NGA HASAN KOSTRECI/New York/
Debatet që po zhvillohen këto muajt e fundit në lidhje me ditën e 29 Nëntorit, po krijojnë edhe njëherë ndasira, prej të cilës ne shqiptarët kemi vuajtur aq shumë dhe na ka kushtuar. Përça e sundo është një fenomen i njohur dhe i aplikuar tek ne qysh nga pushtimi Otaman, por duke u itensifikuar edhe më shumë gjatë diktaturës, na mbeti i trashëguar dhe herë pas here e kur duhet, përdoret edhe sot. Nxjerrja nëpër ekranet televizive, përshëmbull, e disa figurave të diskutueshme, të cilat, me hallet dhe problemet që shoqëria jonë aktualisht ka ,veçse e iritojnë edhe më shumë. Tentimi gjithashtu për të rrëzuar ndonjë bust apo monument dhe sidomos ballafaqimi me portretin e duktatorit në disa manifestime, janë veprime flagrante, të cilat të lenë te dyshosh se më njëzet e nëntë, do avancohet edhe më tepër e do bëhen aventura.
Dihet që nazizmi gjatë luftës së dytë botërore, pushtoi pothuajse krejt Europën dhe pavarësisht rezistencës së disa vëndeve, si Franca, Greqia, Jugosllavia, sidomos Polonia, përfshirë këtu edhe angazhimin modest të Shqipërisë, pa pjesmarrjen dhe aleancën e tri fuqive të mëdha; Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe ish Bashkimit Sovjetik, ai regjim do qe përhapur dhe do kishte përfshirë gjithë botën.
Pra, vetëm këto tri shtete me potenciale të fuqishime arritën që ta gjunjëzojnë dhe më
9 Maj të dyzet e pesës, të shpallin edhe kapitullimi pa kushte të tij.
Kjo datë festohet në të gjithë Europën dhe quhet si dita e fitores mbi nazizmin, por deri sa në koalicion, siç thuhet, me anglo – amerikanët paskemi qënë dhe jo me lindorët, pse të festojmë vetem 29 Nëntorin, të cilën gjatë diktaturës e frymë me aq shumë ngjarje e historira, një pjesë të pa qëna, sa dolëm edhe jashtë realitetit.
Në përvjetorët që çdo vit me këtë rast organizoheshin, bëhej gjithashtu mjaft bujë e pompozitet dhe topat e tanket që nxirreshin nga hangarët vetëm për atë ditë, ishin vetëm një çfaqje teatrale, që ashtu si ato shtatë qind mijë bunkerët e ndërtuar në të katër anët e vëndit, kishin për qëllim t’i mbushnin mëndjen popullit shqiptar të pa informuar dhe të izoluar nga bota, se qemë një forcë e madhe dhe e pa thyeshme, që nuk i trëmbeshim çdo lloj armiku, të brëndëshëm apo të jashtëm. Sot ky lloj donkishotizmi, sigurisht nuk shkon dhe është një detyrë e historianëve, jo vetëm profesionale, por edhe patriotike që të rishikojnë edhe njëherë ç’ka është thënë dhe të thonë të vërtetën, ndryshe sa herë që do diskutohen Kongresi i Përmetit, i Beratit, i Pezës, i Labinotit e kështu me radhë, gjithmonë e më shumë do krijohen debate e sherre dhe gjithmonë e më shumë përpara gjeneratave të reja, do bëhemi qesharakë.
Komunizmin nuk e shpikëm ne, por na u importua dhe Jugosllavët, për të realizuar qëllimet e tyre, zgjodhën pikërisht Enverin, i cili karierën e tij e nisi, e ndërtoi dhe e mbylli vetëm me mashtrime, vrasje dhe eliminime jo vetëm ndaj kundërshtarëve të tij politikë, por edhe ndaj bashkëpuntorëve, që ai supozonte se mund t’i zinin karriken, prandaj, nëqoftëse për pesëdhjet vjet e kemi pranuar si komandant, udhëheqës dhe strateg të madh, sipas fakteve, por edhe nga të thënat e ish kolegëve të tij, del një dinak, vrasës e kriminrl, epitete me të cilat e cilësoi gjatë një interviste në kanalin televiziv “Shqip”edhe vetë zoti Rahman Perllaku. Atëhere a do vazhdojmë akoma me të tilla iluzione, apo do thënë realiteti, që edhe shqiptarët si brënda dhe jashtë atëdheut, të qetësohen shpirtërisht, të lenë euforitë dhe të nisim rrugën e pajtimit.
Me të drejtë zoti P. Milo, thotë, se periudhën mbas luftës e kemi dënuar dhe vazhdojmë ta dënojmë. Fjalën e ka, sigurisht për krimet dhe diktaturën që u instalua mbas vitit dyzet e katër, atëhere nëqoftëse vetëm dyzet e treshi, paska qënë një vit i mbrapshtë i cili na përçau dhe po na shkakton akoma andralla, e lemë në harresë dhe të merremi e të nderojmë ata që u vranë, nga të dyja krahët, të cilët u flijuan për idealizëm dhe pa ditur se ç’do ndodhte më pas.
Nëqoftëse nismëtarët e komunizmit, përfshirë edhe ato pak femra, pjesmarjen e të cilave, zoti P. Xhufi e cilësoi si emancipim, diktatori i vrau dhe i masakroi; Nacionalistët dhe kundërshtarët politikë, gjithashtu po, atëherë kush pjesë e shoqërisë janë këta që paskan aq shumë nostalgji për atë periudhë dhe duan ta kujtojnë. Mos ndofta brezi i dytë apo edhe ndonjë i tretë i atyre që sistemi diktatorial, për të mbushur vakumin, i zgjodhi nga baza dhe nga që për karriken e tij, nuk paraqisnin rrezik, u lanë të lirë që të xhvasin dhe të shpërdoronin sa mundën pasurinë e popullit. Këta me siguri që ndjejnë nostalgji, sepse kanë ç’të kujtojnë, por në parakalimin që me rastin e kësaj date mendojnë të bëjnë, do t’u rrëfejnë gjeneratave të reja, se jemi ne ata që e shkatërruam këtë vënd dhe e sollëm në këtë gjëndje. Jemi ne që i detyruam ata mijra të rinj, gra, pleq apo fëmijë, të braktisën vëndin dhe të marrin arratinë; Jemi përsëri ne fajtorë për ata qindra të tjerë që në kërkim të lirisë, përfunduan në ujrat e Jonit apo të Adriatikut. Nëqoftëse për këto e të tjera, s’u nxihet faqja dhe nuk u vjen zor, le të parakalojnë, sepse ndofta atë ditë në tribunë del edhe e veja e diktatorit dhe u përshëndet.
ata ne foto zoti hasan jane femije dhe ata e dine komunizmin nazifashizmin e pluralizmin ashtun sin ia themi ne dhe ne apo ca palo historiane nuk i themi qe nazifashizmi ishte nje ryme anti njerezore qe ne veze si ne teori dhe ne praktike ku as nje njeri apo komb apo fe nuk eshte superior mbi te tjeret por te gjethe kane vlerat e veta ne historine e zhvillimin njerez dhe sot gjermania dhe italia japonia jane shtete demokratike e te zhvilluar ku shume partizane apo femijet e tyre e lane vendin e tyre te cliruar e jetojne mne mire ne keto vende se komunizmi ishte nje ryme anti njerezore qe ne veze si ne teori me keq ne praktike qe qe partizanet apo ballistat nuk ishin as trima as te ndershem por luftuan mes vedi per pushtet qe lufta clirimtare ish nje lufte civile se shqiperia nuk u clirua qe demokracia apo plurealizmi eshte ryme njerezore qe ne veze por qe ne praktike po e prishim ne bashke komunista e ballista me korrupsion vjedhje mos ndeshkim i krimit marveshje mafioze midis majtistave e ballistave etj etj edhe ju ketu ne dielli mos na i nxirni ballistat bura te mire se i kemi provuar mbi kuris keto 20 e ca vjet shqiperia realisht eshte me 28 nentor por diktatori meqe kjo date perkonte me diten e pavaresise per ti dhene rendesi e vet shpalli 29 dhe kjo eshte e dokumentuar dhe e publikuar nga vete ai na veprat e tij