• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEBATI I FUNDIT:Trump dhe Biden përplasen për koronavirusin, racën, taksat…

October 23, 2020 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden mbajtën debatin e fundit, në më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump, i cili qëndron prapa në shumicën e sondazheve të opinionit, e mbrojti trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit, e cila ishte tema kryesore e debatit.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara “po mësojnë të jetojnë” me virusin dhe se ato do ta kenë një vaksinë kundër tij deri në fund të vitit.

“Duhet të rikuperohemi. Nuk mund ta mbyllim kombin tonë”, tha Trump, i cili vetë ka qenë i infektuar me koronavirus dhe është shëruar.

Biden tha se derisa pandemia përhapet, Trump nuk ka ndonjë plan për të ndaluar një “dimër të errët” të vdekjeve nga koronavirusi.

“Kanë vdekur 220,000 amerikanë. Nëse nuk dëgjoni asgjë tjetër që them sonte, dëgjojeni këtë”, tha Biden. “Kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje, nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Biden po ashtu i hodhi poshtë akuzat se ai do ta mbyllte përsëri të gjithë vendin, për shkak të pandemisë, duke thënë se në vend të kësaj, do të merrte një qasje shumë më shkencore.

Të dy fajësuan njëri-tjetrin dhe partitë politike të njëri-tjetrit për dështimin për të siguruar një raund të ri të ndihmës financiare për koronavirus, që aktualisht është bllokuar në negociata.

Një faktor kyç në zgjedhjet e këtij viti është votimi i hershëm, për shkak të pandemisë. Deri më tani, rreth 47 milionë amerikanë kanë votuar.

Akuza dhe kundërakuza për korrupsion

Trump po ashtu e sulmoi Bidenin, duke e quajtur politikan “të korruptuar”, ndërsa përsëriti edhe akuzat kundër djalit të tij Hunter, i cili ka shërbyer në bordin e drejtorëve të kompanisë ukrainase të energjisë, Burisma, për pesë vjet, duke filluar nga viti 2014.

Roli i Hunter Bidenit në Burisma është vënë nën vëzhgim të ri, pas akuzave nga Trump, që, sipas tij, janë prova të korrupsionit.

Biden tha se djali i tij nuk ka bërë asgjë të papërshtatshme derisa ka punuar në Burisma. Ai më pas kaloi në ofensivë, duke thënë se Trump është ai që është fajësuar për marrëdhëniet e tij me Ukrainën.

Biden po ashtu tha se akuzat kundër djalit të tij janë hetuar në mënyrë të përsëritur dhe se ato nuk lidhen me ndonjë keqbërje.

Biden e sulmoi presidentin, duke vënë në dyshim taksat dhe lidhjet e tij me biznese të huaja.

Ata i adresuan edhe çështjet racore në SHBA dhe Biden e akuzoi Trumpin për nxitje të racizmit. Trump, në anën tjetër, tha se ka bërë për afrikano-amerikanët më shumë se çdo president tjetër, përveç Abraham Lincolnin, i cili i ka liruar skllevërit.

Ai vuri në dukje përpjekjet e tij për reforma në drejtësinë penale dhe përsëriti se, para pandemisë, papunësia në mesin e afrikano-amerikanëve ishte e ulët.

Trump gjithashtu e akuzoi Bidenin se nuk ka bërë asgjë për afrikano-amerikanët gjatë dekadave të tij në politikë.

Ai e kritikoi atë edhe për mbështetjen e një ligji për krimin në vitet 1990, i cili ka rritur nivelet e burgimit në SHBA, veçanërisht për burrat afrikano-amerikanë dhe ata që janë gjetur fajtorë për vepra jo të dhunshme të drogës. Debati përfshiu edhe sigurinë kombëtare, sigurinë e zgjedhjeve, Kinën, imigracionin, ndryshimin e klimës dhe energjinë e ekonominë.

Debati u mbajt me një rregull të ri, me të cilin i fikej mikrofoni kandidatit që nuk fliste. Rregulli u miratua pas debatit të parë Trump-Biden, i cili u përshkua me ndërprerje të fjalës së njëri-tjetrit.

Debati i parë është mbajtur më 29 shtator. I dyti, i planifikuar për 15 tetor, është anuluar, për shkak të infektimit të Trumpit me koronavirus.

Komisioni për Debatet Presidenciale ka dashur ta shndërrojë atë në debat virtual, por Trump nuk ka pranuar të marrë pjesë në një ngjarje të tillë.

Zakonisht në SHBA mbahen tri debate presidenciale përpara zgjedhjeve dhe temat që diskutohen në to janë shpesh çështjet më kontroverse të kohës.(Pergatiti:Valona Tela)

Filed Under: Featured Tagged With: Debati i fundit, perplasja, Trump-Biden

KOEMAN E DO YLLIN LEO MESSI ME CDO CMIM, POR MESSI PLAS BOMBEN

August 21, 2020 by dgreca

-Leo Messi plas bomben:”Kam me shume deshire te largohem”-

Pergatiti Albano Kolonjari- Superstari argjentinas Leo Messi i tha tranjerit te ri te Barcelones Ronal Koeman se:”ai e sheh veten me shume te predispozuar per tu larguar, dhe se nuk kishte shume deshire per te qendruar ne Camp Nou”, beri te ditur radiostacioni katalanas RAC1. Leo Messi, nderpreu pushimet per t’u takuar me tranjerin Ronald Koeman, por nga ky takim te dyja palet kane qene te pakenaqura. Ne te njejten kohe, sipas RAC1, Messi pranoi se eshte i vetedijshem per veshtiresite me te cilat do te perballet ne rast  largimin nga klubi duke pasur parasysh qe ai eshte akoma nen kontrate me Barcelonen.  Barça nuk pranoi te komentoje takimin midis Koeman dhe Messit, duke thene publikisht se:”projekti i ri me tranjerin Koeman do te filloje nga numri 10″. Kjo bombe e fundit nga Messi vjen ne nje kohe qe Barcelona ende nuk e ka marre veten nga  humbja 8-2 me Bayern Munich ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve. Nje ndeshje qe u prefshi me kritika te renda nga tifozet, ish-lojtaret dhe ekspertet e politikes institucionale dhe sportive te klubit . I pari qe e pesoi ishte tranjeri Setién i cili u shkarkua.  Presidenti i klubit Bartomeu shpreson se projekt i ri sportiv me tranjer Ronald Koeman mund te fitoje tifozet dhe te riktheje Bracelonen tek triumfi.  Sidoqofte, behet e ditur se gjate prezantimit te tij Koeman kishte kerkuar qe te ulej me Messin dhe te zbulonte se çfare po mendonte Argjentinasi. Messi edhe pse eshte 33 vjeç, eshte nje nga futbollistet me te mire te planetin dhe tek Barcelona jane te deshperuar per te ruajtur sherbimet e tij. Vete Koeman tha se:”do te jem i kenaqur nese Messi do te qendronte dhe se kam deshironte te punoj me te”. Josep Maria Bartomeu, Presidenti i Barcelones u shpreh se:”une besoj se Messi do te respektoje kontraten qe ka me ne dhe qe perfundon ne fundin e sezonit te viteti 2021. Une nuk besoj qe ai do te levise nga Katalania perpara ketij sezoni”. Por vete Messi duket i pakenaqur . Hera e fundit qe ai ka fituar Ligen e Kamponeve me Barcelonen eshte pese vjet me pare ne 2015. Kete sezon humbja e titullit kampion ne La Liga, perfomanca e ekipit kane bere qe Messi tashme te shikoje dhe mendoje largimin nga Barça. Sulmuesi argjentinas ka qene shume i sinqerte duke treguar se sa i pakenaqur eshte ai lidhur me drejtimin e klubit dhe rezultate e ekipit.  Por ajo qe tashme eshte e sigurte ne tavolinen e superstarit jane tre oferta, Manchester, Inter dhe nje kthim prapa te Bracelona. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Koeman, Leo Mesii, perplasja

BEHAR GJOKA: “Përplasja Kadare-Trebeshina s’ka lidhje me veprat letrare”

August 13, 2013 by dgreca

Kadareja me “Mekamin” është kapur me kohë. “Mekami” nuk ka të bëjë me traktatin fetar apo shkencor, as me besimin. Ai është moment fiction, është e tëra imagjinatë, letërsi. Dhe në këtë kuptim dëshpërohem nga leximi që i bëhet letërsisë me syze joletrare. Nëse neve do t’ia bënim edhe Kadaresë këtë, më thoni si do ta lexojmë te “Dimri” figurën e Enverit.

Nga Dhurata Hamzai/

Dy shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe, që komunizmi i ndau në rrugë të ndryshme mbijetese, mbajnë përjetësisht një qëndrim armiqësor kundrejt njëri-tjetrit. Ata janë Kasëm Trebeshina, i cili është tërhequr në “kullën e fildishtë”, thënë ndryshe i burgosur në shtëpinë e tij, dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Nuk shpjegohet ende mëria e tyre tragjike, e cila merr shkas sapo hap gojën njëri, për të dalë kundër tjetrit. Armiq për vdekje me njëri-tjetrin, me një mënyrë të shkruari të ndryshme, ata megjithatë janë pjesë e universit të letërsisë shqipe. Ata do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri për biografët dhe historianët, por përfundimisht bashkë në shtëpinë e madhe të letërsisë shqipe. Studiuesi i letërsisë së dy autorëve Behar Gjoka, përkatësisht me veprat “Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe”, 2005, dhe “Kadareja i Rilexuar”, 2008, flet me rastin e heshtjes së institucioneve shqiptare të kulturës në përvjetorin e 87-të të lindjes së Kasëm Trebeshinës, që e kishte më 8 gusht 2013. Gjoka rrëfen misterin e përplasjeve mes dy figurave të shquara të letërsisë shqipe Trebeshina-Kadare.

Në datën 8 gusht Trebeshina kishte 87-vjetorin e lindjes. Si studiues i veprës së tij, a mud tw na thoni pse hesht Trebeshina. Ku është aktualisht?

-Aktualisht gjatw verws ai shkon në Turqi te djali. Në vjeshtë kthehet në Shqipëri. Me Trebeshinën tashmë është bërë e zakonshme që ai të udhëtojë mes legjendës dhe realitetit, mes pranisë dhe papranisë, mes ekzistencës dhe mosekzistencës, ndërkohë që është shkrimtari me më shumë tituj të dorëshkruar në historinë e letërsisë shqipe. Edhe në këtë ditëlindje u hesht për të. Nëse në Shqipëri do të qasen sërish në heshtje, duke e vijuar me atë filozofinë e lënies në mjerimin e njeriut që i duket sikur i ka mbyllur llogaritë, sipas teksteve të shkruara nga ai nuk rezulton kështu. Në Kosovë pritet të botohet në libër me tekste në prozë dhe me krijimtari letrare, një tekst që verifikon letërsinë e tij dhe do të thosha që ka ardhur momenti që duhet të çlirojnë mendjen që nga akademizmi shqiptar deri te lexuesi shqiptar që Trebeshina është pjesë e letërsisë shqipe. Së pari ai është një krijues që shkruan në gjuhën shqipe. Madje gjatë kësaj periudhe, për shkak të pamundësisë së komunikimit me lexuesin shqiptar, ai po i kthen vetë në anglisht librat e tij duke kërkuar komunikim me një lexues tjetër.

Por edhe institucionet shqiptare të kulturës nuk është se kanë në vëmendje ndaj tij…

-Unë e shoh të pagjasë qëndrimin e institucioneve shqiptare. Së paku i duhej njohur përvoja e dramave të 80 teksteve. Dhe që kjo krijimtari të mos kalojë në antologjinë e letërsisë shqipe dhe në tekstet shkollore është një krim i madh. Trebeshina është një nga autorët që ka lëvruar gjininë e dramës absurde moderne, dhe ngelet një nga mjeshtrit e penës shqipe. Për Trebeshinën, ndërkohë që shumë nga figurat e munguara të letërsisë shqipe janë rikthyer, ka nisur një tentativë, e bërë diku nga vitet 2004, 2005, 2006, e mohimit të Trebeshinës. Dhe që të arrihej me triumf të plotë, u hap menjëherë Kutia e Pandorës për të thënë të bërat e të pabërat e tij. Që nga ajo kohë vijon ende filozofia e leximit biografik e leximit jetëshkrimor të letërsisë se kush është Trebeshina si njeri se çfarë aktiviteti ka pasur. Për mua është dytësore në krahasim me tekstet.

Ju e keni takuar Trebeshinën nga afër, por tek lexuesi shqiptar mbetet në përshtypjen sikur është një nga ata shkrimtarët që kanë shkuar, por që kanë bërë një emër të mirë. Si e shpjegoni këtë ndjesi të përgjithshme në opinion?

-Koha ka bërë që ai në tërësi të jetë në leximin e teksteve, të jetë në atë kullën e fildishtë të krijuesit. Janë të paktë shkrimtarët që të kenë pasur këtë model, ku të ndajnë në tekstin letrar nga fati i Trebeshinës, që prej fatit të mërgimtarit, të burgosurit në kohën e diktaturës dhe të burgosurit në shtëpinë e tij edhe në kohën e demokracisë, sepse nuk ka hyrë në klimën e letërsisë së propaganduar. Të japësh përgjigje se kush është Trebeshina si njeri dhe se kush është si shkrimtar janë dy pjesë, dy momente. Leximi si biografi e letërsisë së tij ose si histori për mua ka qenë vazhdimisht në interes të atyre që duan të krijojnë një hierarki shkrimtarësh, i atyre që do të dalin pretendentë të çmimit Nobel, etj, etj. Tri gjëra për Trebeshinën do të jenë të pandryshueshme, sipas mendimit tim. Fakti që Trebeshina futi në letërsinë shqipe rrymën letrare të surrealizmit, të cilin sipas mendimit tim duke patur edhe një pohim nga studiuesi Robert Elsie ka ardhur si reagim dhe kundërvënie ndaj realizmit socialist. Surrealizmi është ajo shkollë, ai model, ajo rrymë letrare që është përtej realizmit konkret, është ajo shkollë imagjinare që ndërton një realitet më të tmerrshëm se ai që quhet realizëm konkret, dhe kjo shihet në tërë dorëshkrimin e tij. Kjo shihet në romanet në novelat e tij. Në përmasat kohore dhe hapësinore Trebeshina do të jetë guri më i rëndë i lëvrimit të epopesë shqiptare. “Kënga shqiptare”, romani i tij me pesë vëllime me 1554 faqe, të jep përgjigje se çfarë ishte lufta e dytë botërore, lufta vëllavrasëse për pushtet. Unë do të thosha se “Kënga shqiptare” është guri më i rëndë i krijuar në historinë  e ekzistencës së epopesë, në kuptimin e linjave, të personazheve, të tablove në kuptimin estetik gjithëpërfshirës. Së dyti, dramatika e tij, teksti i eksperimentuar i tragjedisë, teatri absurd janë dëshmia më e qartë se dramaturgjia shqipe ekziston, dhe ekziston duke i pranëvënë Teki Dervishin, Anton Pashkun, Beqir Mysliun. Megjithatë, për sa kohë që shkolla shqiptare do vijojë leximin biografik, hapësira e komunikimit me Trebeshinën, me Arshi Pipën, me Anton Pashkun, me Martin Camajn do të jetë e vështirë.

Por përfshirja e kësaj letërsie të mohuar në letërsinë shqipe nuk po bëhet as nga studiuesit e saj?

-Unë këtë e them me dëshirën për të kuptuar se çfarë realisht po ndodh me Trebeshinën, që rri i mbyllur në vetmi, i përzënë nga letërsia njësoj si në mentalitetin monist, dhe në këtë kohë të mentalitetit demokratik. Me sa duket, ne jemi po ata në mentalitet. Në raport me letërsinë heshtja është më shumë se hipokrizi, është që të kontrollojmë liqenin e ndotur të letërsisë së realizmit socialist. Çdo pretendim për të lënë jashtë atmosferës së letërsisë Trebeshinën është një përpjekje për të ruajtur sinorët e sundimit të letërsisë së realizmit socialist.

Kjo që thoni pak a shumë është një perspektivë e atyre që kanë interesa politike për të ruajtur këto sinore. Po nëse ne kemi studiues letërsie dhe akademikë, çfarë kontributi duhet të japin ata që Trebeshina të zërë vendin e merituar në letërsinë shqipe?

-Unë po shpreh një ide të Trebeshinës: duhet të largohen spiunët, bashkëpunëtorët nga rrethet akademike. Kam parasysh emra personazhesh që ngaqë kanë dhënë kontribut të burgoset Trebeshina, nuk e di se ç’kontribut mund të japin tani që Trbeshina të rivendoset në letërsi, kur në fakt ata nuk kamë marrë mundimin as ta lexojnë. Problemi i Trebeshinës është provë e ndërgjegjes kombëtare, e ndërgjegjes qytetare, sepse herë pas here mundohen që Trebeshinën ta fusin në kontekstin e një autori që thotë se nuk jam shqiptar, jam turk, por ja që në një vepër ka thënë edhe se jam danez. Çfarë po ndodh me të, në një atdhe që të burgos dhe që tekstet e shkruara ia interpretojnë vetëm për ta goditur. Edhe pse Trebeshina e ka kryer misionin si shkrimtar, institucionet 22-vjeçare duhet të bëjnë përpjekje për t’u çliruar nga ky lloj mentaliteti. Problemi nuk është thjesht te Trebeshina. Kujtoj letërkëmbimin e Arshi Pipës me Martin Camaj, ku Camaj i thoshte atij se letrat shqipe do të marrin një impuls tjetër, kur të pranohen veprat e Arshi Pipës. Mjeshtri ia kthen se në momentin që Martin Camaj do të studiohet dhe do të kuptohet, pikërisht atëherë letërsia shqipe do të ketë një indicie tjetër. Pra, pse duhet të lexojmë botëkuptimin dhe të lëmë jashtë letërsinë e shkrimtarëve. Kjo është tragjike. Ne mund të falim që ka qenë dikush deputet i kuvendit popullor të komunizmit dhe nuk duhet të harrojmë që të gjykojmë qetësisht nevojën që ka letërsia shqipe që të jetë njëherë një e tërë, vijon arsyeja e ndarjeve absurde. Nuk e kuptoj kujt i intereson që letërsia shqipe të mos ketë Trbeshinën, nuk e kuptoj kujt i intereson që letërsia shqipe të mos ketë Arshi Pipën, Martin Camaj, kujt i intereson që letërsia të ketë vetëm Ismail Kadarenë. Unë jam lexues i secilit prej këtyre autorëve, studiues i secilit prej këtyre autorëve, po qielli i letërsisë shqipe nuk ka vetëm një yll, Kadarenw, apo vetëm një diell. Këtë larmi duhet ta pranojmë, studiojmë dhe zbulojmë, Trebeshina vazhdon të jetë një bibliotekë e heshtur që duhet ta zbulojmë.

Ju që jeni studiues i dy autorëve, a mund të na thoni pse lindi konflikti Kadare-Trebeshina?

-Më vjen keq që sa herë nisin këto përplasje ose jepet ndonjë opinion në media, Kadareja jep përgjigje dhe tregon se kush është Trebeshina me novelën “Mekami”. Të bësh këtë shpjegim për tekstin e një novele, do të thotë që te Kadareja ta shpjegosh romanin “Gjenerali” me diskreditimin që i ka bërë figurës së priftit. Problemi është se jemi në dy tekste letrare. Teksti letrar nuk mund të lexohet as si traktat, as si biografi. “Mekamin” e Trebeshinës e kam parë si letërsi dhe e shoh vetëm kështu. Në momentin që ne do të bëjmë studim sipas përvojës së një çasti të caktuar, ose disa çasteve të caktuara të shpjegimit të paragjykimeve që nuk lidhen me letërsisë dhe do vazhdojmë ta lexojmë letërsinë si biografi shkrimtarësh, nuk jemi në rregull me letërsinë.

Ata janë krijues të stileve të ndryshme, të distancuar nga njëri-tjetri edhe në marrëdhëniet mes tyre. Pse lind kjo përplasje kaq intensive?

Ky debat ka prepicituar në një debat joletrar. Ndërsa kur bëhet fjalë për debatin letrar kam lexuar me kënaqësi Trebeshinën dhe Kadarenë. Sa herë Kadareja ka nevojë me dalë në faqe të parë, iu kundërvihet shkrimtarëve me motivacion të pa thelluar në letërsi. Nuk më intereson se çfarë ka bërë Kadareja apo Trebeshina. Ka patur një debat mes gjermanëve për Gëten dhe Shilerin. Por ata e kanë zgjidhur kështu: ne kemi nevojë për të dy. Në rastin tonë, ndodh ndryshe; Trebeshina thotë Kadareja nuk ia vlen, Kadareja thotë Trebeshina nuk ia vlen….

Ja sapo kaloi një përvjetor i heshtur i Trebeshinës dhe papritur ndalemi tek një problem madhor i mënyrës së studimit të letërsisë shqipe?

-Të them të drejtën shumë përvjetorë kanë kaluar pa e përmendur Trebeshinën. Për mua ai vijon të jetë mes ekzistencës dhe legjendës. Në fakt ai është ende gjallë. Jeta e tij ka qenë më dritëhije, fatkeqësisht disa i lexojnë vetëm hijet, disa vetëm dritat, sepse ai në fillesat e tij ka qenë pjesë e detyrave të larta shtetërore, por në atë kohë të gjithë kanë dhënë prova, edhe Kadare sesi do t’i shërbenin sistemit. Agim Vinça thotë se Trebeshina kur ishte në Beograd dhe studionte për aktor kërkoi që të hiqej nga estetika e artit Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini. E përjashtuan nga shkolla dhe grupi i kursit të tij protestoi, derisa atë e kthyen në shkollë dhe detyrohen të heqin nga estetika Marksin, Engelsin, etj.

Është një histori e përsëritur gjykimi që i bënë Kadareja “Mekamit”. Si e shpjegoni?

-Kadareja me “Mekamin” është kapur me kohë. “Mekami” nuk ka të bëjë me traktatin fetar apo shkencor, as me besimin. Ai është moment fiction, është e tëra imagjinatë, letërsi. Dhe në këtë kuptim dëshpërohem nga leximi që i bëhet letërsisë me syze joletrare. Nëse neve do t’ia bënim edhe Kadaresë këtë, më thoni si do ta lexojmë te “Dimri” figurën e Enverit. Le ta pyesim Kadarenë si do të donte ta lexonim tjetër…(Intervistoi Dhurata Hamzai-Intervista u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Behar Gjoka, Kadare-Trebeshina, perplasja

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT