– KONGRESMENI ELIOT ENGEL, KRYETAR I KOMISIONIT TË POLITIKËS SË JASHTME NË KONGRESIN AMERIKAN, DO TË UROJË KRYETARIN E RI DHE STRUKTURAT E VATRËS-
Me 29 Shkurt 2020, ditën e Shtunë, në orën 4 e 30 PM, miku i shqiptarëve, mbrojtës i njohur i çështjes tonë Kombëtare, veçanërisht asaj të Kosovës, por edhe “avokat i njohur” për të gjithë Kombit Shqiptar, Kongresmeni Eliot Engel, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vijë për vizitë në Selinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA”.
Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, do të pritet nga Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha me bashkëpunëtorët e tij.
Kongresmeni do të urojë Kryetarin e Ri të Vatrës dhe strukturat e reja. Njoftohen me këtë rast anëtarët e strukturave të Vatrës, Kryesisë dhe Këshillit, që të bëhn pjesë të këtij takimi të rëndësishëm për të nderuar mikun e Kombit tonë.
Është koha që Vatra dhe Komuniteti Shqiptar në SHBA të jenë më të pranishëm në Washington për ta bërë prezent çështjen tonë Kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur mjaft.