-Vizita me rastin e përkujtimit të familjes shqiptare Bruti me prejardhje nga Durrësi e që në Kopër u vendos në fund të shekullit 16/
PRISHTINË, 27 Shtator 2015/ Në kuadër të vizitës në Republikën e Sllovenisë, pas takimeve me ministrin slloven për Diasporën, kryetarin e komunës së Lubjanës dhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në këtë shtet, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati takoi edhe bashkatdhetarët që jetojnë në Kopër.Vizita në këtë komunë u bë me rastin e përkujtimit të familjes së njohur fisnike shqiptare Bruti, e cila ishte me prejardhje nga Durrësi e që në Kopër u vendos në fund të shekullit 16. Në këtë ngjarje prezent ishte edhe kryetari i Koprit, Boris Popoviq si dhe bashkatdhetarë nga shtete tjera si Kroacia e Italia.
Ministri Murati në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Shoqatën Kulturore Shqiptare “Iliria” për punën e bërë me komunitetin e kësaj zone, në përgjithësi, dhe organizimin e kësaj ngjarjeje në veçanti. Gjithashtu, shprehu mirënjohjen e tij për institucionet e ndryshme të Koprit lidhur me përkrahjen e komunitetit shqiptar të kësaj zone duke theksuar se “shembulli më i mirë i marrëdhënieve të hershme të mira midis sllovenëve dhe shqiptarëve është vetë historia e familjes Bruti”. Ministri i Diasporës, Murati më pas vizitoi edhe ekspozitën e artistit të njohur shqiptar Gani Llaloshi.
Ministri kosovar i Diasporës u prit edhe në një takim të veçantë nga kryetari i Koprit, Boris Popoviq, nga i cili kërkoi vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të përkrahjes për bashkatdhetarët tanë që janë qytetarë të komunës së udhëhequr nga ai. Nga ana tjetër, Popoviq e falënderoi për vizitën dhe shprehu vullnetin e gatishmërinë për t’ju përgjigjur nevojave të komunitetit shqiptar në Kopër.
Gjatë vizitave ministri Murati ishte i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.