-Të martën, në 10 janar, në orën 11:00, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatojë për mbajtjen në arrest të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë/
-Në 4 janar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, dhe po mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi ka kërkuar ekstradimin/
-Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës. Nga Tribunali i Hagës Haradinaju shpall i pafajshm për të gjitha pikat e akuzës, në 29 nëntor 2012/
PRISHTINË, 7 Janar 2017-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës, edhe pse në kohë pushimi mes dy sesionesh, do mblidhet ditën e martë në orën 11:00 në seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë në axhendë: “Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë”. Seanca ishte kërkuar për sot pasdite, por shkaku i kohës së pushimeve në Kuvend e mosndodhjes së një numri të deputetëve në Kosovë u vendos që seanca të mbahet në 10 janar.Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, u bë në mesditë në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare, të ftuar mbrëmë. U vlerësua se kërkesa me 43 nënshkrime të deputetëve i plotëson kushtet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Pas një proteste në Prishtinë, marshimi të qetë deri të Ambasada e Francës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje pasdite njoftonte se grupi parlamentar i saj në nismën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kishte mbledhur nënshkrimet e nevojshme, “me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë”.
Në 4 janar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, dhe po mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi ka kërkuar ekstradimin.Qeveria e Kosovës deklaroi dje se “fletarresti për Haradinajn është i motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi” dhe se “do të vazhdojë angazhimin e gjithanshëm që aktakuzat e paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë ndaj personaliteteve kosovare, sa më parë të shpallen të pavlefshme”.Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës. Nga Tribunali i Hagës Haradinaju shpall i pafajshm për të gjitha pikat e akuzës, në 29 nëntor 2012.Kuvendi i Kosovës, me miratimin me procedurë të përshpejtuar të Ligjiit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar, në seancën e zhvilluar në mbrëmjen e 30 dhjetorit përmbylli sesionin vjeshtor dhe punën e vitit 2016, ndërsa sesioni i ri, pranverori, u paralajmërua të niste në 16 janar të vitit të ri 2017.
Serbo ruset apo Rusoserbet gjeten momentin kur edhe SHBA eshte ne nje periudhe te nderimit te presidenteve ,faktikisht pa President sepse adhe ai qe eshte sot per sot ,beri nje vrime ne uje ne te gjitha problemet amerikane e nderkombetare ,perfshi luften ne Siri e ne vend me Obamacare ku ka pesuar skifo te zeze si lekura e tij e felliqur .Prandaj te kihet shume kujdes ne cdo vendimmarrje lidhur me koalicionin e zi Serbo rus me synime pas malit .Syri mafioz i Putinit si KGBist sheh me larg se serbet .Ai eshte drejtues i operacionit per te cilin po flas .Ketu nuk behet fjale per arrestimin e nje personi sado hero qe mund te jete –shikoni pasojat e kesaj vepre armiqsore dhe se kush i fryn zjarrit .