-Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo: Kam kënaqësinë të shoh se pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji/
-Ushtrimi OPRAH Niveli 2 – Komunikatë e KFOR/
PRISHTINË, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në fund të shtatorit do të mbahet ushtrimi “Reagim i shpejtë 2016” në rajonin Manjaça, afër Banja Llukës, në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Ky ushtrim paraqet një mundësi për të integruar ushtrimin dhe planifikimin e kompetencave në mes të KFOR-it dhe EUFOR-it, të cilat do të rrisin aftësinë e tyre për t‘u vendosur me shpejtësi, kurdo që ato të thirren”, thekson njoftimi i sapodërguar sot nga Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.
Bëhet e ditur se, ushtrimi do të mbahet me mbi 500 ushtarë nga EUFOR-i, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Hungarinë dhe forcat e KFOR-it nga Kompania Portugeze/ Hungareze për Rezerva Taktike (KTM). Ushtrimi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Këta ushtarë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në shumë fusha, duke përfshirë Largimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Operacionet Joluftarake të Evakuimit (NEO).Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo, njoftoi: “Kam kënaqësinë të shoh se pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji. Ky ushtrim padyshim do të sfidojë të gjitha trupat dhe stafin pjesëmarrës, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam, që burrat dhe gratë e KFOR-it, të cilët kam privilegjin t’i komandoj, janë të trajnuar dhe ushtruar në mënyrë aktive për çdo zbarkim të mundshëm tani dhe në të ardhmen. Ajo mbetet një nga pikat e forta kryesore të KFOR-it dhe NATO-s që ne i kemi demonstruar në vazhdimësi, realizimin e shkëlqyer që mund të arrihet në mes të të gjitha kombeve partnere nëprmjet një fryme të bashkëpunimit të përkushtuar dhe aktiv”.KFOR-i është i përbërë nga një forcë mirë- e ekuilibruar, si kinetike dhe jo-kinetike, nga 31 kombe.(foto ilustrim -arkiv i Gazetes DIELLI)