-“Ne si AAK dhe pjesë e Opozitës së Bashkuar, ftojmë botën demokratike, shtetet mike të Kosovës, shoqërinë civile, opinionin publik, intelektualët e Kosovës dhe të gjithë ata që e duan një Kosovë unitare, që të vihen në mbrojtje të saj dhe kundër këtij pushteti policor!”, përfundohet në deklaratë./
*VV: POLICIA KA ARRESTUAR EDHE DEPUTETIN HAXHI SHALA/
PRISHTINË, 30 Nëntor 2015/ Derisa Kuvendi i Kosovës po mban seancë pa opozitën, AAK deklaroi se përpjkejet e pushtetit për të vazhduar me çdo kusht seancat plenare, dhe pushtimi i Kuvendit me forca speciale të policisë, janë shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sitemi policor.
“Kriza politike në vend është shkaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo nuk mund të zgjidhet me polici e as me masa represive, por vetëm me mjete politike”, shprehet AAK.
Partia e Ramush Haradinajt në vazhdim thekson se, përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, burgosja në masë e depuetëve, dhunimi i tyre nga policia, invadimi dhe demolimi i zyrave të partive opozitare, e masa të tjera të ngjashme, janë të papara për botën demokratike dhe këto nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Pushteti e ka humbur rrugën dhe po e çon vendin në diktaturë. Po shihet se ky pushtet nuk mund të mbahet ndryshe përpos me polici, por ai do të përfundojë me turp”, thuhet më tej në deklaratën e AAK dërguar pak më parë.
Opozita e Bashkuar, vijohet më tej, nuk do të heqë dorë as sot e asnjëherë nga kauza e saj e drejtë, pavarësisht dhunës së tmerrshme që po bëhët kundër saj.
“Ne si AAK dhe pjesë e Opozitës së Bashkuar, ftojmë botën demokratike, shtetet mike të Kosovës, shoqërinë civile, opinionin publik, intelektualët e Kosovës dhe të gjithë ata që e duan një Kosovë unitare, që të vihen në mbrojtje të saj dhe kundër këtij pushteti policor!”, përfundohet në deklaratë./b.j/
***
VV: POLICIA KA ARRESTUAR EDHE DEPUTETIN HAXHI SHALA
Në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën tjetër deputetët e saj po arrestohen.
Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Haxhi Shala dhe të gjithë deputetëve dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar.