PRISHTINË, 29 Qershor.-Bëhen të gjitha përgatitjet për ushtrinë e Kosovës. Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u zhvillua sot ceremonia solemne e diplomimit të kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), brezi 2015. Ministri i Ministrisë së FSK-së, Haki Demolli, e vlerësoi këtë ceremoni si një ditë të veçantë në jetën dhe karrierën e të diplomuarve, por edhe si një ngjarje të shënuar për FSK-në.“Diplomimi dhe gradimi i 11 kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së, në gradën e nëntogerit, është një ditë tejet e rëndësishme dhe e shumëpritur, jo vetëm për kadetët e diplomuar, familjet e tyre, por edhe për Ministrinë dhe FSK-në në përgjithësi. Është ditë në të cilën po bëhet kurorëzimi i një pune të gjatë dhe tani pas 4 viteve angazhimi, sakrifice, këmbëngulësie, po e realizoni ëndrrën tuaj, duke u bërë solemnisht oficerë të karrierës në uniformën e FSK-së, që është uniformë e shenjtë dhe shumë e çmuar për popullatën e Republikës së Kosovës”, u shpreh ministri Demolli.
Ai vlerësoi shkollimin e kadetëve në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së. “Doktrina e stërvitjes dhe shkollimi i kadetëve tanë bazohet në tërësi mbi njohuritë dhe shkencën ushtarake, të ngjajshme me ato të ushtrive tjera bashkëkohore, duke zhvilluar njëkohësisht studime paralele edhe në institucione civile, konkretisht në Universitetin Amerikan të Kosovës”, tha ai.
Ministri Demolli tha se Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).
Kadetët në mënyrë të veçantë i ka përshëndetur dhe përgëzuar, në gjuhën shqipe, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Thimoty Orr.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, duke iu drejtuar kadetëve, tha se, “ju po bëheni pjesë e FSK-së, në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën”.
Pas leximit të urdhrit për gradimin e 11 kadetëve në gradën e nëntogerit solemnisht iu dhanë certifikatat oficerëve të rinjë të FSK-së.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rama i dorëzoi nëntoger Shpend Hajdinit çmimin “Kadeti më i mirë i brezit 2015”. Kadetët e sapodiplomuar dhanë betimin solemn para komandantit të Qendrës së Studimeve Universitare, kapiten Avni Kiqina.
Kadetët e FSK-së kanë kryer studimet në Qendrën për Studime Universitare dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës. Atyre sot edhe u janë caktuar detyrat, të cilat do t’i kryejnë në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Urimet me te mira ketyre djelmoshave te rinj te Kosoves.
Ju ka hije uniforma 11 kadeteve te sapodiplomuar, te cilet i pret nje karriere e bukur ne sherbim te Republikes se Kosoves.
Shendet, suksese dhe mbaresi ne cdo detyre qe do caktohen.
Nder dhe krenari per misionin dhe uniformen.
Shefqet
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
Shefqet says
Urimet me te mira ketyre djelmoshave te rinj te Kosoves.
Ju ka hije uniforma 11 kadeteve te sapodiplomuar, te cilet i pret nje karriere e bukur ne sherbim te Republikes se Kosoves.
Shendet, suksese dhe mbaresi ne cdo detyre qe do caktohen.
Nder dhe krenari per misionin dhe uniformen.
Shefqet