-Leo Messi plas bomben:”Kam me shume deshire te largohem”-
Pergatiti Albano Kolonjari- Superstari argjentinas Leo Messi i tha tranjerit te ri te Barcelones Ronal Koeman se:”ai e sheh veten me shume te predispozuar per tu larguar, dhe se nuk kishte shume deshire per te qendruar ne Camp Nou”, beri te ditur radiostacioni katalanas RAC1. Leo Messi, nderpreu pushimet per t’u takuar me tranjerin Ronald Koeman, por nga ky takim te dyja palet kane qene te pakenaqura. Ne te njejten kohe, sipas RAC1, Messi pranoi se eshte i vetedijshem per veshtiresite me te cilat do te perballet ne rast largimin nga klubi duke pasur parasysh qe ai eshte akoma nen kontrate me Barcelonen. Barça nuk pranoi te komentoje takimin midis Koeman dhe Messit, duke thene publikisht se:”projekti i ri me tranjerin Koeman do te filloje nga numri 10″. Kjo bombe e fundit nga Messi vjen ne nje kohe qe Barcelona ende nuk e ka marre veten nga humbja 8-2 me Bayern Munich ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve. Nje ndeshje qe u prefshi me kritika te renda nga tifozet, ish-lojtaret dhe ekspertet e politikes institucionale dhe sportive te klubit . I pari qe e pesoi ishte tranjeri Setién i cili u shkarkua. Presidenti i klubit Bartomeu shpreson se projekt i ri sportiv me tranjer Ronald Koeman mund te fitoje tifozet dhe te riktheje Bracelonen tek triumfi. Sidoqofte, behet e ditur se gjate prezantimit te tij Koeman kishte kerkuar qe te ulej me Messin dhe te zbulonte se çfare po mendonte Argjentinasi. Messi edhe pse eshte 33 vjeç, eshte nje nga futbollistet me te mire te planetin dhe tek Barcelona jane te deshperuar per te ruajtur sherbimet e tij. Vete Koeman tha se:”do te jem i kenaqur nese Messi do te qendronte dhe se kam deshironte te punoj me te”. Josep Maria Bartomeu, Presidenti i Barcelones u shpreh se:”une besoj se Messi do te respektoje kontraten qe ka me ne dhe qe perfundon ne fundin e sezonit te viteti 2021. Une nuk besoj qe ai do te levise nga Katalania perpara ketij sezoni”. Por vete Messi duket i pakenaqur . Hera e fundit qe ai ka fituar Ligen e Kamponeve me Barcelonen eshte pese vjet me pare ne 2015. Kete sezon humbja e titullit kampion ne La Liga, perfomanca e ekipit kane bere qe Messi tashme te shikoje dhe mendoje largimin nga Barça. Sulmuesi argjentinas ka qene shume i sinqerte duke treguar se sa i pakenaqur eshte ai lidhur me drejtimin e klubit dhe rezultate e ekipit. Por ajo qe tashme eshte e sigurte ne tavolinen e superstarit jane tre oferta, Manchester, Inter dhe nje kthim prapa te Bracelona.