TE PRANISHEM DR. ELEZ BIBERAJ DHE GAZETARI FRANK SHKRELI, AUTOR I LIBRIT”DEMOKRACIA NUK PRET”-/
Njoftohet komuniteti Shqiptar se të Shtunën, dt. 21 Prill 2018, Ora 11.00, në selinë e Vatrës, organizohet bashkëbisedimi “DEMOKRACIA NUK PRET”. I pranishëm autori i librit “DEMOKRACIA NUK PRET” , ish drejtori i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, z. Frank SHKRELI, folës: Drejtor aktual i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj, Ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj. Seanca drejtohet nga Kryetari i Organizatës Pan-Shqiptare Vatra, z. Dritan Mishto dhe nga Kryeredaktroi i gazetës Dielli, z. Dalip Greca.
Përshëndetje të veçanta me këtë rast nga Prof. Sami Repishti, Profesor Nick Pano, Profesor Thanas Gjika dhe Akademik Jusuf Buxhovi, ndër të tjerë. Pritet të marrë pjesë edhe Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dr. Halim Kosova.
Nuk është thjesht një promovim, por një bashkëbisedim për fatet e Demokracisë Shqiptare dhe kontributin e Diaspores. Bëhuni pjesë e debatit duke ardhur në këtë veprimtari të veçantë. E para e këtij lloji.