Gjirokastër , 2 Mars 2014- Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Shoqata Djemtë e Jugut organizuan sot një protestë paqësore në sheshin “Çerçiz Topullit” në Gjirokastër dhe përballë relievit “Lavdi Shqipërisë“ që ndodhet në hyrje të godinës së konsullatës greke po në këtë shesh. Protesta u organizua për të protestuar ndaj kërcënimeve greke se do të vizitojnë Shqipërinë në kuadër të njëqindvjetorit të vetëshpalljes se “pavarsisë“ së “vorioepirit” nga qarqet shoviniste greke më 1914. Gjithashtu, u protestua edhe për aktin e shëmtuar të mbulimit të relievit “Lavdi Shqipërisë“ nga disa pemë të mbjellura pa leje përbri konsullatës greke në këtë shesh, duke deklaruar se nëse Bashkia e Gjirokasrës nuk merr masa për zhvendosjen e tyre brenda një jave, rinia shqiptare do ta ndërmarri këtë masë. Kjo, pasi qëllimisht ky memorial është mbuluar nga shkurret dhe pemë dekorative të mbjella pa leje dhe administrata lokale nuk bënë asnjë veprim për të nxjerë në dritë këtë memorial. Në emër të Klubit të Patriotëve të Rinj, aktivisti Albano Idrizi u shpreh se “Tetëdhjetë vjet më parë, kur bashkia e këtij qyteti drejtohej nga atdhetari i madh Bajo Topulli, ky shesh u ngrit duke pasur si monument kryesor Relievin “Shqipëria”. Sot, kur në krye të bashkisë së Gjirokastrës për 20 vjet qëndojnë disa persona që anonimë do të mbeten në histori, ky reliev është mbuluar qëllimisht me pemë dhe shkurre. Është mbuluar që të duket flamuri grek i konsullatës që e ka zaptuar këtë reliev. Gjirokastra është Shqipëri dhe ne nuk do ta lejojmë kurrë që ky akt i shëmtuar i mbulimit të simbolit shqiptar të këtij sheshi të vazhdojë. Nëse Bashkia nuk merr masa për të hequr këto pemë, që qëllimisht kanë mbuluar relievin dhe të rivendosi në dukje relievin Shqipëria, që mbisundon ndaj çdo flamuri konsullor, jemi ne rinia shqiptare, që do ta bëjmë diçka të tillë. Për këtë arsye, do t’ i dorëzojmë nesër që në mëngjes peticionin përkatës bashkisë, me një afat veprimi njëjavor!”
Ai shtoi simbolikën e kësaj proteste që është se Epiri është Shqipëri. “Klubi i Patriotëve të Rinj së bashku me Shoqatën Djemtë e Jugut jemi sot në sheshin e emëruar në nder të atdhetarit të madh Çerçiz Topulli për të deklaruar njëzëri se Epiri është Shqiptar. Kombi ynë nuk duhet të harrojë kurrë, se ushtritë e rregullta greke, së bashku me banda shoviniste nga Kreta, 100 vjet më parë hynë në këtë qytet dhe kryen masakra të pashembullta ndaj shqiptarëve në jugun e Shqipërisë londineze. E gjitha kjo pasi kishin vrarë e masakruar në Shqipërinë e Jugut, që është nga Preveza në Janinë. Me protestën tonë sot ne u bëjmë thirrje të gjithë shqitparëve që të punojmë për idealin tonë kombëtar që është bashkimi i shqiptarëve nga Preveza në Mollën e Kuqe dhe dhënien fund të çështjeve kombëtare, si çështja çame. Sepse Epiri ekziston, por Epiri është tërësisht shqiptar, sikurse ka qenë gjithmonë.” – tha ai.
Donaldo Jaupaj përfaqsues i Shoqatës Djemtë e Jugut tha se “Si sot 100 vjet më parë u rishpall kryengritja e “vorio-epirit” nga qarqet shoviniste greke në një kongres të mbajtur në Gjirokaster me të ardhur nga fundi i dheut shovinist grek dhe na shpallën “autonomine” e Toskërisë në emër të vendasve që muajtë në vijim i therën me shpatë dhe i dogjën me zjarrin shovinist grek. Forumet e bashkuara ‘’Djemtë e Jugut” i drejtohen njëzëri stërnipërve të andarteve shovinist grek të 14-tës që ulërasin e bërtasin në sheshet e Greqisë se do na bëkan atë që i bënë paraardhësve tanë dhe se do ta markan me luftë jugun e Shqipërisë por në fund,opingën keni për të marrë dhe kjo opingë do ju bjerë kokës atë ditë që do nisni këtë aventurë … Ne ju paralajmërojmë ta ulni pak ritmin e retorikës tuaj qesharake dhe bashkë me të të ulni dhe bishtin se po e çuat shumë do ja u shkulim. Rroftë Shqipëria” – tha ai.
Gjirokastër, 02.03.2014
Shqiptar Çam says
Manifestimet e RINISE ATDHETARE FLASIN ME SE QARTE SE SHQIPTARIZMA VAZHDON ME SHUME SUKSES, pavaresisht dhe fatekeqesisht se politikanet e Tiranes I perulen antishqiptarit janullodreqit
Nelson Cabej says
KJO DEMONSTRATË PAQËSORE TUAJA O TË RINJTË E GJIROKASTRËS, TË SHOQATËS “KLUBI I PATRIOTËVE” DHE “DJEMTË E JUGUT”, NA JEP KRAHË DHE PROVON EDHE NJË HERË SE SHQIPTARIZMA ËSHTË GJALLË DHE E FUQISHME NË SHPIRTIN E SHQIPTARËVE.
PËR MUA, SI DHE PËR ÇDO SHQIPTAR, AJO ËSHTË NJË FRYMËZIM I MADH PËR T’I KUSHTUAR TËRË ENERGJITË SHQIPËRISË DHE ÇËSHTJES SONË TË SHËNJTË KOMBËTARE.
SI GJIROKASTRIT UNË JAM KRENAR ME JU DHE JU MË PROVONI SE GJIROKASTRA E ATDHETARISË DHE ATDHETARËVE TË MËDHENJ SHQIPTARË VAZHDON TË JETË E TILLË ME JU RININË E KËTYRE SHOQATAVE. AJO DO TË MBETET PËR JETË TË JETËVE NJË NGA QENDRAT E FUQISHME TË SHQIPTARISË.
RROFTË RINIA ATDHETARE HEROIKE E SHOQATAVE “KLUBI I PATRIOTËVE” DHE “DJEMTË E JUGUT”. LE TË FRYMËZOJË VEPRIMTARIA E TYRE RININË ANEMBANË SHQIPËRISË.
MESAZHI I JUAJ FRYMËZUES ËSHTË I QARTË DHE DUHET TË KUPTOHET MIRË NGA FORCAT SHOVINISTE GREKE.
UNË JAM I BINDUR SE QEVERIA SHQIPTARE E KUPTON PËRGJEGJËSINË HISTORIKE QË KA JO VETËM PËR TË NDALUAR KATEGORIKISHT ÇDO MANIFESTIM ANTISHQIPTAR NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SOVRANE TË SHQIPËRISË POR EDHE PËR RUAJTJEN, MIRËMBAJTJEN DHE PASURIMIN SIMBOLEVE TONA KOMBËTARE NË GJIROKASTËR E ANEMBANË SHQIPËRISË.
Driloni says
Vellazen ! Doni te merni Epirin e Jugut ? Ka vetem nje mundesi ! Veprave te dhunshme pergjigjuni me durim dhe sjellje bamiresie se keshtu ju tregojme Grekeve se kemi vlera njerezore si ata apo ndoshta edhe…Dhe ju kthejme kalin e trojes nga Kostandinopoja se te zgjuarit e lashtesise e kane te veshtire te dallojne SHQIPETARET(Yjet e ballkanit ) nga Turqit ose Serbet. Le te na vrasin e presin se nga hiri Zoti do te na begatoje .
Festim says
Ashty bravo vlla…. te lumt goja.