VARGJE NGA JULIA GJIKA/
Shoh një lajmëtar në këmbë, në diell./
Apokalipsi XIX, 17/
Në sa e sa shtëpi lavdërohet emri i tij /
edhe i atyre që ecin me të./
Sa hapet dita, deri vonë kur mbyllet,/
Kur cdo gjë e gjallë shkon në gjumë të thellë./
Ata si lehonat që ruajnë foshnjat, nuk flenë. /
Në sa e sa shtëpi luten për ta, e në sa të tjera u hidhet balta./
Një tifozllëk i cmëndur ndodh në atë vend.
Të ecësh në rrugë të reja, në bulevarde të gjëra e të gjata
dhe të mos kujtohesh se kush i shtroi?
Të quash rrugë vdekje autostradat?
Aksidentet kanë ndodhur mbi glob,
duke ndenjur duarkryq ndodhin, do tëndodhin.
Garancitë janë përalla!
Të shpenzosh ditët për të lyer me furcë të zezë të mirën,
t’a mohosh atë,
kur ajo shkëlqen si diamanti në diell, në mes të ditës,
mosmirënjohje është, cmirë e mendjeve boshe,
T’i ngrehësh kurthe atij që kalëron në udhën e drejtë
Të mos dëgjosh këngën që këndon,
ai që është nga zemra e dheut,
ai që transplatoi zemrën e re për vendin.
Eshtë njësoj si të mos duash vehten.
Le ti bashkohemi këngës!
Atyre që ferrat dhe macet i gricin në bark
Ata që dinë të numurojnë vetëm humbjet,
Po digjen në ujra liqenesh të zjarrta zilish, pabesish,
Ata po vdesin, po humbin.
Në sa e sa shtëpi lavdërohen ata,
sepse mbajtën besën në udhën e sakrificave.
Tanimë dihet, nga i madh e i vogël ëndrra e tyre.
Ata s’kishin sekrete për atë vend që priste në agoni,
Ata i treguan të gjitha kur u nisën.
Ne i shohim gjurmët e shpresës, ecim në to.
Zogjtë e qiellit janë mblodhur për të festuar.
Bashkë me ta fëmijët, bari më i njomë, i dëndur.
Pranvera shpërtheu perfekte nën qiellin e hapur,
Vaditur nga ujra të pastra kristal të jetës.
Shohim një lajmëtar, në këmbë, në diell,
Si në një natë me re shohim yjet kur cfaqin shkëlqimin
ndricojnë udhën kalorësit dhe ushtrisësë tij
për të mos e ngatëruar udhën e dritës.
Fatbardha Pali says
E nderuar poete Julia Gjika,
Poezia e shkruar nga ju me shumë ndjenjë, më jep një kuptim të qartë të së mirës kundrejtë së keqes. Eshte nje shkrim në kohë i rrugës së drejtë si një mesazh lirie për shqiptarët. M’u fiksuan vargjet e tregimit biografik të personazhit kryesor: “Ai që është nga zemra e dheut/ ai që transplantoi zemrën e re për vendin”. Janë dy vargje me një lidhje organike të qenies me profesionin e me udherrefimin e jetuar të së mirës për ne. Mjer kush nuk e kupton. Kjo poezi flet për një njeri që Zoti e dha në kohen e vet dhe në vendin e duhur.
Rrespekte nga Fatbardha Pali
Julia says
E nderuar z.nja Fatbardha,
ju falenderoj qe me kini kushtuar vemendje dhe beni nje analize kaq dashamirese per vargjet e mija.
Uroj cdo te mire per Ju
Respekte, Julia