Komuniteti po i shpreh ngushellimet sot, e merkure 4 Shkurt 2015, varrimi ne vendlindje/
Komuniteti Shqiptar i Nju Jork-ut me rrethe eshte duke shprehur ngushellimet familjes Gashi. Dje, me 3 mars 2015, ne moshen 72 vjeçare vdiq aktivisti shumëvjeçar i komunitetit Shqiptaro – amerikan, Shiqer Gashi, me origjinë nga Barani i Pejes.
Nderimet e fundit te ndjerit Gashi po behen sot, e merkurë nga ora 2 pas dite dhe do te vazhdojne deri ne 9 te mbremjes, ne Shtepinë Mortore Ruggierio and Sons ne Yonkers Avenue, ne Yonkers te Nju Jorkut, ndersa varrimi behet diten e shtunë, me 7 Mars, sipas deshires se te ndjerit Shiqer Gashi, ne Baran te Eperm, do te varroset ne vendlindje. Vatra I shpreh ngushëllime familjes Gashi!
Skënder Karaçica,Çikago says
Diaspora Shqiptare në Amerikë ishte një zë i fuqishëm që i doli në ballë Atdheut!Njërëzit e udhës(si thoshte Ismail Qemali)po shkojnë nga kjo jetë me kujtimin dhe historinë që po e lanë për brezat e ardhshëm!Për Kosovën dhe Shqipërinë,edhe duart dhe shpirti i Shaqir Gashit,u bënë pushkë e flamur.Për brezin e këtyre burrave të dheut që nga Amerika e largët,u bënë pjesë e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës,në shenjë nderimi dhe kujtimi propozoj që tërë asociacionet shqiptaro-amerikane të marrim nismën që në një kohë të duhur të vendoset GURI I KUJTIMIT për shqiptaret në Amerikë në Prihtinë,Tiranë dhe në pjesët tjera etnike,me emrat e gjithë atyre që u bënë pjesë e UDHËS SË LIRISË së Kosovës!Ngushllime familjes Gashi dhe të gjithë atyre që e njohen dhe punuan me veprimtarin nga Barani i Epërm(Pejë).