
-Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep të drejtë Presidentit për Dekretin. Objekti i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, i datës 30 prill 2020, me të cilin z. Avdullah Hoti, iu propozua Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
– Kushtetuesja e Kosovës: E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi dhe privilegj/
– Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës/
– AVDULLAH HOTI: KOHA TË BASHKOHEMI PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS
PRISHTINË, 28 Maj 2020-Gazeta DIELLI/ Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot në mbrëmje njoftoi Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 28 maj 2020. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep të drejtë Presidentit për Dekretin. Objekti i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, i datës 30 prill 2020, me të cilin z. Avdullah Hoti, iu propozua Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Menjëherë pas këtij zhvillimi, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë u dërgua Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson Deklarata.
VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA SEANCA SHQYRTUESE E MBAJTUR MË 28 MAJ 2020:
Lexoje ketu: https://gjk-ks.org/vendimet-nga-seanca-shqyrtuese-e-mbajtur-me-28-maj-2020/
AVDULLAH HOTI: KOHA TË BASHKOHEMI PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS
I mandatuari për Kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka shkruar:
Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.