Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 12 Korrik 2015-Kosova po zhvillon fushatën e korrje-shirjeve në mbi 84 mijë hektarë tokë të mbjellë me grurë.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kanë vizituar sot nga mesdita parcelat ndërmjet fshatrave Hallaq i Madh dhe Rufc i Ri të komunës së Lipjanit, ku kanë monitoruar nga afër korrje-shirjet.
“Në Kosovë janë rreth 84 mijë hektarë të mbjella me grurë, rreth 44 mijë hektarë janë të mbuluara me subvencione, që është një kontribut shumë i madh”, tha Mustafa.
Kryeministri poashtu bëri të ditur se këtë vit janë shpërndarë subvencione në vlerë rreth 6 milionë e gjysmë vetëm për grurë, ndërsa në përgjithësi për bujqësi janë dhënë subvencione në vlerë 23 milionë, ndërsa grande edhe 20 milionë të tjera.
“Është një përkujdesje shumë e madhe e qeverisë së Republikës së Kosovës për prodhimtarinë primare bujqësore. Ne dëshirojmë që edhe më tutje të nxisim prodhimtarinë, dëshirojmë që edhe më tutje të përpunojmë produktet bujqësore, dhe të arrijmë që të zëvendësojmë për aq sa është e mundur importin me prodhimtarinë bujqësore dhe atë ushqimore vendore”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ministri i Bujqësisë, Krasniqi tha se fushata e korrjeve ka filluar para gati dy javësh dhe besojmë që në 10-12 ditët e ardhshme do të përfundojë.
“Pritet që të kemi një rendiment në mes 3.5 deri në 4 tonë për hektar. Besojmë se do të arrijmë këtë vit që të kemi rreth 75-80 për qind të konsumit të mbuluar. Nevojat e Kosovës, sipas vlerësimeve që i bën dhe Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Bujqësisë, janë rreth 400 mijë tonë, ndërsa ne këtë vit besoj të arrijmë së paku 300 mijë tonë ta kemi prodhimtarinë. Do të thotë, ende nuk mund ta mbulojmë 100 për qind, për këtë duhet që të kemi edhe 25 mijë hektarë shtesë me kultivim të grurit”, u shpreh ministri Krasniqi.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti falënderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrin Krasniqi për mbështetjen, duke shprehur besimin se kjo do ta fuqizojë edhe më tutje sektorin e bujqësisë.
Fermeri Mustafë Gashi, bëri të ditur se ai ka mbjellë 32 hektarë tokë dhe se mesatarja për hektar sivjet është rreth 5–6 mijë kilogramë, duke shprehur mirënjohje për subvencionimet që i janë dhënë nga Ministria e Bujqësisë.
Komisioni për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve do të nxjerr një raport të përgjithshëm për rendimentet dhe ecurinë e fushatës në përgjithësi.
Komisioni, i përbërë nga përfaqësues të shoqatave, drejtorive komunale dhe zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, ka vlerësuar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve për grurë, para se të fillojnë korrje-shirjet. Në mbledhjen e Komisionit u tha se kjo ka qenë një lehtësim shtesë për fermerët, krahas rritjes së shumës së subvencionimit, nga 125 në 150 euro për hektar.
Nuk e dime popullsin e sakte te Republikes se Kosoves Por ne koficentin e llogaritjes bukes hyne dhe Uje qe proporcion miell:uje esht1:1- me miellit esht 1:1 kur gatuajm buken .
Nuk e dime edhe me cfare koficenti llogaritet nevoja standartet e kane 76-100 kgr. grure per fryme.
Vende te ndryshme kane kofeicente te ndyehem ,po ashtu edhe vet poullsia ,ndryshe llogaritet(grup moshave) pet te vegjlit e moshuarit e ndryshe me 16-55 vjece.Pra dueht patur shume gjera parsyshe ne zbatimin e kofiecentit jo shabllon.
Vende me nivel te laret ekonomik konsumojn shume perime,fruta,peodukte blegtorale,deti etj etj dhe buka esht si indikatotor.
Pra prodhimi do te ishte afersishte i mjaftushem me 55/kv/ha.( 85.000ha X 55.kv/ha=462.000 tone,sipas shifrave te administrates Kosoves_nevoja esht per 400.000 tone.?
Mbetet ceshtje per tu sqaruar nga teknologet ,agrobiologet finacieret,dhe specialiste te tjere.
Per Kosoven 35-40 kv/ha jane pake, duhet 50-55- kv/ha. sepse gjith territorin ku mbillit gruri e ka po thuaj fushore dhe toka ta pasura.
Rasti i F e r m e r i t Mustafe G a s h i qe ne 32 ha.te mbejell me kulturen e grurit ka marr 50-60 kv/ha duhet p e r g j i t h s u a r duke studjar tipin e kutivarit g r u r i t , dezinfektimin e fares para mbjelljes me preparate kimike,normen e faren kg.per ha. te perdorure,perberejn agrokimike te tokave,punimet,afatin e mbejlljes,plehrat e sasi e perdorur,sherbimet kulturale ,prashitja,vaditja, luftimi smundejev ,demtusve, barerave te kqia(selektive)..
F e r m e r i Gashi duhet ket marr masa qe prodhim i marr te ruhet per f a r e jo vetem per vete por dhe per fermeret e tjere.
Fara duhet triorohet(stadartizohet ) te analizohetne laboratorine inspektoriatit te farerave per gjith tregusit-pastertin,peshen e 1000 kokrrave , energjin e fuqin mbirse ,infektimin e saje apo mos infektimin- vizual e laboratorik.
Fare te rehute ne depo te vecanta te ajrosura e behen sherbime per rujen e fuqise e enegjise mbirse dhe pastertise varietore. Ne baze te ketyre rezultateve te hartohet nje agrorregulore,kod- agroteknik per ate tipe zone lidhur me lartsin e mbi nivelin detiti dhe perberjen pedologjike te tokeve dhe klutivari i pershtatshem per gjith ato zone sipas shtrijes vertikale e horizonatale, ne pershtatje me mikroklimen e mikrorelivin e tokes.
Kjo do te bejn qe kjo eksperienc te perhapet e perpunohet sipas zonave per te mbeshtet prodhimin e kutures grurit mba baza me te shendosha shkencore.
Munde te merren kultivar te ndryshem gruri qe kan dhen rendiment te larta ne fushat eksperimentale e ne prodhim te gjer ne shqiperi dhe itali apo vendet tjera fqi me Kosoven.shfrytzimi i te gjitha mundesive e plotsimi u kushtev do bejne qe Kosova te plotsojn neveoj per vete, dhe te behet eksportuse e grurit.
UROJM Suksese.
Fatbardh Doci
Scentific Collaborator
New York
In Memory
August 18.2015