“I urrej viktimat, që i respektojnë /ekzekutuesit e tyre !” (Jean-Paul Sartre)/
Nga Fahri XHARRA/
Ne Foto:Krye Engjelli Mikael (Mikel / Mëhill), i Rodonit/
Specialistët e trashëgimisë Kulturore,njëkohësisht anëtarë të /Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.) denoncojnë një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit, ku është shkulur një basoreliev disa-shekullor që ata e identifikojnë me krye-engjëllin Mikael (Mikel / Mëhill), ose sikurse thotë historiani Ulqini një objekt pagan. Redoni ilir zinte një hapësirë shumë më të gjerë në bregun lindor të Adriatikut se sa territoret e qytetit të Durrësit.
‘Edhe pse për shekuj me radhë, kjo kala arriti ta mbronte vetminë e saj tragjike, edhe falë një basorelievi të krye-engjëllit Mikael, i cili me shpatë në dorë mbante larg saj hordhitë barbare, kjo kala nuk mundi ti rezistojë gjatë ditëve të sotme. Krye-engjëlli Mikael e mbrojti kalanë e Skënderbeut nga otomanët, nga venecianët dhe nga banorët e zonës përreth, që të mos i shkulnin gurët për shtëpi. Krye-engjëlli Mikael për çudi arriti të shpëtonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshëm ndaj simboleve fetare. Dhe, sot në korrik të vitit 2013-ës, statujën arritën ta shkulin nga muret e Kalasë së Skënderbeut. E shkulën mu në hundën e shqiptarëve, të cilët për të mbrojtur kulturën e tyre, kanë krijuar edhe institucione’. J’accuse !
Kyçi (elementi tjetër i rëndësishëm i relievit) tregon se Rodoni (Redoni) ilir, krahas perëndisë së detit, ishte edhe perëndi e natyrës dhe udhëtarëve, perëndi mbrojtëse e tregtisë, kaq e zhvilluar në këtë zonë.
Po pyet bota për shqiptarinë sa të madhe e kanë cmendurinë? ( e përmjerrën përmendorën e Gjargj Kstriotit – Skënderbeut) . J’accuse !
Shukri Zymberi në bashkëveprim me disa banorë të fshatit Muçibabë dëmtuan skulpturën e figurës kombëtare Idriz Seferi. Skulptori thotë se banorët e këtij fshati dëmtuan veprën e tij, sepse Idriz Seferin e konsiderojnë tradhtar dhe nuk e duan ngase besojnë se ai ishte i fesë katolike.J´accuse !
“I urrej viktimat, që respektojnë ekzekutuesit e tyre !”thoshte Jean-Paul Sartre .
Me vjedhjen e artit, kulturës po na e vjedhin edhe historinë.
”Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit ose Kisha e Gogëve (e vllehëve) si i thotë populli. Kjo ka historinë e saj. Sërbët e kanë djegur disa herë në kohën e Turkut, se vllehët nuk pranonin gjuhën sërbe në kishë. Ka atje disa varre të vjetër, me kryeshkrime greqishte që mund të na shërbejnë si dokumente historike për të vërtetuar se pjesa më e madhe e popullsisë sërbe e Prizrenit është, në realitet, një popullsi shqiptare-rumune e sërbizuar përmjet kishës, dhe e cila, dikur, ka dashur të rrojë jetën e vet kombëtare.”(Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve, Mitrush Kuteli) dhe diku më largë te Bajrakli Xhamia: ”Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.”(po aty).
I nderuari Mitrush Kuteli -Ne jemi viktimat, që i respektojmë ekzekutuesit tonë
”Mëndimi i përgjithshëm i popullit tonë, sikurse i cdo populli tjetër, vetëm ai është i pagabueshëm” pohonte Frang Bardhi .” Gjithashtu nuk mund të mos merret në këtë rast si një dokument shumë i rëndësishë dashuria e pa besueshme e epirotëve ndaj Skënderbeut, sepse ,me siguri ata nuk do ta kishin dashur aq tej masës sikur Skënderbeu të mos kishte qenë epirot. Kjo është e qartë sepse epirotët nuk luftojnë me qejf nën një prijës prej kombësije të huaj.Dhe që e kanë dashur sa s´ka më ku të vejë, duket sheshit nga puna se ushtarë e tij shumë shpesh hidheshin në rreziqet më të mëdha për të mbrojtur vetë Skënderbeun. ”(F.Bardhi 1636). Çdo popull e njeh për bukuri zanafillën e vet. Dhe ne?
”Më 17 Qershor 13, në Shipskë, Voskopojë në Kishën e Shën Gjergjit , u vodhë ikonostaset e drurit dhe ajo e arta,si dhe shumë gjëra të tjera me vlerë kulturore.
Ne muajin Mars 2013 nga Kisha e të gjithë të Shenjtërve në Himarë e ndertuar në vitin 1775 , u vjedhën në shtyllat e një ikonostasi te shekullit 18-të.Shkurt ”013 , Kampi i Spaqit në Mirditë me të gjthe që kishte u bart në hekurishte për riciklim.
Dhjetor 2012 , ikonat në Kishën e Shën Premtes të bëra nga Onufri , u vjedhën.”
Vidhet arti ,vidhet trashëgimia ,vidhet historia. Lista e vjedhjeve është e gjatë .( http://ekphrasisstudio.com/art-theft-is-a-crime-stop-looting-heritage-in-albania/ )
Chicago Tribune(janar 1994) me dhëmbje raporton : ÄShqipëria është shumë e pasur me pasuri arkeologjike, janë mbi 300 qendra të tilla arkeologjike që e tregojnë historinë e këtij vendi që nga parahistoria. E tërë historia u bart në Greqi ,Itali Gjermani. Ikonat me vlerë prej 5 million $ u zhdukën nga Manastiri i Ardenicës ” J´accuse!
“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh . “(D. Koçi)
J ´accuse !
Fahri Xharra
29.07.13, Gjakovë