Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Profesori i nderuar Vedat Shehu, shkencëtar, intelektual i shquar i kombit shqiptar, në artikullin me titull “Pyetje për Klajd Kapinovën”, të botur në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 12 shkurt 2014, ka bërë skanerin e qëndrimeve antikombëtare të Klajd Kapinovës, i cili ka disa ditë që nëpër faqet e internetit sulmon shoqatat shqiptaro-amerikane që protestuan kundër dekorimit të Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University në Nju Jork zoti Joseph M. McShane S.J. dhe sidomos dy intelektualët e nderuar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, zonjën Kozeta Zylo dhe zotin Dalan Luzaj, sulmon gazetën “Dielli” dhe “Iliria”, dy vatra të shqiptarizmës në diasporë, se pse nuk botuan shkrimin e tij në mbrojtje të Janullatosit, një shkrim që s’ishte gjë tjetër, veçse një paçavure antishqiptare.
Me qëndrimin e tij në mbrojtje të hapur të Janullatosit, Kapinova rreshtohet përkrah historianit shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka deklaruar botërisht:“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Kjo deklaratë e këtij historiani grek vërteton katërcipërisht se Janullatosi është Kali i Trojës për të vënë në jetë planet e Megaliidesë kriminale që zënë fill që prej vitit 1844. Prandaj Kapinova, duke marrë në mbrojtje Janullatosin, është vënë kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit grekomadh, në shërbim të kishës shoviniste greke dhe të komisarit politik të shtetit shovinist grek në Tiranë, Janullatosit. Prandaj profesori i nderuar Rasim Bebo ka plotësisht të drejtë kur deklaron se Janullatosi është kancer në trupin e Shqipërisë. Prandaj profesori i nderuar Vedat Shehu ka plotësisht të drejtë kur deklaron se “Klajd Kapinova rekomandohet të dënohet si agjent sllavo-bizantin i Megaliidesë antishqiptare”.
Njerëz të kallëpit të tillë, tradhtarë të kombit shqiptar, të cilët janë shndërruar në sahanlëpirës dhe në vegla të verbra të të huajve, si puna e këtij Kapinovës që e ka katandisur veten në një copë dordoleci pa nder e pa dinjitet, me të cilin fshin këmbët Janullatosi dhe lobi antishqiptar grek në Amerikë, Gjergj Fishta i ka demaskuar pa mëshirë në veprat e tij poetike.
Lexuesit e nderuar atdhetarë që e kanë të shtrenjtë mbrojtjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë vargjet e mëposhtme të Gjergj Fishtës dhe aty do të zbulojnë Kapinovën e ditëve tona:
……………………………………….
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…
A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n’zemër t’fryt m’e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s’don vendin,
A prej së tjerëve s’don me ia lshue rendin
A thue ai s’asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota…
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M’visar t’Atdheut me t’huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun’ prej t’huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t’i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?…
………………………………………………..
Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t’na qelbi fis e atdhè?
Me siguri që Kapinova është i bindur se, prej shërbimit që po i bën shovinizmit grekomadh, si tellall i kishës shoviniste greke dhe si puthador shembullor i Janullatosit dhe i lobit antishqiptar grek në Shtetet e Bashkuara, si njeri “detyrë e nder harrue”, atij “do t’i vijë çuda”, siç thotë Fishta i Madh. Domosdo, se Kapinova nuk mund të veprojë dot ndryshe. Se, siç i mbyll me shumë të drejtë profesor Vedat Shehu 13 pyetjet e veta për Kapinovën, “zagari leh atje ku ha”. Më se e vërtetë.
Santa Barbara, Kaliforni
13 shkurt 2014
Liridom says
Të lumtë ajo dorë morë profesor, që demaskon dhe i evidenton si tradhtarë i kombit shqiptar. Ky njeri që nuk e meriton me i përmëndë emrin pasi kryu misionin e tij për llogari të diktaturës, erdhi në Amerikë me mision tjetër. Vëheni re me kujdesë gjithë inventarin e lëvizjeve dhe vendeve ku është strehuar me qëllim të maskonte rolin e tij dashakeqës për demokracinë dhe lirinë, qysh ditën e parë që mbërriti në Amerikë e deri te artikujt ogurzeze e të paturpëshme ndaj intelektualve patriotë i maskuar te lëkura e kishës katolike dhe tashmë e nxorri surratin te kazani i grekve si ortodoksë që është. Roli i tij Profesor Dr.Eshref është Të përçaji e t’i futi në grindje, zënka e rrahje midis komunitetit të nderuar shqiptaro-amerikane me qëllimin e vetëm që të realizoji projektet reale dhe aspak fantazira ato greke. Ky paguhet nga qarqe antishqiptare, prandaj duhet sistematikishtë të demaskohet dhe të shporret nga komuniteti shqiptar. Kush e përkrahë Klajd Kapinovën është pjesë e lojës antishqiptare.
Dalip Hoxha says
Shume bukur profesori por cfare ka shkruar z.klajdi qe te dijme edhe ne. Duhet te kexohen dy opiniomet