-SHBA-të kanë njohur pavarësinë e Kosovës në orët e para pas shpalljes, në ditëlindjen e Engel/
-Eliot Engel në 16 qershor të vitit historik 2008 në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës: Kur u deklarua pavarësia me 17 Shkurt, unë u preka aq shumë duke shikuar në televizion festimet në Prishtinë dhe Kosovë. Isha posaçërisht i prekur nga fakti që me mijëra shtetas tuaj e valëvitnin flamurin Amerikan në rrugët e Kosovës. Ditën tjetër kur ishte edhe ditëlindja ime, Shtetet e Bashkuara e pranuan Kosovën. Kjo ishte dhurata më e mirë që e kam fituar ndonjëherë për ditëlindje/
PRISHTINË, 17 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kongresisti amerikan Eliot Engel në Prishtinë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës uroi sot kosovarët duke shprehr mbështetjen e tij në rrugën e vendit drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtetndërtimit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve të shumta në shënim të përvjetorit të dhjetë të shtetësisë së Kosovës, sot priti në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Haxhi Bajraktari dhe personalitete të tjera. Kryeministri falënderoi kongresistin për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
“Në kohën kur po festojmë 10 vjetorin e shtetësisë, dua të shpreh falënderimet e popullit tonë për punën e palodhur dhe ndihmën e pakursyer që ju dhatë, në ndërtimin tonë si shtet. Ju besuat në ne, besuat në kauzën tonë për liri. Faleminderit mik i shqiptarëve. Faleminderit Eliot Engel”, u shpreh kryeministri Haradinaj.
Kongresisti amerikan Eliot Engel, ka qenë në Kosovë shumë herë, dhe një nga vizitat ishte në qershorin e vitit historik 2008, kur në 16 qershor duke foluuur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, i duartrokitur shumë here, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-të në ditën e ditëlindjes së tij ishte dhurata më e mirë që e kishte fituar ndonjëherë.
“Kur u deklarua pavarësia me 17 Shkurt, unë u preka aq shumë duke shikuar në televizion festimet në Prishtinë dhe Kosovë. Isha posaçërisht i prekur nga fakti që me mijëra shtetas tuaj e valëvitnin flamurin Amerikan në rrugët e Kosovës. Ditën tjetër kur ishte edhe ditëlindja ime, Shtetet e Bashkuara e pranuan Kosovën. Kjo ishte dhurata më e mirë që e kam fituar ndonjëherë për ditëlindje”, është shprehur Engel në seancën solemne të Kuvendit kosovar të mbajtur për nder të tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur në orët e para – ditën e parë pas shpalljes në 17 Shkurtin historik 2008.