-Mustafa në mbledhjen e qeverisë: Vizitë shumë e rëndësishme e Sekretarit amerikan Kerry në Kosovë. Edhe në emrin tuaj dhe të qeverisë falënderoj edhe sot Sekretarin Kerry për vizitën që i bëri Kosovës dhe politikën amerikane për përkushtimin shumë të madh për vendin tonë/
-Ne, qeveria, jemi në çdo moment të ulemi me opozitën, të diskutojmë preokupimet e opozitës, të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rregullores së punës së Kuvendit/
Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 3 Dhjetor 2015/ Vizita në Kosovë e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili dje në Prishtinë theksoi se, “në emër të Presidentit Obama sjell përshëndetjet e tij dhe përkushtimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e pavarur të Kosovës”, u vlerësua shumë e rëndësishme nga kryeministri kosovar Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot.