SHOQATA SHQIPTARO -AMERIKANE “SHQIPE E ARIZONES” ZGJODHI UDHEHEQESINE E RE TE BORDIT
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Shoqata me e vjeter e komunitetit shqiptar te Arizones “ Shqipe e Arizones” keto dite mbajti mbledhjen vjetore te radhes ku u shqyrtuan disa ceshtje te rendesishme nga fusheveprimtaria e kesaj Shoqate.Njera nga pikat me te rendesishme te rendit te dites ishte zgjedhja e Bordit te ri drejtues te Shoqates per mandatin trevjecar (2018-2021).
Gjithashtu ne kete mbledhje u diskutua edhe per gjendjen momentale te aktivitetit te kesaj Shoqate si njera nga me te vjetrat te ketij komuniteti,si dhe u propozuan disa hapa konkrete qe te vazhdohet me tutje ne shtimin e aktiviteteve kombetare,kulturore dhe sportive per komunitetin shqiptar te Arizones.Me pas duke u bazuar ne Statutin e Shoqates u procdua me zgjedhjen e udheheqesise se re te Bordit,qe do perfaqesoje Shoqaten ne periudhen e ardhshme trevjecare.Keshtu sipas rregullores se punes,ne kete mbledhje u vendos per zgjedhjen organeve perfaqesuese te Shoqates per mandatin e ardhshem.Ne baze te propozimit te anetareve te pranishem,kryetar i ri i Bordit u zgjodh,Florim Ymeri,sekretar Rysha Hamiti dhe arkatar u zgjodh Skerdi Olldashi.Nga te pranishmit u theksua se do te jene optimist ne realizimin e detyrave te parashtruara nga Shoqata dhe ne menyre vullnetare do te punojne per te miren e komunitetit,ruajtjen e gjuhes,kultures dhe traditave shqiptare.Njera nga synimet e Shoqates do te mbetet edhe integrimi i gjeneratave te reja ne punen dhe aktivitetet me te begata kulturore dhe artistike te Shoqates “Shqipe e Arizones”,si dhe lidhjet sa me te ngushta me atdheun.Pas zgjedhjeve,lidershipi i ri i kesaj Shoqate premtoj angazhimin e palodhshem per te vazhduar me vizionin dhe misionin per te kontribuar per ceshtjen tone kombetare.Gjithashtu, duhet permendur se viteve te fundit jane shtuar dhe begatuar aktivitetet kulturore dhe artistike te Shoqatave shqiptare qe veprojne dhe funksionojne ne shtetin e larget te Arizones.Keshtu ne ditet ne vijim Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave te Arizones dhe ne bashkepunim me Shoqaten “Shqipe e Arizones” do te organizojne simpoziumin shkencor me temen bosht “ Historia e Shqiperise dhe e Gjuhes Shqipe”,ku pjesemarrese dhe lektore ne kete simpozium do te jete,Ass.Prof.Elena Kocaqi-Levanti.Ky simpozium shkencor do te mbahet te Shtunen me daten,24 mars 2018 ne Qendren e njohur kulturore dhe komunitare “Aviano Community Center” me Phoenix te Arizones.Nderkaq me daten,25 Mars Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave te Arizones organizon festen e pervitshme te Dites se Gruas ne restorantin,Marriott Phoenix Desrt Ridge.