-European Commission proposes visa-free travel for the people of Kosovo/
Thaci e Veseli urojne qytetaret e Kosoves;Dite Historike/
Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosoves, Prishtina ne mbremjen e 3 majit 2016/
Nga Behlul Jashari/
Bruksel-Prishtinë, 4 Maj 2016/ Komisioni Evropian i propozoi sot Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen. Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos tha: “Sot ne po vazhdojmë me përkushtimin tonë për propozim të udhëtimit pa viza në BE për qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike – duke lehtësuar kontaktet mes njerëzve dhe duke forcuar lidhjet biznesore, sociale e kulturore ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në bërjen e reformave të gjera dhe të vështira në fushën e drejtësisë, punëve të brendshme dhe më gjerë, që kanë ndikim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi. E di sa i rëndësishëm është për popullin e Kosovës udhëtimi pa viza dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj që Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratojnë shumë shpejtë propozimin tonë”.
Në raportin e sotëm të progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizim të vizave, që nënkupton se deri në miratimin e këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do ta ketë të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe ta ketë të forcuar regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kosovës i të gjitha kritereve të përcaktuara nga katër blloqet e udhërrëfyesit për viza, si dhe riintegrimi dhe riatdhesimi, do të monitorohen përmes mekanizmit monitorues të pas liberalizimit të vizave, procesi i Stabilizim Asociimit, dhe nëse paraqitet nevoja, përmes mekanizmave përcjellës ad-hok.
Në momentin që propozimi miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në katër vendet jo-anëtare të BE-së të përfshira në Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicëra). Përjashtimi i vizave parasheh vetëm udhëtim të shkurtër deri në 90 ditë për çfarëdo periudhe 180 ditore për qëllime biznesi, turistike ose familjare. Qytetarët e BE-së tashmë mund të udhëtojnë pa viza për në Kosovë.
Kushtet tjera për hyrje në zonën Shengen do të vazhdojnë të aplikohen, duke përfshirë nevojën për të dëshmuar mjete të mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhëtimit. Përjashtimi i vizave nuk ofron të drejtën për punë në BE.
Si për të gjitha ato që janë të listuara në Aneksin II të rregullores së vizave dhe qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në Evropë, klauzola mbrojtëse e shtuar në fillim të vitit 2014 do të zbatohen për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Duke marrë parasyshë diskutimet e fundit me Shtetet Anëtare për politikën e vizave të BE-së si tërësi, Komisioni sot ka propozuar të forcojë këtë mekanizëm pezullimi që ta bëjë më të lehtë për Shtetet Anëtare të njoftojnë për rrethanat që çojnë te një pezullim i mundshëm dhe t’ja mundësojë Komisionit ta aktivizojë këtë mekanizëm me vet iniciativë.
Historiku/
Komisioni Evropian e lansoi dialogun për liberalizim të vizave me Kosovën më 19 januar 2012. Në qershor 2012, Komisioni i dorëzoi autoriteteve të Kosovësudhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, i cili identifikoi masat legjislative dhe institucionale që Kosova do duhej t’i miratojë dhe zbatojë për të përparuar drejt liberalizimit të vizave.
Udhërrëfyesi paraqeti një listë gjithëpërfshirëse të reformave që Kosovës i kërkohej t’i zbatojë, me qëllim që të përparojë drejt liberalizimit të vizave, duke përfshirë riintegrimin dhe riatdhesimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin, azilin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.
Komisioni paraprakisht ka miratuar tri raporte për progresin në Kosovë në kuadër të dialogut për viza: i pari më 8 shkurt 2013; i dyti më 24 korrik 2014; i treti më 18 dhjetor 2015 dhe i katërti më 4 maj 2016. Këto raporte përmbanin vlerësimin e progresit të bërë nga Kosova, rekomandimet për autoritetet e Kosovës dhe të dhënat për ndikimin e migrimit dhe sigurisë në regjimin pa viza. Raporti i tretë konkludoi se vetëm tetë kritere mbetën të papërfunduara dhe se sapo Kosova t’i përmbushë këto kritere të mbetura dhe të dëshmojë se masat e ndërmarra për të parandaluar një fazë të re migrimi në BE janë efektive, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në Këshill, vendimi për propozimin e Komisionit do të merret me shumicë të kualifikuar.
Për më shumë informata
European Commission/
Press release/
Brussels, 4 May 2016/
European Commission proposes visa-free travel for the people of Kosovo/
The European Commission is today proposing to the Council of the European Union and the European Parliament to lift the visa requirements for the people of Kosovo by transferring Kosovo to the visa-free list for short-stays in the Schengen area. The proposal is presented together with the Commission’s positive assessment confirming that Kosovo has fulfilled the requirements of its visa liberalisation roadmap.
Commissioner for Migration, Home Affairs and Citizenship, Dimitris Avramopoulos said: “Today we follow up on our commitment to propose visa-free travel to the EU for the people of Kosovo with biometric passports – facilitating people-to-people contacts and strengthening business, social and cultural ties between the EU and Kosovo. This is the result of the hard work and successful efforts of the Kosovo authorities in achieving far-reaching and difficult reforms in the Justice and Home Affairs area and beyond, impacting areas such as the rule of law and justice reform. I know how important visa-free travel is for the people of Kosovo and I am very satisfied with the progress achieved. I hope that the European Parliament and the Council will adopt our proposal very soon.“
In today’s progress report, the Commission confirms that Kosovo has met all the requirements of its visa liberalisation roadmap, on the understanding that by the day of adoption of this proposal by the European Parliament and Council, Kosovo will have ratified the border/boundary agreement with Montenegro and strengthened its track record in the fight against organised crime and corruption.
The ongoing implementation by Kosovo of all requirements set out in the four blocks of the visa roadmap, as well as reintegration and readmission, will be monitored in the post-visa liberalisation monitoring mechanism, the Stabilisation and Association Process and, if necessary, through ad hoc follow-up mechanisms.
Once the proposal has been adopted by the European Parliament and the Council, the people of Kosovo with biometric passports will no longer require visas when travelling for short stays of up to 90 days to all EU Member States except for Ireland and the UK, as well as the four Schengen associated countries (Iceland, Liechtenstein, Norway and Switzerland). The exemption concerns only short-stay visas valid for up to 90 days of travel in any 180-day period for business, tourist or family purposes. EU citizens can already travel to Kosovo visa-free.
Other entry conditions for access to the Schengen area will continue to apply, including the need to be able to prove sufficient financial means and the purpose of travel. The visa exemption does not provide for the right to work in the EU.
As for all those listed in Annex II of the Visa Regulation and whose people can travel visa-free to Europe, the safeguard clause introduced in the beginning of 2014 will apply to visa-free travel for people of Kosovo. Taking into account recent discussions with Member States on the EU’s visa policy as a whole, the Commission has today proposed to strengthen this suspension mechanism to make it easier for Member States to notify circumstances leading to a possible suspension and enabling the Commission to trigger the mechanism on its own initiative.
Background
The European Commission launched a visa liberalisation dialogue with Kosovo on 19 January 2012. In June 2012, the Commission handed over a roadmap on visa liberalisation to the Kosovo authorities, which identified the legislation and institutional measures that Kosovo needed to adopt and implement to advance towards visa liberalisation.
The roadmap sets out a comprehensive list of reforms that Kosovo has been requested to implement, in order to advance towards visa liberalisation, including reintegration and readmission, document security, border/boundary and migration management, asylum, the fight against organised crime and corruption and fundamental rights related to the freedom of movement.
The Commission has previously adopted three reports on progress by Kosovo in the visa dialogue: the first one on 8 February 2013; the second on 24 July 2014; the third on 18 December 2015 and the fourth on 4 May 2016. These reports contained an assessment of the progress made by Kosovo, recommendations to the Kosovo authorities and data about the expected migratory and security impacts of the visa-free regime. The third report concluded that only eight outstanding requirements remained and that as soon as Kosovo fulfilled these last benchmarks and provided that effective measures remain in place to prevent new migratory flows to the EU, the Commission would propose lifting the visa obligation for the people of Kosovo.
In the Council, the decision on the Commission’s proposals will be taken by qualified majority.
***
Kosovë-Thaçi: Javë historike
Prishtinë, 4 Maj 2016/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkruan:
Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA-n dje. Javë historike.
***
Veseli uron qytetarët
-Me rastin e dhënies së rekomandimit për liberalizimin e vizave/
-Veseli: Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t’u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës/
Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për këtë të arritur të madhe të Kosovës.“Urime të gjithëve për rekomandimin e liberalizimit të vizave, një lajm ky historik për Kosovën! Së shpejti do të mund të udhëtojmë të lirë e pa viza në kontinentin tonë, duke u afruar më shumë se kurrë me Brukselin. Përgëzime për Ministrinë e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore që kanë mundësuar përmbushjen e kritereve të vështira që na mundësuan këtë rekomandim. Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t’u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës”, ka thënë Veseli në urimin e tij.
*