-Bajrami: Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër të parët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes së arsimit shqip në kohë shumë të vështira/
PRISHTINË, 12 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Në Kosovë, me një ceremoni solemne, është shënuar sot 25 vjetori i themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”.Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami u shpreh se kjo ngjarje shënon fillimin e përpjekjeve finale të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim dhe tha se ky proces ka filluar me rezistencën që ka bërë shkolla shqipe, që kanë bërë arsimtarët në momente historike.
“Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër të parët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes së arsimit shqip në kohë shumë të vështira”, tha ministri.
Bajrami kujtoi të gjithë ata që ndihmuan arsimin shqip, e po ashtu edhe mësimdhënësit që ranë duke bërë rezistencë kombëtare.
“Nuk ishte lehtë që të mbahej shkolla shqipe në atë kohë, sepse ishin planet e spastrimit etnik, të dëbimit, të mbylljes së shkollave dhe përfundimit të ëndrrës për një shtet të pavarur dhe sovran. Por, tani të gjithë jemi krenarë për homogjenitetin kombëtar që kemi pasur në periudhën 1990-98”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se ka qenë arsimi që ka zbatuar për herë të parë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke hartuar akte ligjore.
Duke kujtuar rolin LASh-it, ministri Bajrami tha se ne sot duhet të vetëdijësohemi për rolin e shkollës sonë në një shtet demokratik dhe të pavarur.
“Sot arsimi dhe edukimi janë fusha kryesore të përparimit të shtetit tonë”, tha ai, ndërsa theksoi se nuk ka investim më të rëndësishëm për shtetin tonë se sa të krijosh shkolla dhe universitete cilësore.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.