Artan Nati/
Federata Vatra është krenari identitare dhe vlerë kombëtare. Vatra është aseti më i çmuar i mërgatës shqiptare të Amerikës.
Njeriu mund të ketë cilëndo fe që ka gjetur prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tinë, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”,thoshte Fan Noli, krijuesi i Federatës PanShqiptare Vatra. Ne mësojmë për identitetin tonë dhe identitetin e të tjerëve përmes ndërveprimeve me familjen, bashkëmoshatarët, organizatat, institucionet, mediat dhe lidhje të tjera që krijojmë në jetën tonë të përditshme. E vetmja lumturi e vërtetë qëndron në njohjen e asaj se kush jemi dhe njohja e vetvetes është fillimi i gjithë mençurisë. Pikërisht këtë kishin kuptuar krijuesit e Vatrës kur në 28 prill 1912 themeluan dhe mblodhën gjithë shqiptarët e disa shoqatave të ndryshme shqiptare në një të vetme dhe nëpërmjet gazetës “Dielli” i dhanë krenari dhe dinjitet gjithë shqiptarëve, duke e shndërruar Vatrën praktikisht në qeveri në mërgim.
Vatra mbajti një kongres për mbledhjen e fondeve më 29 dhjetor 1918, të udhëhequr nga Anastas Pandele, me synimin për të mbështetur delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes. Emigrantët shqiptarë në mbarë SHBA-në mblodhën një shumë prej 150.000 dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave iu dërgua delegatëve të Vatrës në Paris.
Vatra do të ndërtonte themelet e Kishës së re Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila do të lulëzonte pavarësinë nga Kisha e Kostandinopojës dhe do të zmbrapste ndikimin e mëtejshëm grek ndaj popullsisë ortodokse shqiptare. Anëtarët kryesorë si Fan Noli dhe Faik Konica, do të përfshiheshin në politikë dhe administrim të shtetit të sapokrijuar shqiptar, me Fan Nolin që drejtonte Revolucionin e pasuksesshëm të Qershorit. Noli do të rifillonte detyrën pas kthimit në SHBA.
Kuptohet ne sot jetojmë në një realitet të ri dhe sfidat dhe prioritetet për Vatrën janë të ndryshme, por në thelb të njëjta. E vërteta është se më shumë shqiptarë jetojnë jashtë kufijve dhe një botë e globalizuar e bën të mundur për të menduar, jetuar dhe vepruar si transnacionale për të cilët brenda dhe jashtë vendit vendndodhjet nuk janë më fikse dhe të pandryshueshme. Besoj se ne jemi tërësisht të margjinalizuar dhe besoj se qeveritë në pushtet i tremben diasporës sepse e kanë më të vështirë të na manipulojnë si pasojë e pavarësisë ekonomike dhe njohja e dy realiteteve na e bën më të lehtë të kuptojmë situatën në vend. Mendoj se e drejta e votës si edhe përfaqësimi ynë atje jo vetëm është nevojshme por edhe domosdoshmëri për përparimin e vendit. Ashtu si dikur Vatra mbështeti çështjen shqiptare dhe u bë faktori kryesor për lobimin e çështjes shqiptare në perëndim si politikisht edhe financiarisht edhe sot më tepër se kurrë Vatra, me lidhjet dhe kontaktet e vazhdueshme me qeverinë amerikane si dhe përfaqësimin më dinjitoz të diasporës, mund t’i japi zë dhe përfaqësoj denjësisht çështjen shqiptare, për t’i shërbyer denjësisht vendit tonë. Vatra tentoi të propozonte për president një figurë të nderuar dhe intelektual e patriot siç është Dr.Dritan Demiraj. Nuk ka asnjë mision të vetëm të Vatrës pasi mund të ndryshojë në varësi të komunitetit ose kontekstit specifik. Megjithatë, komunitetet e diasporës shpesh ndajnë qëllime dhe ideale të përbashkëta. Pikërisht bashkërendimi i veprimtarive tona do të bëjë mbledhjen e të gjitha rrëkeve në një lum për të realizuar idealet tona patriotike e kulturore. Dega jonë në Çikago, m.gj.s relativisht e re ka bërë një një punë të shkëlqyer duke bashkërenduar veprimtarinë e saj me shoqata të tjera shqiptare, duke bërë të mundur ndihmën me mjete mësimore të shkollave shqipe të xhamisë dhe kishës si dhe duke kontribuar edhe me mësues që janë edhe në kryesinë e Vatrës. Gjithashtu dega jonë ka bashkëpunuar me shoqatën e grave si dhe katedrën albanologjike të DePaul University për promovimin e librave të shkrimtarëve shqiptarë me banim në USA, si dhe organizuar veprimtari sportive e krijuar kontakte me politikanë të shtetit të Illinois. Ruajtja e kulturës dhe identitetit është një nga prioritetet tona kryesore dhe rezultatet janë të dukshme, por bashkërendimi i veprimeve do të ndihmonte së tepërmi.
Mbështetja e komunitetit: Komuniteteti shqiptar shpesh angazhohet në rrjetet e mbështetjes reciproke, duke ofruar ndihmë dhe burime për anëtarët e tjerë të komunitetit. Shpresoj të kemi mundësi për mbështetje financiare, por kurrë nuk ka munguar rrjetëzimi dhe mbështetja sociale për të ndihmuar individët të lundrojnë në sfidat në mjediset e tyre të reja.
Ndërgjegjësimi dhe diskutimi i problemeve ekonomike e politike në Shqipëri si edhe atyre në Amerikë është një nga temat kryesore që dëgjohen në bisedat tona. Diskutime të tilla të organizuara nga Vatra kanë shumë interes kombëtar. Kjo mund të përfshijë rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet politike, abuzimet e të drejtave të njeriut ose shqetësime të tjera që prekin komunitetin e tonë. Dega e Vatrës në Çikago kishte një takim të tillë me temë “Sistemi politik dhe zgjedhor Amerikan” dhe interesimi ishte i madh. Së shpejti kemi një takim tjetër me një të ftuar special mbi çështjet e tensioneve në Kosovë dhe më gjerë.
Komuniteti ynë shpesh përballet me sfida unike dhe iniciativat mbështetëse të komunitetit mund të përfshijnë shkëmbimin e burimeve të informacionit dhe përvojave për të ndihmuar anëtarët të orientohen në çështje të tilla si imigrimi, punësimi dhe arsimi.
Ndërtimi i rrjeteve dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të komunitetit të tonë mund të jetë një aspekt thelbësor i mbështetjes së komunitetit. Kjo mundëson ndarjen e ideve, burimeve dhe zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta.
Të mos harrojmë se prania jonë këtu nuk është vetëm lëvizje fizike; por është një odise kulturore dhe një rrëfim i përbashkët që i kapërcen kufijtë dhe i lidh njerëzit së bashku. Misioni ynë si anëtarë të Vatrës është të jemi një katalizator për ndryshime pozitive, duke nxitur mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe një vizion të përbashkët për një Shqipëri dhe botë më të mirë.
Le të mos harrojmë se ne nuk e zgjodhëm vendin tonë, por është vendi jonë që na zgjodhi ne. Shqipëria është në ritmin e rrahjeve të zemrave tona,në jehonën e historisë sonë dhe shtratin e identitetit tonë. Rroftë Vatra, rroftë kombi shqiptar.