Prof. Besnik Tahiri/
Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Weber, z. Dan Crenshaw, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ways & Means Committee) të cilët i falenderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj.
Në të gjitha takimet theksova se: Kosova ka një të ardhme të ndritur, dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë me mbështetjen e NATO-s , do të vazhdojmë të ndërtojmë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët!
Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shtetëve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO.
Gjatë qëndrimit në Teksas, pata nderin t’i takoj anëtarin e Senatit Amerikan nga ky shtet, Ted Cruz, Senatorin dhe Kryetarin për Arsim në Shtetin e Teksasit, Brendon Creighton, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton.
Në këto takime dhe diskutimet e shumta, është e qartë se jo vetëm ndjenja e mirë, por edhe energjia për të mbështetur Kosovën janë prezente të figura të larta të SHBA-ve. Kosova është e bekuar që e ka fituar lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me ndihmën e Amerikës.
Edhe pse jemi një vend i vogël, Kosova është e njohur dhe e dashur për Amerikën. Këtë ndjesi dhe këtë marrëdhënie duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë me shumë kujdes.