-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa nënshkruhet në librin e zisë për nder të viktimave në Nice/
PRISHTINË, 18 Korrik 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u nënshkrua sot në librin e zisë të hapur në Ambasadën Franceze në Prishtinë, për nder të viktimave të sulmit terrorist në Nice.Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe qeverinë e Francës në emër të qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës.
“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për aktin terrorist në qytetin e Nicës, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Solidarizohemi me popullin francez dhe familjet e viktimave të terrorit. Jemi së bashku në luftën kundër të keqes, për paqe dhe mirëqenie të qytetarëve tanë”, ka shkruar kryeministri Mustafa, në librin e zisë.
Sonte, nën kujdesin e ministrit Enver Hoxhaj, Ministria të Punëve të Jashtme të Kosovës në shenjë përkrahje dhe solidarizimi me shtetin francez do të organizoj një mbrëmje homazh për viktimat e sulmit në Nice, Francë.Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të korit diplomatik të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues nga jeta publike./b.j/