Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës/
-Merren vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë/
PRISHTINË, 18 Prill 2016-B.Jashari/ Dy nga tre partitë e opozitës së bashkuar që ishte edhe me bllokime të seancave të Kuvendit e protesta, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, sipas një njoftimi zyrtar sot, merren vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.
“Lederët e këtyre dy partive, sot në orën 16.00, në selinë e Nisma-s, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të shoqërisë civile e përsonalitete nga jeta publike”, bën të ditur njoftimi i dërguar, nga AAK e Nisma.
Por, subjekti më madh opozitar, “Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar prej AAK-së dhe Nismës të sqarojnë ‘flirtin’ me partitë në pushtet, si parakusht për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm opozitar, i cili do të manifestohej edhe me protesta”, sipas shtypit të sotëm kosovar.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar e vetme protestë kundër qeverisë “së bashku me 14 maj në Prishtinë”.
“Formulimet dykuptimshe për gjoja koketimet me partitë në pushtet të ndonjërit prej nesh, as nuk janë të sakta e as nuk janë të ndershme. Kush është opozitar dhe kush është i vetëdijshëm për këtë keqqeverisje, bashkohet me 14 maj”, ka deklaruar AAK.
Një deputete që ishte e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi prej dje është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tash ka 17 deputetë nga gjithësej 31 opozitarët në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh.
AAK sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 kishte 11 deputetë, por tash ka 8, pasi më parë nga ky subjekt janë larguar dy deputetë të tjerë. Nisma për Kosovën ka 6 deputetë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.