NË KOMISIONIN PARLAMENTAR TË POSAÇËM PËR REFORMËN ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE ZVOGLOHET ME MBI 1.500 KM KATËRORE
SIPËRFAQJA E SHQIPËRISË LONDINEZE/
Nga Ramiz Lushaj/
Hartës gjeopolitike të Shqipërisë Londineze prej 2 majit 2014 i mungojnë mbi 1.540 km2 të sipërfaqes së saj territoriale (!) Pothuaj sa rrethi i sotëm i Vlorës së Flamurit. Përndryshe: sa rrethet Gjirokastër e Krujë sëbashku. Kjo “zgrapsje” apo “çkymje” ka ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, në ligjvenësin shqiptar. Pikërisht në Komisionin e Posaçëm për “Reformën Administrative-Territoriale”, në seancën dëgjimore të tij. Në një nga projektet e paraqitura para këtij Komisioni, në Projektin “Shtetweb” del se Shqipëria e ka 27.207 km2 sipërfaqen e saj. Të satin copëtim të Shqipërisë Iliriane duhet ta quajmë këtë rast zyrtar e të paprecent të ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë?!
Në çdo shtet të botës do të mbahej qëndrim përballës deri në ekstremitet, kurse në Shqipëri, në Komisionin Parlamentar e njëherash të Posaçëm, në kit’ Komision që merret direkt e tërësisht me sipërfaqen e çdo komune, bashkie, rrethi e qarku u kalua me një heshtje të pajustifikueshme. Asnjë qëndrim i parlamentarëve shqiptarë gjatë seancës dëgjimore publike në televizione e media të elektronikës e letrës. Ende nuk është zbardh proçes-verbali i kësaj seance në uebsajtin e Kuvendit të Shqipërisë, sikurse janë publikue proçes-verbalet e seancave të 7 shkurtit dhe 28 prillit 2014. Projekti i paraqitur “Shtetweb” gjendet në tavolinën e punës të Komisionit Parlamentar të Posaçëm. Aty e kanë, e shohin çdo ditë, e heshtin deri më sot. Pritet edhe qëndrimi i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që shpeshtas mban qëndrim kombëtar në raste të tilla, po kësaj here e ka ma obliguese se vakia ka ndodh në institucionin e tij/tonë. Presidenti i Republikës, edhe ky me rrënjë e degë kombëtare, nuk duhet të jesin pa e shfaq interesimin e tij (jo)publik. Opozita le të mbetet në pavëmendjen e heshtjen e saj se kësisoj populli opozitar po mësohet me pushtetin politik, po keqmësohet me pranimin e qeverisë së tij si një e keqe e (pa)nevojshme.
Çështja e zvogëlimit të territorit të Shqipërisë Londineze me 1.540 km2 nuk është çështje e vogël. Pse e themi njikështu? E para, se nuk jemi shteti ishullor i Islandës që të mos kemi probleme kufitare me fqinjtë. E dyta, kjo vaki zyrtare e publike vendndodhi në Kuvendin e Shqipërisë. E treta, Projekti “Shtetweb” u paraqit nga një personalitet shqiptar i njohur, dr. Ylli Bufi, ish kryeministër, ish nënkryetar i Kuvendit, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar të Reformës të Qeverisjes Vendore në vitin 2003, etj. E katërta, Projekti ka pasë konsulentë dy ish kryeministra (i të djathtës, i të majtës), tre zv/kryeministra (dy të PD, një i PS), ish ministra nga të gjithë krahët politik, (ish)deputetë, kryebashkiak, kryekomunar, etj. nga të gjitha qarqet e vendit. E pesta, ky Projekt ka partner institucione prestigjioze europiane si Fondacioni Friedrich Erbert, Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran. E gjashta, ndryshimi i sipërfaqes territoriale të Shqipërisë Londineze ende mbetet publikim zyrtar në uebsajtin “Shtetweb”.
Askënd nuk po e akuzojmë për tradhëti kombëtare. E dijmë se kush e mbart tagrin e vendimmarrjes ligjore të këtij rangu (ndër)kombëtar. Po mendojeni për një çast të vetëm sikur një rast i tillë si ky i “Shtetweb” e i keqndodhur në Kuvendin e Shqipërisë të ketë gjasa në Amerikën e presidentit Obama, në Gjermaninë e kancelares Merkel e në Japoninë e perandorit Akihito, se si do të ishin qëndrimet e veprimet e shtetarëve e të qytetarëve të tyre. Japonezët e kanë një thanie hyjnore: “Tokë, më fal që të shkel me kambë”.
Sidoqoftë ky Projekt, në mos koft gabim njerëzor i çastit zvogëlimi territorial i Shqipërisë Londineze, ndoshtaky fakt dëshmon paraprakisht se do të futemi në thelluta të ndonjë “skandali” të kahershëm apo të pritshëm. A mos kemi të bajmë me rastin e kohës së E.Hoxhës kur iu dha një territor ujor RSFJ sa sipërfaqja e Mallakastrës?! A mos kemi të bajmë me lëvizje të vonshme të kufinit të Shqipërisë Londineze me shtetet fqinjë Mali i Zi e Kosova?! Etj.
Faktikisht duke kërkue për vendlindjen time, Tropojën (Malësi e Gjakovës), për vendin e ndryshimet e saj në Reformën Administrative-Territoriale pashë se i ishte zvogëlue sipërfaqja me 166 km2. E kaq nuk janë pak. E kush janë ata që duan të bajnë prerje të tilla…? A mos kemi të bëjmë me ndryshime kufijsh se Tropoja ka vijë kufitare me Malin e Zi e me Kosovën?! Etj. Shifrat më çuan tek zvogëlimi i krejt sipërfaqes së Shqipërisë.
Në përmbyllje, dy fjalë për Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Administrative-Territoriale me kryetar Bashkim Finon, ish kryeministër e ministër i Pushtetit Lokal etj.
Fjala e parë: projekte të tilla si ky “Shtetweb” e tre të tjerë të paraqitur e në proçes, të kryera edhe me interesim ndërkombëtar euro-atlantik, po i shërbejnë këtij Komisioni Parlamentar e të Posaçëm thjesht për propogandë e dekor publik e politik. Nëse antarët e Komisionit e ekspertët e tij do ta kishin kqyr realisht e thellësisht Projektin “Shtetweb” do të kishim ndryshimin përkatës të sipërfaqes së Republikës së Shqipërisë në uebsajtin përkatës. Ose, përndryshe: t’iu lamë udhë fqinjëve sllavë e helenë ta ngrejnë problematikë deri në OKB kufirin e sipërfaqen e Shqipërisë, etj. . E në kryerjen e angazhimeve të tilla shovinistëve balkanik iu vjen në ndihmë për sot e nesër edhe ndarja e Shqipërisë Londineze në rajone?!
Fjala e dytë, ky rasti “Shtetweb” me zvogëlimin e territorit shtetëror të Shqipërisë Londineze dëshmon për një fakt të pakundërshtueshëm: Komisioni Parlamentar i Posaçëm nuk është ngrit për Reformën Administrative-Territoriale, por për interesa politike, elektorale, ekonomike, etj. të sa majtës në qeverisjen e vendit, në Qeveri e në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo projekt i paraqitur nga OJQ shqiptare, nga gjithata ekspertë ndërkombëtar, nga Opozita e djathtë do të kalojnë në arkiv dhe nga sirtarët e vet partiak politik do të nxjerrin “Projektin “ e vet, që iu duhet ta miratojnë sa ma shpejt për ta pasë si mundësi reale për të fituar zgjedhjet lokale të Elektoriadës 2015. Gjithçka duket qartë. Gjithësesi lexohet lehtë.
Arberi dr. says
Eh more Mr Ramoz!!
.Ndarja e shqiperise i ka rrenjte e thalla??
tek perandorit e europes.
Ne vitin 1913 komisioni i europes per caktimit kufive kaloj drinin dhe rastsisht takohen en krushqit qe martohej Rexhep Adullahi i Mulosmanaje.
I pyesi ktushqite
a keni deshire me ba pazar ne shkoder apo ne Gjakove????
Me qellim qe te thonin ne Gjakov dhe te vihej kufiri per lumin drin .
Mirpo malsorete kuptuan qe eshz pyetja me hile
Dhe ju pergjigjen qe ne kemi nje prinjes me vet dhe ai duhet Pyte.
Ku eshe thone ata??
tw vine ketu.
Ata i thone ai Burri me mustaq qe esht ulur tek ai guri
me shkope-bastun ne dore.Thirreni i thone .
Esht invalid dhe cohet me zore nga vendi.
Niset turam.
Niman Syla i krasniqes ,mduohet =perpiqet te mgrihet por i thone mos levize
Ja shtrojne pyetjen.
Me cilin qytet bei krahina e juaj me shume treghti???
??
Me shkodren apo gjak0ven?
Nimani ju pergjigjet me te dyja bile edhe me kuksin e palven e Gucin.
Komisioni me hartemn ne dore???
Po me cilen me shume???
More zotni ska peshore qe e mate sepse dimrir me shume bajn me gjekovenm por pranver e ver-vjesht me shkodren shesin bagin e prodhime e bylmetit e lashite etj etj.
Keshtu delagatet u thyen ne mendimin e tyre per tja len Tropojen gjakoves,rrjedhimisht serbise.
Ase shtet kufitar gjrtmani ausstri,franc.spanje nuk shkemben kufite e nje kombe janegjer, nuk ndryshoj territore
Rusia e Serbia po kerkojn territore.
Vetem luftes nuk i dihet????
Munet eshtmpber per ta hequr qafe ose per inat te sime re vet fle me mullixhinet.
Beso me njhe
New York