-Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e festivalit të vjeljes së rrushit “Hardhfest” në Rahovec/
Nga Behlul Jashari/ RAHOVEC, 5 Shtator 2015/ Kosova vend i zhvilluar është obligim dhe detyrë jona, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e festivalit të vjeljes së rrushit “Hardhfest” që u mbajt në Rahovec.
“Kjo është festa më e rëndësishme e stinës, që dëshmon një traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit të kësaj toke kaq të vlefshme të shtetit tone”, u shpreh ajo.
Presidentja Jahjaga vizitoi edhe fshatin Krushë e Madhe dhe Kooperativën Bujqësore Krusha, në kuadër të promovimit të produkteve vendore.
“Sot nuk është koha për të zgjedhur nëse duam ta bëjmë Kosovën vend të zhvilluar. Ky është obligim dhe detyrë jona! Prandaj zgjedhjet që mund të bëjmë sot janë zgjedhjet për investime në bujqësi, në një vend që jeton nga toka e tij, dhe në veçanti në vreshtari, në një vend që siguron jetesën nga ajo”, u shpreh Jahjaga.
Kosova, vijoi ajo, ka pasuri të mëdha natyrore dhe ajo mund të shndërrohet në një forcë rajonale në fushën e bujqësisë.
“Toka e Kosovës mund të shndërrohet në prodhuesen më të madhe në rajon të prodhimeve të ndryshme bujqësore dhe ne duhet ta garantojmë këtë për aq sa duhet të sigurojmë cilësinë e produkteve tona duke trasuar rrugën e pranisë së tyre jo vëtën në tregjet rajonale, por edhe në tregjet botërore”, tha Jahjaga.
Në këtë ceremoni tradicionale, të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Rahovecit, Afrim Sharku si dhe zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
“Vjelja e rrushit nuk është vetëm një festë e zakonshme dhe as edhe vetëm një shënim i një tradite të kësaj ane, por fillim i një viti të mbarë për familjet tuaja dhe përgjithësisht për shtetin tonë dhe shoqërinë tone”, u shpreh Presidentja e Kosovës sot në Rahovec.
Jakov from Israel says
gEZOHEM PER PERPARIMIN E TYRE POR SE FUNDI NJE FAKT TEPER I ATHET PER GJITHE KOSOVEN KUR NJE SHTETAS I I ESHTE BASHKUAR FORCAVE ME REGRESIVE TE BOTES SE SOTME ISIS–DEL I PERFAQESUES I SPIKATUR I MASKARENJEVE TERRORIST PER TE PUBLIKUAR MONEDHEN E TYRE PREJ 136$,kY ESHTE NJE VEPRIM I ULET TE NUK E NDERON KOSOVEN SHTETASIT E SAJ .qEVERIA KOSOVARE DUHET TE KISHTE MARRE MASA ME TE RREPTA KUNDER KETYRE ELEMENTEVE REGRESIV QE TURPEROJNE SHTETIN DHE JA ULIN AUTORITETIN PARA GJITHE BOTES ,DUKE MOS LENE ME VEND PER PRETENDIME NE ARENEN NDERKOMBETARE .a KA NJERI QE DO TA KUNDESHTOJE KETE FAKT QE I BASHKANGJITEN EDHE PLOT SHTETAS TE TJERE QE LUNFTOJNE NE sIRI PER MUSTAQET E CELO PICARIT ?