PRISHTINË, 15 Shkurt 2018/ Simboli i Pavarësisë së Kosovës, Newborn, në Sheshin Medlin Olbrajt në kryeqytet, Prishtinë, i vendosur para 10 viteve, ka ditë që nuk është në vendin e vet.Do rikthehet në prag të 17 Shkurtit, ditës së jubileut të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, aty ku ishte, me pamje të re festive.Derisa po zhvendosej Newborn, në fillim të këtij muaji shkurt bëhej e ditur se po dërgohej për t’ia hequr ndryshkun e ngjyrat e pamjeve të viteve të kaluara dhe do rikthehet edhe më i bukur, me pamje të re, ashtu si është bërë traditë.
Në 10 vjetorin e Pavarësisë në Kosovë po zhvillohen aktivitete festive 10 ditëshe, nga 8 deri në 18 shkurt.Pavarësia e Kosovës, e shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 deri tani është njohur nga 115 shtete anëtare të OKB-së.