-Merr pjesë në ceremoninë me rastin e zgjerimit të kanalit të të Panamasë-/
PRISHTINË, 23 Qershor 2016/ Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Panama, ku fillimisht do të marrë pjesë në inaugurimin e zgjerimit të kanalit të Panamasë, që është rruga e dytë më e madhe ujore në botë. Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Kosovës do të zhvillojë takime bilaterale me presidentë dhe përfaqësues të disa prej shteteve pjesëmarrëse në këtë inaugurim shtetëror. Përveç takimit me Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, Presidenti Thaçi do të takohet edhe me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit Latino-Amerikan me seli në Panama, Elias Castillo.
Gjithashtu, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare, Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.