-Në 18 vjetorin e masakres së Reçakut zbulohet shtatorja e Ambasadorit Amerikan William Walker, në kohën e luftës ishef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë/PRISHTINË, 14 Janar 2017-B.Jashari/ Ambasadorit Amerikan William Walker sot do t’i zbulohet shtatorja në fshatin Reçak, ku para 18 viteve, derisa ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrimin nga forcat serbe të mbi 40 civilëve shqiptarë të rrëmbyer në shtëptë e tyre në 15 janar 1999 e cilësoi krim kundër njerëzimit.
Në zbullimin e shtatores do marrë pjesë edhe vetë ambasadori, si dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili edhe do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.
Në veprimtaritë përkujtimore, sot shfaqet filmi dokumentar “Saga e Reçekut”, ndërsa nesër mbahet akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në qendrën komunale, në Shtime.Reçaku është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë, rreth 6 mijë rezultonin të zhdukur, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.
Rreth dy muaj pas masakrës së Reçakut, aviacioni i NATO-s filloi bombardimet kundër caqeve të forcave kriminale serbe, të cilat zgjatën 78 ditë, deri në kapitulimin e Slobodan Milosheviçit, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Në Kompleksi Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.
Në prag të shënimit të përvjetorit të tetëmbëdhjetë të Masakrës së Reçakut, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në ambiente familjare ambasadorin William Walker, të cilit i ndau një pllakat-falënderimi të veçantë.
Ambasadori William Waker, kryesues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, me motivacionin për kontributin e jashtëzakonshëm në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për masakrat dhe krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, Kolegji AAB këto ditë i dha Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.
Presidenti Thaçi: Shtatorja e Walker në Reçak, simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
– Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t’i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë/
Reçak, 14 janar 2017 – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe ka zbuluar shtatoren e ish-ambasadorit William Walker në këtë fshat.Presidenti Thaçi tha se në Reçak kishte ndodhur ajo që më së paku ishte pritur të ndodhte, por, sipas tij, krejt bota pastaj e pa sesi në Kosovë po ndodhte gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme.“Gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme ia hapi sytë gjithë diplomacisë botërore”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t’i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë.“Në kuadër të këtyre organizatave ndërkombëtare ishte njeriu i duhur, në emër të shtetit të duhur, pra ambasadori William Walker, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.“Walker ishte njeriu i duhur që tha të vërtetën, e cila ia hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, shtoi presidenti Thaçi.Ai theksoi se jo vetëm tash pas 18 vjetëve, por gjithmonë do të kujtohen viktimat dhe heroizmi i pashoq i popullatës shqiptare, bashkë me përpjekjet madhore dhe unike të popullit të Kosovës.“Sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet mirë, kudo që jeton në Kosovë e diasporë, sepse ka atributet e një çlirimtari”, theksoi presidenti Thaçi.Gjithashtu, i pari i vendit tha se të gjithë duhet të punojmë për të ardhmen e vendit, që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe t’i kultivojmë raportet e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë ishin dhe mbeten përkrah Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Para zbulimit të shtatores së ish-ambasadorit amerikan, William Walker, presidenti Thaçi e falënderoi atë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës dhe për praninë e sotme në Reçak, duke theksuar se shtatorja e tij simbolizon të vërtetën për Kosovën para botës dhe përfaqëson simbolin e lirisë dhe të pavarësisë./b.j/