Ka qenë e pasukseshme miqësorja e fundit e djemve të De Biasit. Pjesa e parë e barabartë, por jo e tillë e dyta. Ishte vërtetë një pjesë e dytë për t’u harruar ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Ukrainës që u luajt në Bergamo të Italisë, duke u mbyllur me rezultatin final 1-3.
Si në pjesën e parë kuqezinjtë kanë pësuar gol pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke u gjendur sërish në disavantazh ndaj ukrainasve të cilët shënuan golin e dytë me anë të Yarmolenko në minutën e 49-të.
Ka qenë minuta e 87-të, kur Konoplyanka përfitoi nga një gabim i Agollit në mbrojtje duke shënuar edhe golin që vulosi gjithçka.
Ndryshe nga pjesa e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, përveç një goditje dënimi të Kaçes dhe një gjuajtje të Lenjanit që kapi shtyllën, nuk ka gjetur forcën e duhur për të ndryshuar rezultatin, duke mos e vënë në rrezik portierin ukrainas.
Një tjetër kombëtare u pa në pjesën e parë, ku ashtu edhe si në miqësoren e kaluar me Katarin, kuqezinjtë kanë pësuar gol që në minutat e para të ndeshjes. Ka qenë Stepanenko, ai që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh ukrainasit.
Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat.
Ky i fundit ka pasur edhe një mundësi të artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 37-të.
Jakov from Israel says
Po u fryve si tollumbace nga nje ndeshje me nje kal te ngordhur si Katari e pastaj “te fluturosh si struci “keshtu do te ndodhi .Se fundi do pendohesh per mburrjet .Nuk jane te gjithe Katar ,qe ish nja ekip qe nuk dinte as te gjuante .Tani ju mbetet nje ndeshje prestigjioze me ekipin e Afganistanit–suksese