Ish Kampi i Internimit të Tepelenës është kthyer së fundi në qëndër të vëmendjes pasi qindra vetë kanë humbur jetën, ndërkohe qe personat e mbijetuar janë mbledhur së bashku me rastin e botimit të vëllimit të tretë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”. Sipas nëndrejtorit të Institutit të Studimit te Krimeve Çelo Hoxha, kampi i Tepelenës njihet si me fatkeqi për shkak të numrit të lartë të viktimave.
Në kampin e Internimit të Tepelenes qindra vetë kanë humbur jetën, ndërkohe qe personat e mbijetuar janë mbledhur së bashku me rastin e botimit të vëllimit të tretë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”. Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Institutin e Studimit të Krimeve kanë organizuar një konferencë të përbashkët me fokus kampet e internimit .
Sipas nëndrejtorit të Institutit të Studimit te Krimeve Çelo Hoxha, kampi i Tepelenës njihet si me fatkeqi për shkak të numrit të lartë të viktimave.
Një nga personat e internuar në kamp Lek Pervizit, ka hedhur në skicë portretet e disa bashkëvuajtsve si dëshmi e vetme të trashëguara nga kjo periudhë.
Bashkëshortja e Lekës rrëfen se ka lindur në këto kampe internimi dhe është simbol i fëmijëve të mbijetuar pasi shumë prej tyre kanë humbur jetën qe ne muajt e parë të jetës.
Në ambientet e kazeramve të dikurshme, ku strehoheshin të internuarit është improvizuar një ekspozitë me punimet e Lek Pervizit.
Kampi i Internimit në Tepelenë është cilësuar ndryshe si “Aushvici” i Shqipërisë dhe ka funksionuar nga viti 1949 deri në 1954.
sami repishti, USA says
Kampi i Veliqotit,Tepelene ashte gjysem varri i familjes sime: nana, motra e vellau akoma te parritun mire. Ky kamp me tmerron vetem me emnin e tij. Pergezime te gjithe atyne qe ngrejne kete problem ne ndergjegjen e publikut te gjane, dhe e denojne pa asnji kompromis.