JAM ME AMBASADORIN DONALD LU!/
BASHKOHU DHE TI ME NE!/
Kohët e fundit ambasadori amerikan në Tiranë z. Donald Lu ka qenë shumë aktiv në denoncimin publik të korrupsionit si fenomen dhe të korruptuarve në administratën shtetërore dhe në institucionet publike. Ambasadori ka treguar çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të shporrur korrupsionin dhe të largojnë të korruptuarit nga jeta e tyre.Thjeshtë dhe qartë ai ka thënë,se unë ,ti, tre milionë shqiptarë duhet ti vihemi të korruptuarve dhe po të jetë nevoja të krijojmë Partinë antikorupsion.Le të fillojmë në mënyrë virtuale këtë lëvizje që po të jetë e sukseseshme do ndryshojë të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut.Le ta përcjellim këtë mesazh nëpërmjet internetit,tek të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe.Thjesht një klikim, një “Like” dhe pohimi “Edhe unë jam me Ju”- janë të mjaftushëm për t’i prishur qetësinë “Përfaqësuesve të njeriut te ri”që na la diktatura nëpër këmbë.Le të tregojmë respekt për veten tonë,mjaft i toleruam në paftyrësinë e tyre.Le të bëhemi shumicë qoftë edhe virtualisht dhe Shqipëria do të ndryshojë.Bashkou edhe Ti me ne!
Ndaje këtë mesazh me shokët dhe miqtë e Tu!
Eshtë detyrë.Atdheu thërret bijtë e vet ta shpëtojnë nga erozioni i korrupsionit.Vepro sot,nesër do jetë vonë!
Lek Mirakaj, Nju Jork
Ahmet Hoti, Nju Jork
Sokol Kupi, Nju Jork
Alfons Grishaj, Michigan
Ilir Levonja, Florida
Dr. Skënder Murtezani, Nju Jork
Dalip Greca, Nju Jork
Nju Jork, 14 Janar 2016
J Rrapi says
Nuk ka fatekeqesi me te madhe se kjo thirje. Lereni te qete organet te vazhdojne punen qe kane filluar. Keni durim deri ne zgjedhjet e ardheshme dhe ne se populli ka bere gabim ai eshte me i mencem se cdo njeri dhe di te korigjoje gabimin e bere shume mire. Cfare duhet te veprojme sot te marim pushket dhe te fillojme vellavrasjet nga shpifjet qe jan nga gazetat e ndryshme. Nisma per te reformuar sistemin e drejtesise eshte ne rrugen e saj dhe nuk ka kethim prapa por thirrja ja sot ja kurre me duket se eshte e paarsyeshme dhe nuk e le te qete popullin.
dgreca says
Eshte e drejta juaj te komentoni, por nuk eshet e drejte te komentoni jashte kontekstit te mesazhit virtual. Nuk kemi permend asnje Parti politike.Korrupsioni nuk ka ngjyre.
dalip Greca
lekmirakaj says
shum shpejt mesazhi filloj te jape rezultate.qellimi i mesazhit eshte pikerisht per ti prishur qetesine te korupturve,jo per ti lene te qete qe ata te vjedhin dhe ne ti duartrokasim
Dashmir Taraj says
Patjeter qe jam me Donald Lu. Pra me Ameriken qe e do Shqiperine ndryshe.Lashe Atdheun tim 15 vjet me pare se korrupsioni me dha dhimbje ne shpirt. Per te fundit here kam qene ne Memedhe para 5 vjetesh. Me c’pashe e c’degjova e c’po degjoj, atje korrupsioni ishte dhe eshte ne lulezim. Te korruptuarit jane te dhjamosur e te gezuar, e te shumtit te deshperuar. Horrat vijne ne pushtet se u premtojne te deshperuarve ndryshim. Po ndryshim s’ka. Korbi korbit nuk ia nxjerr syte. Prandaj nuk kam besim se reforms ne drejtesi do te sjelle ndonje gje te madhe,por le te shpresojme. Shpresa vdes e fundit. Le te shpresojme e te besojme tek Amerika. Jam me Donald Lu. Bashkohem me Ju
J Rrapi says
Nuk po e beje per polemike sepse nuk me pelqen por po ta rilexoni edhe une nuk kam permendur asnje parti politike.Tani po e permed sepse me duhet ta permend. E verteta eshte qe edhe ne kohen e Sali Berishes eshte folur shume per korrupsionin bile me shume por edhe ne kohen e Rames po flitet me force te madhe. Kush eshte zgjidhja? Vetem e vetem organet kompetete te cdo lloje pushteti. Trysni ndaj ketyre organeve nuk mund te behet sepse ateher jemi ne qe nuk jemi profesioniste dhe themi qe ka korrupsion. Eshte e cuditeshme qe po flitet me te madhe per korrupsion por ne fakte nje person nuk eshte vene ne banken e te akuzuareve. Deshiroje qe te jem gabim por mendoj se kjo ka te bej me shume me unin qe kemi ne shqipetaret dhe nuk ka burre nene qe ta ndaloje kete. Ne themi vetem une dhe eshte keshtu si theme une dhe nuk pranoj asnje koment. Ky eshte Shqiptari dhe ka ardhur koha per tja njohur vehtes kete te mete te madhe. I nederuar nuk te njohe fare por do thene troc disa gjera: (Ketu po dal jashet konteksit)
1. Ne shqiperi duhet vetem dhe vetem sistemi i paster mazhoritar per zgjedhje. Deputeti te zgjidhet nga populli dhe jo nga Partia. E kemi ngrene shume vite kete kallep sapuni.A e do Partia Socialiste apo Partia Demokratike? Pergjigja eshte jo dhe jo kurren e kurres sepse humbasin pavdeskesine per te qene deputet.
2. Prefecti te zgjidhet nga populli dhe jo ta caktoj partia sepse bashkia punon prefekti e dhjete komplete sepse do beje punen e Partise
3. Kryeprekurori te zgjidhet nga populli jo te behet me marrveshje sepse kujt tja prishi dhe kujt tja ndreqi Edi Rames apo Sali berishes apo Ilir Metes (nenkupto partite)
4. Presidenti te zgjidhet nga populli per tu mbyllur gojen e pergjithemon atyre qe thone eshte komuniste apo eshte demokrate apo ku ta di une.
Me respekt me te madhe qe kam per Zotin Ambassador ai para se te futet shume thelle duhet te njohi mentalitetin e Shqipetarit qe nuk deshiron kurre te zbresi nga kali por thote vetem-jam une.
Si konkluzion une mendoj se vetem nje sistem mazhoritar i paster mund te sjelli mbaresi ne vendin tone por nuk e do asnje parti sepse do te dalin me te miret ne krye dhe vendi do shpetoje nga UNI i madhe qe eshte ngulur thelle ne mendjen e drejtuaseve. Ne se do te gjeja nje thirrje te tille do te bashkohesha menjeher dhe do te jepja kontributin tim per tu realizuar. Cfare pret nga nje liste propocional qe hartohet nga partia eshte e njeta gje si ne kohen e komunizmit kur populli vihej ne radhe si bagetia per te votuar 100% edhe tani po vihet ne radhe te votoj listen propocionale
A. Libohova says
Z. Rrapi!
Mendoj qe ne pergjithesi dhe teorikisht keni te drejte dhe pajtohem parimisht me propozimin tuaj. Por sic e thashe edhe me lart pozicioni juaj eshte thjesh teorik sepse praktikisht “organet kompetente” nuk eksistojne e aq me teper te pavarura. Kompetencat eksistojne vetem ne letra e ligje, kompetencat e verteta jane vetem ato qe ja lejon “Bosi”.
Per mendimin tim e keqja e Shqiperise nuk eshte korrupsioni… ai eshte vetem pasoja. Korrupsioni ndodh vetem sepse gati mbi 80% e popullsise punon ne menyre direkte apo indirekte per shtetin… Ky eshte problemi kryesor i vendit tone… ndervarja e qytetarit nga pushtetari..
Eshte veprim shume nobel qe ky grup atdhetaresh po ben, por te them te drejten une jam skeptik per efektin dhe arsyeja eshte e thjeshte….Me ke do ti zevendesojme te korruptuarit???
Edhe nese do ti gjejme ata “te pasterit” shume shpejt ata do te korruptohen njesoj apo me shume se parardhesit.
Per mua zgjidhja eshte e veshtire dhe kohegjate por jo e pamundur.
Prejrja e kordonit ombelikal shtet -qytetar. Vetem kur qytetari te kete mundesi te mbijetoje pa mbeshtetjen e shtetit mund ta detyroje pushtetarin te mos korruptohet.
Per ta mbyllur po sjell nje shprehje te presidentit Regan:
“Kur shumica ka frike pakicen eshte diktature, vetem e kunderta eshte demokraci”
J Rrapi says
Z.Libohova,
Sinqerishte me ke bere shume per te qeshur jo se ke shkruar ndonje gje qe nuk eshte e vertet por eshte nje mendim shume i drejte.Qesha se mu kujtua nje mendim qe qarkullonte ne kohen e monizmit dhe thoshnin me mire ti leme ata qe jan se do ngopen dhe nuk do vjedhin me se sa ti zvendesojme me te rinje sepse do fillojne te hane edhe ata.
Por me gjitheate nje zgjidhje duhet te egzistoj dhe zgjidhja edhte qe njerzit duhet te kene frike nga ligjet e shtetit ne se vene doren ne pasurine e popullit.Ky besim duhet te krijohet nga te dy anet. perse themi te dy anet. E verteta eshte qe populli jone eshte ndare ne te majt dhe te djathet dhe kjo do te vazhdoj ne se nuk behen leshime te dyaneshme dhe te dalin burra nga te dy krahet dhe te thone u be cfare u be le te ngelet per historin pa thurur levdata te dy kraheve per te shkuaren. Duhet nje kuved Lezhe patjeter dhe kjo mund te jet subject te ndonje artikulli tjeter.
A.Libohova says
Z. Rrapi
Per te qeshur apo jo, ky eshte realiteti. Ju po ashtu e thate qe shqiptari nuk zbret nga kali po nuk e zbrite.
Sa per te majte dhe te djathte besoj se kjo eshte per te qeshur. Une nuk e di se mbi c’kritere i ndajne ne shqiperi po duke jetuar ne amerike e kam fare te qarte dallimin. E ne shqiperi dallimi eshte vetem ne simbole e fjale, madje edhe programet po ti lexosh do te shohesh qe nuk kane asnje lloj diference. Shqiperia eshte e ndare ne partizane opozitare dhe maxhoritar dhe vetem kaq. Kush i hedh nje kothere buke e ndjekin nga pas neper mitigje.
Shiten per nje vend pune etj etj.
Ne vitet 90′ kam jetuar ne Itali e me kujtohet fare mire fushata “Mani Pulite” po ai gjykates qe ishte ne krye te asaj levizje u kthye ne politakan e me pas u korruptua njesoj si viktimat e tij.
Fatkeqesisht politika Shqiptare eshte nje “Bruta kopja” e asaj Italiane.
Megjithese po bej moral se si duhet te sillet populli shqiptar edhe une po te jetoja aty do te isha shendruar njelloj….. “te mos rrespektoja vetvehten”
Ky eshte problem kryesor “Mos-rrespekti ndaj vehtes”.
Te presesh qe te dalin disa “Burra” e te bejne mrekulline eshte UTOPI!
Vetem kur shqiptari te filloj te revoltohet per trajtimin qe i behet e te mos paguaj rryshvete situata do te ndryshoje perdryshe nuk mund te gjesh peshk te paster ne mocal.
Mimoza says
Edhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane – The Women’s Organization “Hope & Peace” behet pjese e kesaj nisme te rendesishme kryesuar nga patrioti dhe heroi i burgjeve shqiptare ish i burgosuari politik Z. Lek Mirakaj.
Me repsekt
Mimoza Dajci
Viktor Daragjati says
Solidarsija e jeme me Ambasadorin Donald Lu bazohet ne veprimtarine e tij te sinqerte dhe intensive ne luften kundra korrupcionit. Mjerisht korrupcioni ne Shqipni ka baza shum te forta deri sa edhe personalitete me fame botnore si George Soros dhe Tony Blair e perkrahin sistemin ne fuqi qe hala nuk i ka hape arkivat e shtetit per me zbardh shemtimin antinjerzor Enverist qe ka pas per qellim me zhduk, fehen, ndergjegjen dhe Shpirtin kryenalt Shqiptar prej zemres se Popullit tone.
shefqet says
Eshte nje mesash i sinqerte qe kerkon mirekuptimin e gjithe shqiptareve. Te gjithe flasim e shkruajme per korrupsionin qe ka mberthyer cdo qelize te shtetit e jetes ne Shqiperi. Nje realitet i dhimbshem, qe shumica e shqiptareve kerkon ti vije fundi. Po si? me cmenyre? Zoti Donald Lu e ngriti fuqishem zerin, ne radhe te pare atje ku e ka burimin ky korupsion, tek peshqit e medhenj, qe ne qytetareve te thjeshte se kemi guximin ta bejme. E pra ky ze duhet mbeshtetur nga shqiptaret, pa dallim partiak. Dhe kjo eshte nje menyre per te luftuar kete kancer qe pengon shqiptaret ne rrugen shtetformuese. Ndaj ne duhet te mbeshtesim ambasadorin LU ne kete nisme te tij dhe lufte pa kompromis. Mos presim qe kete ta bejne politikuejt dhe zyrtaret tane, se atyre nuk ju intereson kjo pune. Ata kur eshte puna per vendimarrje qe prekin interesat e tyre i vonojne, i stergjasin ne pafundesi, sic eshte reforma ne drejtesi, ndersa kur miratojne ligje e vendime qe e ha populli, e gjejne kompromisin per 1 ore. Eshte momenti qe qytetaret shqiptare duhet te reagojne e te kerkojne referendum per ceshtje kardinale te shtetit shqiptar. Ndryshe do vazhdoje rrethi vicioz ku e kane futur politika shqiptare, militantizmi dhe korrupsioni. Nw kwto kushte dhe mesazhi i ketyre zoterinjve te nderuar, Jemi me ambasadorin LU, eshte nje menyre e perpjekje per te sjelle ne vemendjen e opinionit shqiptar se kete te keqe te madhe, korrupsionin, mund ta luftojme se bashku. Nqs ne e leme vetem ambasadorin ne kete beteje qe ndihmon popullin shqiptar, atehere mos kerkojme me, por te vazhdojme jeten tone, ku e keqja ka mbytur te miren. Ndryshe kjo perkthehet dhe me faktin qe breza te tjere shqiptaresh do sakrifikohen pa shijuar jeten normale te botes se qyteteruar.
Shefqet Kercelli
rosela says
nuk eshte korrupsinoni qe ka uzurpuar Shqiperine, jane keta shqiptar pengesa me e madhe qe qeshin tek shohin disa nismetar fisnik qe skan asnje interes fitimprures nepermjet kesaj qe bejne por kan nje qellim i cili synon jeten stabile te bashkombesve te tyre, keta jane korrupsinoni.