Tre ditë me Të Përndershmin, Dr. Dom Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës/
Washinghton, 13 Tetor 2016- E merkura e datës 13 Tetor 2016 ishte një ditë e bukur vjeshte edhe për komunitetin e Uashingtonit ishte e veçantë. Mbërriti nga Kosova Dr.Dom Lush Gjergji, mik përsonal e biograf i Shën Terezes, prift katolik i mirënjohur jo vetëm për dashurinë si meshtar por edhe ikonë e kombit, përsa i përket çështjeve kombëtare.
Pas një pushimi atë natë, ai të nesërmen u prit në ambasadat e dy shteteve shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Ambasadorja Vlora Çitaku dhe Stafi i diplomatëve të Kosovës në DC e mirëpritën Dom Lushin i cili shoqërohej nga Dr.Gjon Buçaj, zona e tij Nikoleta dhe kryesia e Vatrës në Uashington DC.
Dom Lushi foli aty për qëllimin e vizitës së tij në Washington dhe pasi ambasadorja Çitaku e mirëpriti, ata biseduan për çështje të ndryshme kombëtare. Biseda ishte shumë e ngrohtë, vëllazërore e plot kënaqësi. Dom Lushi i dhuroi një libër ambasadës, monografinë e Nënë Terezes. Ambasadorja Çitaku e pranoi me shumë kënaqësi dhe vlerësim.
Pas kësaj vizite Dom Lushi dhe shoqëruesit e tij vizituan Bazilikën, Shënjteroren e Shenjtes Mari në Washington DC qëështëBasilika me e madhe në Amerikën Veriore, ku gjënden edhe disa simbole shqiptare. Në anën e saj është statuja e Shën Jeronimit, në brëndësi të saj në mes gjëndet e gdhëndur në mermer statuja e Nënë Terezes duke mbajtur në krah të djathtë një fëmijë e me dorën tjetër duke mbajtur fytyrën e një lipsari të moshuar. Afër kësaj statuje gjëndet një kapelë e Zonjës së Shkodrës me replikën në mozaik të ikonës origjinale.
Pas vizitës aty u panë edhe disa kapela të tjera të Bazilikës. Me pas Dom Lushi me shoqëruesit e tij vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, ku u prit me dashurivëllazërore nga ambasadorja Floreta Luli-Faber, Znj.Mamica Toska , Ministria Fuqiplotë në DC dhe Eni Jucja sekretaria e ambasadës. Ashtu, si edhe në ambasadën e Kosovës, pritja kaloi e ngrohtë miqësore dhe plot informim për Nënë Terezen, jetën e veprën e saj. Monografinë për jetën e Nënë Terezes Dom Lushi ia dhuroi edhe ambasadës së Shqipërisë.(te plote e lexoni ne Diellin e printuar)