edhe emrin e Vehbi Dibres, por duke qene se ai e shikon Evropen permes dritareve te Shen Pjetrit natyrisht qe nuk do te presim me teper. Shtojme ketu edhe faktin komik qe Lela krahason Kadarene me Skenderbeun duke u nisur nga titulli Atlet i Krishtit qe te Kadare shnderrohet ne Eunuk i haremit te rradhes . Nga ana tjeter, ne kete shkrim Xhufi nuk duket i angazhuar fetarishr, porse vahzdon me kokefortesi te mbroje disa mesime historie te shkollave 8-vjee7are te kohes se Xhaxhit. Ai akoma mendon se Shen Naumin ishte thjesht akt tradhetie. Atehere, e7fare duhet te themi per Skederbeun qe tregtoi Krujen tek Napoli apo per nje rroge vjetore disa rrethina te Shkodres tek Venediku? Sikur te mos ishim i vetmi vend i fshatit ballkanik qe nuk guxon akoma te kritikoje heroin kombetar, megjithese jemi vendi qe me shume se te tjeret perjashto Slloveni e Kroaci pretendon se i perket kultures perendimore, Xhufi nuk do te kishte as material racional per t’iu qasur historise ne ate menyre.Une nuk e di te kete ndonje historian italian te niveleve oborrtare , si Xhufi, qe konsideron kalimin e Nices (vendlindja e Garibaldit) dhe Savojes (prejardhja e familjes mbreterore italiane) nen suzerenitetin francez si tradheti e Kavurit, Garibaldit dhe Viktor Emanuelit. Per sa i perket figurave te tjera qe ai promovon duhet thene se e meritojne panteonin mitologjik, edhe pse Vaso Pasha adhurohet tashme prej dekadash: eshte si te thuash Ismail Qemali. Sic duket beu qe nuk i pelqen Xhufi eshte akoma Ahmet Zogu, megjithese ta cilesosh Zogun si osman eshte sikur te thuash se Kadare eshte musliman. Nese e shqetesojne titujt, edhe tek lsita e Xhufit ka nje pasha e nje bej. Dy me te neperkemburit e asaj liste ne te gjitha regjimet jane Hasan Prishtina e Ndre Mjeda, ku i pari, nese nisemi nga perceptimi klasik i shqiptarizmit, perben mbase te vetmin misherim te idealeve shqiptariste tek nje intelektual i atyre viteve.