Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, pranverë 2016/-Në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare, ndërsa 10 komuna janë me shumicë serbe, 5 prej tyre të reja. Një komunë është e banuar me shumicë nga komuniteti turk/
PRISHTINË, 13 Prill 2016-B.Jashari/ Misioni i OSBE-së ndihmon komunat në Kosovë që të promovojnë dialogun mes komuniteteve. “Me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq do të nënshkruajnë sot një deklaratë që ka për qëllim avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve”, thekson njoftimi i dërguar.
Bëhet e ditur se, “me këtë deklaratë, komunat zotohen që të rrisin ndërveprimin në mes të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këto komuna përmes zbatimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta”.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe kryetarët e komunave Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq, do të flasin në këtë ngjarje, e cila zhvillohet në mesditë në kryeqytetin e Kosovës.
Një nga këto komuna, Graçanica, banohet me shumicë nga komuniteti pakicë serb.
Në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare, ndërsa 10 komuna janë me shumicë serbe, 5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.
Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.
Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, një nga minoritetet tjera në Kosovë. Këtë komunë gjatë ditës së sotme do ta vizitojë kryeministri kosovar, Isa Mustafa.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj.
Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.