Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka një përgjegjësi të madhe historike për kontributin e zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale të vendit, si dhe për ndalimin e destabilizimit të Kosovës, e që është qëllim i armiqëve të saj./
Shkruan: Nikë Gashaj*/
Në botën bashkëkohore demokratike nuk është prit mirë rrëzimi i qeverisë së Kurtit, pas 50 ditëve të punës së saj, përpa argumentim të bindshëm dhe në veçanti, në një kohë të përhapjes intensive të një epidemie të rrezikshme të coronavirusi Covid – 19, në tërë botë, si dhe në Kosovë. Po ashtu LDK-së dhe partitë opozitare nuk i panuan kërkesat e shtetëve mike e të fuqishme evropiane, sikurse janë: Gjermania dhe Franca, etj. për ta tërheq mocionin për rrëzimin e qeverisë, Kurti.
Gjithashtu, politikanët në Kosovë nuk përfillën as sugjerimet e një numri të konsiderueshëm të europarlamentarve, intelektualëve të njohur nga vende të ndryshme të botës, si të intelekualëve shqiptarë nga mbarë kapësira shqiptare, për ta lënë rahat qeverinë e Kurtit të funkësionoj deri në zgjedhjet e reja të parakohëshme parlamentare.
Mirëpo, pas rrëzimit të qeverisë, LDK-së dhe partitë opozitare nuk dakordohen për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohëshme parlamentare në Kosovë, kur të krijohen kushtet, pas tejkalimit të pandemisë. Përkundrazi, ato formuan koalicionin e veçantë me Listën Serbe, për të formuar qeverinë e re, përpa zgjedhje të lira dhe demokratike. Me këto parti politike u muar vesh presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili me 30 prill 2020, dekretoi si kandidat për kryeministër të qeverisë së re Avdullah Hotin, nga LDK-ja, partia e dytë parlamentare. Presidenti Hashim Thaçi, dekretin e bëri një dit para pushimeve të parit maj, meqenëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila duhej ta vlerësonte dekretin, supozohej se ka me qenë në pushim. Lëvizja Vetëvendosje menjëherë e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi që kandidatin e LDK-së Avdullah Hotin e mandaton për kryeministër. Ajo ka kërkuar që Gjykata ta pezulloj dekretin, deri në vlerësimin e kushtutshmërisë së tij. Mirëpo, në anën tjetër, LDK-së, sipas njohjeve të saja të” larta” juridiko- politike” e vlerësoi, se s’ka arsye për pezullimin e dekretit të Thaçit, dhe përpa prit vlersimin e Gjykatës Kushtetuse të Kosovës në lidhje me këtë çështje, të njëjtën dit që Thaçi e shpalli dekretin, ajo e ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës kërkesën që më 2 maj( ditë pushimi) të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë se re, sepse me Listën serbe (Listën e Vuçiqit) dhe me një Listë tjetër shqipfolëse, që në opinion konsiderohet si pro ruse/serbe, e ka sigurua shumicën parlamentare. Në në atë mënyrë ata bënë përpjekje me e grabit pushtetin dhe me e vjedh vullnetin e popullit, përpa zgjedhje të lira dhe demokratike. Andaj, aty shihet “serioziteti” dhe qëllimi i kësaj partie politike për “mbrojtjen” e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës. Ndërkaq, në filozofinë politike, politikanët e tillë quhen: ” mall prej materialit të dobët”.
Mirëpo, për fat të mirë të Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e shfrytzoj pushimin, por këtë lëndë e trajtojë me urgjencë dhe prioritet, si dhe e muar vendimin për caktimin e masës së përkohëshme deri te vendimi përfundimtar, më 29 maj 2020.
Duhet përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Gjithashtu, duhet të besohet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përsëri në mënyrë të pavarur, objektive dhe pa frikë, do të marrë dhe vendimin definitiv kushtetues në lidhje me lëndën në fjalë, meqenëse kjo çështje është me rëndësi qënsore për zhvillimin e demokracisë dhe kushtetutshmerisë të shtetitit të Kosovës. Prandaj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka një përgjegjësi të madhe historike për kontributin e zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale të vendit, si dhe për ndalimin e destabilizimit të Kosovës, e që është qëllim i armiqëve të saj. Ajo për më tëpër, vjen në shprehje, kur dihet se Kosova është shtet i ri, dhe në veçanti është nën mbikqyrje të faktorëve ndërkombëtar, se sa ajo, ka kapacitete demokratike e profesionale, si dhe kulturë politike dhe juridike për të funksionuar si shtet demokratik dhe juridik në pajtim me standardet ndërkombëtare.
* (Autori është politolog)