Faruk Myrtaj/
Isabel Wilkerson – The Man in the Crowd / NJERIU NE TURME
Ekziston një fotografi e famshme bardh e zi nga epoka e Rajhut të Tretë. E fiksuar në Hamburg, Gjermani, 1936, e punëtorëve të kantierit detar, njëqind ose më shumë, duke vështruar në të njëjtin drejtim, në dritë të diellit. Nderojnë në unison, krahët e djathtë ngrirë e shtrirë, besnikëri ndaj Fuhrer. Nga afër, duket një burrë në të djathtë, ndryshe nga të tjerët. Fytyra e tij është e paqme, por ai nuk po thërret si të tjerët. Teknikat moderne të fotografisë e veçojnë me një rreth të kuq, personin, ose një shigjetë tregon atë. Eshtë i rrethuar ngado me bashkëqytetarë të kapur nën magjinë naziste. Ai i ka krahët të palosur në gjoks, ndërsa pëllëmbët e ngurta të shtrira t të tjerëve qëndrojnë vetëm pak centimetra larg tij.
Vetëm ai refuzon të përshëndesë si ata. Ai është i vetmi njeri që qëndron kundër baticës. Nga këndvështrimi ynë, është personi i vetëm, në atë skenë, në anën e drejt të historisë. Të gjithë rreth tij, tragjikisht, fatalisht, kategorikisht të gabuar. Në atë moment, veç ai mund ta shihte…Emri i tij besohet të ketë qenë August Landmesser.
Në atë kohë, ai s’mund ta dinte rrugën vrastare në të cilën do çonte ajo histeri rreth tij. Por ai ndërkohë kishte parë mjaftueshëm për ta refuzuar. Ai ishte anëtarësuar edhe vet në Partinë Naziste, vite më parë. Megjithatë, e shihte nga afër se nazistët po ushqenin gënjeshtra për hebrenjtë, të dëbuarit që, qysh në fillim të Rajhut kishin provuar terror, dhimbje dhe shpërndarje. Ai e dinte që ata ishin gjithçka por jo “inferior”, ishin qytetarë gjermanë, njerëz si kushdo tjetër. Ai vet ishte një Arian, i dashuruar me një zonjushë hebre, por ligjet e miratuar së fundi, e kishin bërë marrëdhënien e tyre të paligjshme. Ishin ndaluar të martoheshin ose të kishin marrëdhënie seksuale, secila prej tyre quhej “turp racor”.
Përvoja personale dhe lidhja e afërt me kastën e atyre q “hidhnin fajin tek të tjerët” e lejuan të shihte gënjeshtrat dhe stereotipet e përqafuara aq lehtë nga elementë të gatshëm – shumica, fatkeqësisht – shtresë mbizotëruese. Megjithëse vetë Arian, të qenit i hapur ndaj humanizmit dhe njerëzve afër tij e bëri pjesë të mirëqenies dhe fateve të tyre lidhur me të tijin. Ai mundi të shihte atë që bashkatdhetarët e tij zgjodhën të mos e shihnin. Në një regjim totalitar si Rajhu i Tretë, është akt trimëror të qëndrosh vendosur kundër një oqeani të tërë. Më pastaj, të gjithë do të dëshironim të besonim se kemi qenë ai. Do mund të ndjehemi se, po të ishim qytetarë arianë nën Rajhun e Tretë, dhe të kishim parë ç’ndodhte në të, do duhej të ishim ngritur mbi të, si ai, nëse tek ne do të ishte ai person që i rezistonte autoritarizmit dhe brutalitetit përballë histerisë masive.
Do duhej të kishim ndjekur rrugën më të vështirë, për të qëndruar kundër padrejtësisë dhe spastrimeve. Por, nëse njerëzit s’ janë të gatshëm të kapërcejnë frikërat e tyre, por durojnë sikletet dhe fyerjet, vuajnë përbuzjen e të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe miqve në pamundësi, përballur me përjashtime dhe dëbime, do të ishte numerikisht e pamundur, njerëzisht e pamundur, të ndjeheshim në atë njeri. Kush do duhej të ishte ai në çdo epokë?
Çfarë do duhej të ishe ai tani, në epokën sot?
Ps.
CASTE – ORIGINE OF OUR DISCONTENTS
Random House/New Jork
Oprah’s Book Club- 2020