Nga B.Jashari/.-Në vazhdën e takimeve me liderët e subjekteve politike, me qëllim bashkërëndimin e veprimeve për përgatitjen për zgjedhjet e përgjithshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takua sot me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.LDK sapo njofton se në takim u bisedua për ecurinë e veprimeve të mëtejme deri në zgjedhjet e pëprgjithshme.
Të dy kryetarët u dakorduan që subjektet politike dhe institucionet duhet të punojnë me përkushtim që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë, të drejta dhe demokratike.Po ashtu, kryetari i LDK-së dhe ai i Nismës për Kosovën u pajtuan që të nga të gjitha subjektet politike të ndiqet një axhendë e përbashkët e veprimeve.Në 28 shkurt, Këshilli themelues i Nisma për Kosovën zgjodhi Jakup Krasniqin kryetar të Këshillit Kombëtar dhe kryesinë. Kryesia zgjodhi Fatmir Limajn kryetar të Kryesisë të Nisma për Kosovën. Krasniqi dhe Limaj ishin pjesë e PDK-së